– Kam parë në ëndërr sikur isha shtrirë mbi një varr të mbyllur me një pllakë të bardhë. Isha përmbys dhe aty, papritur, më pickoi një akrep. Nga aty, më morën motrat dhe më çuan te spitali. Ato më bënë një gjilpërë, por këmba përsëri nuk u shërua, por u enjt më shumë. Çfarë parashikon ëndrra?
– Ëndrra tregon që po kaloni një periudhë të vështirë. Nuk ndiheni mirë psikologjikisht dhe kjo gjendje ndikon edhe në shëndetin tuaj. Jeni pasive kundrejt punës, marrëdhënieve që keni, qoftë personale, qoftë me njerëz të jashtëm. Kjo gjendje nuk do të ndikojë për mirë në jetën tuaj të përditshme. Ëndrra këshillon që ta merrni në dorë situatën, pra, të ringriheni dhe të mos e lini plogështinë që ju ka pushtuar që t’ju bëjë të vetën tërësisht. Motrat janë një shenjë që tregon se juve nuk ju mungon mbështetja, mjafton ta kërkoni atë.
Advertisement