Olgera; një zë i ri, por i apasaionuar pas muzikës. E nisi karrierën e saj duke bashkëpunuar me producentin Stine, bashkëpunimi me të cilin vazhdon ende dhe, ndërkohë, po punon shumë për arritjen e suksesit. Edhe pse është verë dhe të gjithë mendojnë për pushimet, këngëtarët e kanë punë dhe të njëjtën gjë bën edhe Olgera, e cila na thotë se i është futur punës për projektet e reja. Por, është verë, jemi në atmosferë pushimesh dhe s’kishim si të flisnim vetëm për punën, ndaj më poshtë do ta njihni Olgerën në një tjetër këndvështrim…
Olgera dhe pushimet
– Si ka ardhur kjo verë për ty?
– Shumë bukur, me shumë energji pozitive.
– Çfarë planesh të ka prishur me ardhjen me vonesë?
– (Buzëqesh) S’më ka prishur asnjë plan.
– Çfarë mezi prisje të bëje këtë verë?
– Të nxjerr këngët e reja.
– Tani, për ju këngëtarët, koha është më e ngjeshur me këngë, koncerte, klipe… Si pushon Olgera?
– Në fakt, i kam paraprirë verës pasi i kam bërë 10 ditë pushime në fund të majit, kështu që tani, kam vetëm angazhime.
– Mënyra jote më e mirë për t’u freskuar në ditë të nxehta?
– Pranë detit.
– Ke një palë rrobabanje aq për zemër saqë i vesh çdo sezon vere?
– Po, kam një palë D&G, që i kam çdo sezon me vete.
– Zakonisht ku të gjejnë pushimet verore, brenda apo jashtë Shqipërisë?
– Zakonisht, në Itali, por bukur është edhe jashtë vendit, edhe në Shqipëri.
– …ato më të bukurat që mban mend?
– Në Spanjë.
– Vendi ku e ke ëndërr të shkosh për pushime?
– Në Karaibe. (Buzëqesh)
– Kur je me pushime, u përgjigjesh të gjitha telefonatave apo personave të caktuar?
– Telefonin e mbaj të fikur!
Olgera dhe luku
– Çfarë ka ndryshuar në lukun tënd vitet e fundit?
– Nuk jam shumë e guximshme për ndryshime të mëdha, por gjëra të vogla, sigurisht, kanë ndryshuar.
– Po ajo që mbetet gjithmonë e pandryshuar?
– Ngjyra e flokëve. (Buzëqesh)
– Ne, femrat, edhe pse i kemi dollapet të mbushura me rroba, përsëri themi: “S’kam ç’të vesh!”. Ndodh edhe me ty kështu?
– Çdo ditë! (Qesh)
– Kush të shoqëron zakonisht për shopping? Ka ndodhur që ai që të ka shoqëruar, është lodhur aq shumë duke të pritur sa ka ikur dhe të ka lënë aty?
– Zakonisht, motra, por ka ndodhur ta kem lënë unë atë. (Qesh)
– Koha më e gjatë që ke bërë shopping dhe ku?
– Kam qenë në Milano… 5 orë maksimumi, pastaj mërzitem vetë.
– Hera e fundit kur ka ndodhur që veshja e dikujt tjetër të është dukur më e bukur se e jotja?
– Ka ndodhur disa herë.
– Veshja më kot që ke blerë dhe për të cilën je penduar?
– Nuk para pendohem për gjërat që zgjedh.
– Po ajo që nuk e ke veshur fare?
– Një fustan i gjatë, ngjyrë lejla.
– Produkti i bukurisë që nuk mungon kurrë në çantën tënde?
– Buzëkuqi i Armanit.
– Je e fiksuar të ndjekësh trendet e fundit apo mjafton të ndihesh komode dhe le të jetë edhe veshje e sezonit të kaluar?
– Të dyja.
– Çfarë ke menduar të blesh këtë herë?
– Parfumin, se po më mbaron.
Olgera dhe udhëtimet
– Valixhja jote e udhëtimeve është e vogël, mesatare apo e madhe?
– Nisem me të vogël dhe kthehem me të vogël dhe të madhe bashkë! (Qesh)
– Çfarë nxiton të fusësh sa më parë në valixhe kur po bëhesh gati për një udhëtim?
– Rrobat intime.
– …dhe çfarë harron gjithmonë ta marrësh?
– Nuk harroj gjë, jo! (Qesh)
– Destinacionet më të shpeshta të udhëtimeve të tua…
– Itali, Zvicër.
– Cilin prej tyre ke frikë?
– Asnjërin.
– Gjatë udhëtimit, lexon apo dëgjon muzikë?
– Dëgjoj muzikë.
– Situata më e veçantë që ka ndodhur në aeroport?
– Më ka zënë gjumi në karrige. (Qesh)
– Hera e fundit që ke humbur avionin apo valixhen?
– Para disa muajsh, kur njëra nga kompanitë e fluturimit këtu në Shqipëri kishte falimentuar, avioni u nis dhe unë nuk figuroja në listën e pasagjerëve, ndërkohë që një ditë më parë kisha prenotuar biletën!
– Ku ke menduar ta bësh udhëtimin e radhës?
– Në Francë.