Ai është 30 vjeç, është nga Maqedonia dhe është lidhur me muzikën që në vogëli. Mile Trajkov është djaloshi simpatik me një zë të veçantë që po bën emër në muzikë. Dëshira për tu marrë me muzikë ka qenë e hershme por ai ka mundur ta bëjë realitet vetëm 5 vitet e fundit . Është shumë I lidhur më të muzikën live dhe pohon se të bësh muzikë të vërtetë kërkon përkushtim dhe shumë talent. Ai po përgatit një klip me një orkestrale, klipin e parë të tij, me të cilin do të prezantojë veten te publiku ashtu siç ajo dëshiron, me më të mirën e mundshme. Ai aktivitetin e tij e zhvillon kryesisht në Maqedoni ku edhe punon dhe vepron por synimi i tij nuk ndalet me kaq, ai dëshiron që të çojë muzikën e tij, atë që di të bëjë më më mirë, kudo ku ka shqiptarë, të çojë këngën shqipe në Diasporë por edhe në shumë vende të tjera të botës. .Pavarësisht kësaj Mile, është i angazhuar edhe në Maqedoni dhe jo vetëm, ku është I ftuar me grupin e tij muzikor, nëpër dasma të ndryshme. Ne I urojmë suksese dhe sa më shumë muzikë të vërtetë në treg.
Advertisement