Përbërësit
6 kunguj mesatarë
½ filxhani çaji vaj ulliri
2 qepë të grira hollë
1 vezë
1 filxhan çaji gjizë apo djathë
Rigon, kripë, piper, kopër dhe majdanoz
miell sa të bëhet një brumë që nuk ngjit në duar
Përgatitja
Grijeni kungullin me rende dhe hidhini kripë, që të nxjerrë lëngjet. Lëreni kështu gjysmë ore, pastaj shtrydheni dhe përziejeni me përbërësit e tjerë. U japim formë qoftesh dhe e vëmë në furrë të piqet për afro 35-40 minuta, në 180 gradë celsius.