– Kam parë në ëndërr Edi Ramën, sikur isha në një takim dhe i thashë: “Nuk jam me ju”. Disa më panë me inat, por unë nuk u mërzita. Rama erdhi afër meje dhe filluam të ndiznim zjarr me gurë që merrnin flakë. Pastaj më pyeti për dy fëmijët nëse i kisha të mirë? Në fakt, unë kam dy fëmijë që jetojnë me mua sepse jam divorcuar prej 5 vjetësh.
– Një ëndërr e tillë tregon që nëse gjer më sot keni vështirësi ekonomike dhe private, këto do të vijnë duke u përmirësuar. Të shohësh një person të rëndësishëm qoftë ky edhe politikan, pavarësisht nëse e pëlqeni ose jo në realitet, tregon se do t’ju hapen disa rrugë profesionale, do të përmirësohet ana juaj ekonomike në përgjithësi. Veç të tjerash, do të keni të reja pozitive edhe nga ana private sentimentale. Zjarri tregon transformim, rigjenerim dhe mundësi përmirësimi në çdo drejtim.
Advertisement