Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A trashëgohen hemorroidet?

– Kam probleme me hemorroidet. Kam patur edhe në të kaluarën, por tani kam më shumë. Kam përdorur injeksione për largimin e dhimbjes dhe disa medikamente që më kanë thënë se e qetësojnë zorrën, por përsëri asgjë. Ju lutem, më thoni nga se vjen ky problem me hemorroidet, a është i trashëguar? E ka patur babai im, ndaj ju pyes. Faleminderit dhe me respekt për ju.
Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: – Hemorroidet janë zgjerime të enëve të gjakut në zonën fundore të zorrës, në anus. Mund të jenë të brendshme dhe të jashtme (kur ato shihen me sy ose preken nga i sëmuri). Hemorroidet kanë lidhje me trashëgiminë, pra, të sëmurët kanë një predispozicion gjenetik.
– Përsa u përket hemorroideve, shumë e rëndësishme është dieta dhe një jashtëqitje e rregullt (një herë në 24 orë njeriu duhet të ketë jashtëqitje). Përsa u përket ushqimeve, duhen evituar të skuqurat, pikantet, pijet alkoolike dhe duhani. Në momentet e acarimit duhet të bëni një vizitë te mjeku specialist pasi duhen parë çfarë lloj hemorroidesh janë, me tromb ose pa tromb, pasi në bazë të kësaj, ndryshon edhe mjekimi. Pra, me pak fjalë, ju duhet një vizitë e hollësishme dhe ekzaminime për të nxjerrë diagnozën e saktë dhe për të marrë mjekimin e duhur.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pija cigare

Next Post

Është e rrezikshme heqja e nishaneve?

Advertisement