Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

5 arsyet pse një grua e fal tradhtinë

E kemi thënë shpeshherë se, qëkur ka ekzistuar seksi, ka ekzistuar edhe tradhtia! Nuk ka njeri të gjallë në këtë botë që, edhe nëse nuk ka tradhtuar, nuk e ka menduar diçka të tillë. Arsyet pse burrat dhe gratë tradhtojnë janë të ndryshme dhe sigurisht, të shumta. Ç’është e vërteta, në shoqërinë ku jetojmë, ekziston ideja se janë burrat ata që tradhtojnë më shumë, por edhe që falen më lehtë nga partneret e tyre. Në asnjë mënyrë nuk duam këtu të mbrojmë tradhtinë, por as nuk mund të mbyllim sytë ndaj faktit se shumica e burrave kanë tradhtuar të paktën një herë në jetën e tyre dhe më pas, janë falur nga gratë. Arsyet për këtë janë të shumta dhe ne i kemi radhitur më poshtë, me dëshirën që ti, të bësh pjesë tek ato të pakta gra që nuk u ka ndodhur diçka e tillë, ose, të paktën, që nuk e kanë marrë vesh!

1. Shpresa e ndryshimit
Sa herë mund të kesh dëgjuar se si një grua, e cila e ka marrë vesh se si shoqi e tradhton, mbështet idenë se ai do të ndryshojë dhe ajo ka ndërmend të rrijë me të derisa kjo të ndodhë? Le ta themi mes nesh, të gjitha gratë e kanë menduar qoftë edhe një herë diçka të tillë. Gruaja, pra, ka besim se burri që ka në krah do të ndryshojë. Sido që të jetë dhe të sillet, thellë brenda saj, gruaja mendon se ai është zemërmirë, se ka kaluar vështirësi në fëmijëri dhe, kur të shohë se sa shumë e do ajo, do të pendohet dhe do ta dojë edhe ai. Po moj shoqe, po, mirë apo keq, kështu mendojmë të gjitha ne gratë dhe për këtë arsye jemi të gatshme ta falim tradhtinë me shpresën e rregullimit të gjërave në të ardhmen! “Once a cheater alvvays a cheater” (po tradhtove njëherë, tradhton gjithmonë) thonë anglezët, kurse ne e themi se bishti i qenit, po bisht qeni mbetet, pra, ai nuk ka për të ndryshuar kurrë, por ne nuk jemi këtu për të gjykuar atë…

2. Frikë nga e panjohura
Le të themi të vërtetën, nuk është kaq e lehtë për një grua që ka patur një lidhje të gjatë, t’u japë një shkelm të tërave dhe ta fillojë gjithçka nga fillimi. Është diçka e ngjashme me një mjedis të ri pune. Papritur, nga “ne” bëhesh “unë”, miqtë e harruar fillojnë të shfaqen pa ndonjë sukses të veçantë, sepse nuk është e lehtë të ndryshosh zakonet e përditshme dhe kjo është e frikshme për këdo! Lëre pastaj që ke vite e lidhur dhe ke harruar edhe si të flirtosh. Për të evituar të gjitha këto gjëra, bëjmë një sy qorr e një vesh shurdh dhe harrojmë… gilivilit e burrit, duke bërë kryqin që kjo gjë të mos përsëritet prapë!

Advertisement

3. Mohimi i humbjes
Ne gratë jemi këmbëngulëse dhe kokëforta! Sa herë e kemi nxjerrë nga goja frazën: “Kështu na qenka puna? Prit, pa ta tregoj unë se kush është më e mirë, unë apo ajo!”. Për dikë kjo mund të duket si mungesë egoizmi, por për ne, është çështje prestigji! Ai, një arsye e ka që ka bërë seks me një grua tjetër (sigurisht, vetëm ai e di). Kështu, ne do të fillojmë të kërkojmë arsyet, do t’i analizojmë mbarë e mbrapë, me ndihmën e shoqes/eve dhe në vazhdim, në vend që ta sikterisim, do të organizojmë një plan të tërë, me qëllim që t’i tregojmë atij se sa gabim e ka dhe sa herë më të mira jemi ne nga ajo tjetra. Ky burrë është yni dhe nuk kemi ndërmend t’i dorëzojmë armët kaq lehtë, duke ia lënë rrugën e lirë asaj tjetrës! Do t’ia bëjmë jetën skëterrë derisa ta kuptojë se jemi të gatshme për gjithçka! Zakonisht, ai e kupton këtë, por në këto raste, ne jemi në kufijtë e paranojës, gati për në çmendinë!

4. Ju bashkojnë shumë gjëra
Janë të shumta gjërat që të lidhin me të. Sidomos nëse në mes janë edhe fëmijët, çështja merr dimensione të tjera… Edhe sikur të mos jenë në mes fëmijët, e kaluara hyn aq fuqishëm mes ju të dyve, sa të bën të harrosh edhe atë që të ka bërë. Janë fotot nga pushimet, këlyshi i qenit që të ka bërë dhuratë dhe që tani është rritur, apo gota e tij e preferuar e kafesë! Kuptohet që, nëse keni kaluar të mira e të këqija bashkë, nëse ai të ka mbështetur në momentet e vështira… është shumë e vështirë t’i harrosh të tëra për një “rrëshqitje”!

5. Ushqen akoma ndjenja të fuqishme për të
Nganjëherë ndjenjat janë aq të fuqishme, sa nuk e ke problem ta ndash edhe me një tjetër! Edhe sikur ti të mos bësh pjesë te ky grup grash, sill njëherë nëpër mend gratë që njeh dhe patjetër që do të kesh një shembull të tillë mes tyre. Nuk janë vetëm ndjenjat shumë të forta, është edhe vetëvlerësimi shumë i ulët. “Ku të gjej tjetër tani? E kush do të sillet me mua kaq mirë sa ai? Kam shtuar në peshë dhe vetëm ai e duron këtë” dhe plot të tjera të ngjashme! E vërteta është se, nëse lidhja juaj është serioze, të pranosh të ndash një burrë me një grua tjetër, vetëm e vetëm që të mos e humbasësh, është diçka e shpifur dhe poshtëruese për dinjitetin dhe për egoizmin tënd. Në fund të fundit, nuk është krim ta zhvlerësosh në këtë mënyrë lidhjen e bukur që kishit? Nëse ti i je mërzitur, mjafton që ai të largohet dhe të kthehet vetëm kur ta dijë se çfarë kërkon…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Alesio Alia: Më ka ndodhur në avion!

Next Post

Andrea Vesho: Do të jem një baba i shkëlqyer!

Advertisement