Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Duaje jetën” Rebeka zbulon lidhjen e Alinës me Nidon

Mamaja e Lindës bashkë me Lejlën denoncojnë Rafaelin, se po përfiton nga një vajzë të paaftë mendërisht dhe ai arrestohet. Eroni i premton se do të merret ai me këtë çështje dhe do ta nxjerrë. Luteroja, Paloma dhe Feliksi vendosin të dërgojnë në shtëpinë e Sezarit Rebekën. Ajo do të shkojë atje me pretekstin për ta nënshtruar Sezarin ndaj një trajtimi kundër diabetit, por në të vërtetë, qëllimi i saj është të zbulojë se çfarë po fsheh Alina. Lejla shkon në shtëpinë e Natashës, e qëllon duke e lënë pa ndjenja dhe i vë flakën shtëpisë. Lidia i lutet Talesit ta shpëtojë Natashën. Talesi futet në shtëpi, ku sheh shpirtin e Nikolës, e cila e drejton nga vendi ku ndodhet Natasha. Talesi e merr në krahë dhe arrin ta nxjerrë jashtë. Dikush i thotë se brenda është edhe Lejla dhe ai do të shkojë të shpëtojë edhe atë, por një shpërthim i fuqishëm nuk e lejon. Lejla në dhomën e Nikolës u gëzohet bizhuterive, ndërkohë që e përpijnë flakët…

Feliksi hedh dyshime për Nidon
Amarilisi shkon në shtëpinë e Nikos për të parë Fabricion, duke u përpjekur ta bindë atë se nuk mund t’i bëjë asgjë të keqe bebes. Nikoja e lejon, me kushtin që Adriana të qëndrojë me të.
Sezari dëgjon të qeshurat e Alinës me një burrë. Nga ana tjetër, pasi Nidoja fle, Alina ikën duke thënë se ai është fare i padobishëm. Të nesërmen, kur Alina me beben dalin me makinë, Sezari vë re se dyert përplasen tre here, domethënë se me ta është edhe një person i tretë.
Feliksi hedh dyshimet se personi që është me Alinën, është Nidoja, pasi ka qenë ai vetë që e ka këshilluar atë dikur të lidhej me Alinën, për t’ia hequr duarsh këtë të fundit të atit. Luteroja e këshillon Rebekën të tregojë kujdes, pasi Alina mund të manipulojë çdo burrë në një mënyrë të tillë, sa ta shndërrojë edhe në kriminel.

Sezari i kërkon Rebekës të spiunojë Alinën
Talesi shkon të vizitojë Natashën në spital. Ajo e falënderon që e shpëtoi, por ai i thotë se ka qenë ajo që ka shpëtuar atë dhe shpirtin e tij e ikën përgjithmonë. Alina arrin të marrë edhe pronat e fundit nga Sezari, ndaj i kërkon Nidos të vrasë Sezarin, duke e mbytur me një jastëk, ndërkohë që ajo vetë, me një thikë në dorë, përpiqet të qëllojë fshehurazi Nidon. Për fat, në atë moment, thërret Paloma dhe plani i Alinës dështon.
Alina mezi e pranon ardhjen e Rebekës në shtëpi, por nuk ka zgjidhje tjetër. Mjekja vë re se Alina i bën shumë kekë të vegjël Sezarit, ndërkohë që ai është me diabet. Alina është e sigurt se ajo ka ardhur për ta spiunuar.
Sezari i rrëfen Rebekës se dyshon që Alina ka një të dashur dhe kërkon ndihmën e saj për të vërtetuar dyshimet, ndonëse vazhdon ta dashurojë gruan e tij. Ai i kërkon vetëm që këtë t’ia thotë atij dhe jo Palomës. Rebeka i premton. Ajo e pyet se çfarë do të bënte nëse kjo vërtetohej dhe ai i thotë se do ta vriste. Eroni kërkon të vazhdojnë me procesin për dhënien e atësisë Nikos, por Amarilisi e vonon edhe një ditë, duke u munduar të fitojë pak kohë për të rrëmbyer Fabricion.

Advertisement

Nikoja ia merr përfundimisht fëmijën Amarilisit
Amarilisi shkon të marrë biletat e avionit, por fluturimi është anuluar dhe do të bëhet pas një jave. Asaj nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presë, duke shkuar bashkë me Fabricion në shtëpinë e një shoqeje në plazh, ku nuk mund ta gjejë askush. Në mbrëmje, Nikoja e lë Amarilisin vetëm me beben. Ajo e mbyll Adrianën në dhomë dhe rrëmben (Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Striptizmi legjitimohet dhe racizmi, ende tabu në Ballkan

Next Post

“Sarasvatiçandra” A janë bashkë në jetë Sarasi dhe Kumudi?

Advertisement