Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Alesio Alia: Më ka ndodhur në avion!

Pyetjeve të kësaj interviste ai iu është përgjigjur teksa ndodhet në Nju Jork. Alessio këtë herë vjen në këtë intervistë për të na treguar rreth fjalëve që kanë qarkulluar së fundmi për lidhjen me një politikane. Ai vetë rrëfen çdo gjë, pa dorashka…

Mia Buci: – Alesio, tani që po flasim, besoj se ndodhesh në Majami, por këtu në Shqipëri vazhdon jehonën lajmi për historinë tënde me deputeten…
Alesio Alia: – Isha në Majami, tani jam me Nju Jork për takime pune dhe të them të drejtën, nuk kam pasur kohë të merrem me ato lajmet për deputeten. (Qesh)
– Kohët e fundit, parlamenti dhe shoubizzi po merren vesh mirë në çështjet intime! Nga eksperienca jote, çfarë kanë kaq të veçantë deputetet?
– Kur vjen puna te çështjet intime, merremi vesh shumë mirë me politikën sepse vetëm në intimitet ka paqe. Çdo person ka diçka të veçantë, qoftë deputete apo biznesmene, vetëm se psikologjikisht të godet më shumë kur dëgjon fjalën deputete.
– Kjo ka qenë eksperienca jote më e veçantë?
– Unë s’e kam thënë as s’e them që ka qenë eksperienca ime më e veçantë apo romantike. Çdo eksperiencë është e veçantë për mua.
– Si i kalove këto ditë në Tiranë? Bëre diçka ndryshe këtë herë?
– Po, këtë herë ishte shumë ndryshe, kisha punë vetëm me gazetarë. (Qesh)
– Çfarë të pëlqen të bësh më shumë tani në stinën e pranverës?
– Në stinën e pranverës do të doja të isha në Shqipëri, por për fat të keq, aty ku jetoj unë, në Australi, shumicën e kohës është vjeshtë.
– Je bërë si ata zogjtë shtegtarë që shtegtojnë nëpër vende të ngrohta… Cila është arsyeja e vajtjes këtë herë në Miami? Ndonjë histori me ndonjë deputete atje?
– Po, unë jam si zogjtë! Në Majami kam takime që do të më shërbejnë për muzikën, ngaqë njëherë në vit, atje bëhet konferencë për muzikën. Jo, atje deputetet nuk kanë lidhje me muzikën.
– Me çfarë po merresh aktualisht?
– Vazhdoj të merrem me evente dhe koncerte të ndryshme në Australi dhe nëpër botë, me artistë të ndryshëm dhe këngëtarë të tipeve të ndryshme, dj, hip-hop, R&B etj.
– Po me angazhimet personale? Ke ndonjë vajzë në krah?
– Po, të them të drejtën, e kisha një, po sa iku. Harrova ta pyesja për emrin se, siç të thashë, jam si puna e zogjve, zhdukem direkt. (Buzëqesh) Jo, jam akoma në kërkim të princeshës.
– Si i përgjigjesh mamit kur të kërkon të martohesh?
– Mami tani është lodhur dhe nuk më bën më pyetje, madje më thotë me ironi: “S’të pyes më, kur të jesh gati, se je akoma i ri”. Tani kanë filluar të më pyesin më shumë komshinjtë e mi në Tiranë se kur do ta bëj dasmën.
– Ia prezanton të gjitha të dashurat mamit apo pret që t’i prezantosh atë të duhurën?
– Jo, mamit do t’i prezantoj atë që do të marr përgjithmonë.
– Edhe sa kohë e ke ndërmend të mbetesh një “player” (lojtar)?
– Unë nuk jam një “player”. Unë thjesht luaj lojën, kaq.
– Çfarë kërkon nga ajo që do t’i vësh unazën në gisht?
– Shpresoj të gjej një person të thjeshtë, siç jam vetë.
– Fakti që je një mashkull i pëlqyer nga femrat, ta bën më të lehtë marrëdhënien me to apo më përzgjedhës?
– Kur mua më tërheq diçka te një femër, mundohem ta arrij atë person dhe kaq, por jam edhe përzgjedhës.
– Me sa femra ka fjetur Alesio?
– (Qesh) Sikur t’i mbaja mend, do t’jua thoja me gjithë qejf, por mbaj mend vetëm ato që i kam dashur. Kur Napoleoni kaloi numrin 1000, e pyetën: “Çfarë na thua për gjithë këto femra dhe çfarë kujton tek ato?”. Ai iu tha: “Unë kujtoj vetëm femrën numër 2, se atë e kam dashur”.
– Çfarë është femra?
– Një fëmijë i llastuar që do trajtuar me vëmendje dhe pasion.
– Cila është këshilla që ta kujton gjithmonë babai?
– Gjej kë dashuron dhe jeto çdo moment me të.
– Ku i ke ngjarë më shumë atij dhe ku, mamasë?
– Babit i ngjaj në shumë gjëra. Kurse mamit, nga flokët dhe nga ngjyra e syve.
– Si është të jesh Afrimi?
– Të jesh Afrimi është shumë e thjeshtë, por të jesh Alesio, është e vështirë. Nganjëherë kur ke emër të mirë, duhet të shkatërrosh emrin para se emri të të shkatërrojë ty.
– Çfarë i thotë Alesio Afrimit herë pas here?
– Kemi një komunikim të paparë me njëri–tjetrin! (Qesh) Siç e thashë më sipër, nuk është e vështirë të arrish një emër, e vështirë është ta menaxhosh atë.
– Kur bëhesh djalë i keq?
– Gënjeshtrat dhe abuzimet më shkatërrojnë.
– Mban armë për vetëmbrojtje?
– Unë jam njeri që dashuron dhe jo që lufton, ndaj nuk më duhen armët.
– Femrat, paratë apo makinat? Cilat janë dobësia jote?
– Nuk kam dobësi; ato që i kam dashur, i kam arritur.
– Cili është kujtimi më i bukur sa i përket karrierës si model?
– Kam shumë kujtime të bukura sepse është diçka që e kam bërë gjithmonë për qejf dhe jo për nevojë. Kujtimi më i bukur ishte kur realizuam një reality shou për 1 muaj në veri të Australisë; ishim 8 modelë e modele. E paharrueshme!
– Ekziston një grup kërcimi me meshkuj tërheqës që bëjnë striptizë nëpër ture, i quajtur “Chippendales”. Nëse do të të ishte paraqitur mundësi, do të kishe vazhduar si striptist?
– (Qesh) S’e imagjinoj dot veten si striptist, por do të isha përpjekur ta bëj si “Magic Mike”, meqë shumë femra ishin dashuruar me të. (Qesh)
– Ka patur ndonjë femër që të ka ofruar para për të fjetur me të?
– Unë mendoj se të bësh seks me para është mëkat. Seks bëhet për qejf dhe me pasion.
– Po ndonjë që të ka përndjekur?
– Po, ka ndodhur dhe të them të drejtën, përndjekja bëhet shumë e bezdisshme, si për femra dhe për meshkuj.
– Ku ta kanë bërë propozimin më të çmendur?
– Në avion! Përveçse i çmendur, ishte shumë intens…
– Je singëll tani?
– Asnjëherë nuk jam singëll. (Buzëqesh)
– Cila është e meta jote?
– Kam shumë, asnjë nuk është perfekt.
– Çfarë të turpëron?
– S’e kam menduar, por ma merr mendja, kur nuk e mbaj fjalën.
– Voton?
– Po, për të drejtën e njerëzve dhe jo mashtrimet.
– Gërhet në gjumë?
– S’e di, harrova ta pyes këtë që kisha mbrëmë. (Qesh)
– Çfarë të streson?
– Kur dua të realizoj diçka, jam i stresuar derisa ta mbaroj.
– Çfarë të mban në formë?
– Duhet të kesh një stil jete që ta mbash veten në formë. Ka të bëjë me forcën mendore dhe jo me forcën fizike. Të jesh në formë është një stil jete. Unë kam një shprehje timen të cilën e përdor shpesh “Që të jesh jeta, ti duhet të jetosh” Made in A. Alia. (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Albano Bogdo: E di ç’do t’u thoja këngëtareve?

Next Post

5 arsyet pse një grua e fal tradhtinë

Advertisement