Përshëndetje, jam Ana nga Tirana 39 vjeçe punoj teknike në një firmë italiane. Dua të njoh një djalë qoftë dhe italian, të jetë serioz punëtor mbi të gjitha familjar, sepse gjëja më e çmuar në jetë është familja. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam një zonjë nga Tirana 56 vjeçe e divorcuar shumë e mbajtur pa probleme. Interesohem për zotërin nga Prishtina dhe i them të më shkruaj ose të më lërë numrin e tij të telefonit në gazetë ose redaksi. Jam në pritje.
Jam Anxhela 32 vjeçe nga Tirana me banim në Itali prej 19 vjetësh, jam e kompletuar nga të gjitha aspektet për të mos folur shumë për veten ato gjëra që i kërkoj tek një djalë i kam dhe vetë. Do më pëlqente të njihja një djalë serioz për të krijuar familje, të jetë në Itali mundësisht ose Francë sepse e njoh dhe gjuhën. Të jetë sportiv i edukuar, i zgjuar dhe i paraqitshëm. Kush e ndjen veten të tillë të më shkruaj dhe mundësisht të lërë numër telefoni ose të shkruaj këtu dhe unë do ta telefonoj pas pune mbasdite. Ju lutem të më shkruajnë vetëm persona serioz. Faleminderit.
Përshëndetje, jam Ledja nga Pg. 25 vjeçe e ndarë me një fëmijë, nuk e di a ka njeri të sinqertë këtu, i ndarë me një fëmijë siç jam dhe vetë, jo për fajin e tij ama. Mirë do ishte të jetonte jashtë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam 53 vjeçe nga Tirana, çaloj pak por jam besnike e shumë e sinqertë. Kërkoj një mik të mirë të sinqertë siç jam vetë për një lidhje sekrete, të qëndrueshme, të më respektojë dhe vlerësojë për këtë që jam dhe të më ndihmojë sadopak nga ana ekonomike. Theksoj zotëria të jetë intelektual, i arsimuar dhe i moshës 50-60 vjeç. Faleminderit.
Jam një grua nga Tirana 47 vjec me arsim ekonomik dua nje lidhje serioze per gjithë jeten. Jam e rregullt per familje jetoj vetem prindrit me kanë vdekë. Kush është i nteresuar mund te bisedojmë. Respekte.
Jam një grua 48 vjeçe nga Korça banoj në Tiranë prej 8 vjetesh, dua nje lidhje serioze per të krijuar familje jetoj e vetme seprindrit me kan vdek ju lutem vetem per lidhje serioze jam e arsimu kush esht i interesu i mirepres me bisedu respekte.
Jam nje zonje 38 vjeçe e divorcuar jam nga Tirana me banim ne Tirana, dua te njihem me nje zotri per qellime seioze per qellim martesore. Jam me pune te mire zotria qe eshte i interesuar te me shkruaj ne adresen time: kolas@yahoo.com zotëria te kete moshen 40 deri 50 vjeç. Për të tjerat flasim.
Jam Ana 32 vjeçe me punë të mirë dhe për momentin jetoj në Zvicer. Me pamje dhe vlera të larta dhe njoh 4 gjuhë të huaja. Koha është diçka që më mungon, sepse jam shumë e kushtuar punës. Ja dhe një difekt i imi në dukje. Do më pëlqente të njihja një djalë me të njëjtat vlera dhe pamje, mundësisht të jetojë në Greqi, Itali, Zvicer rreth këtyre shteteve. Nuk më intereson pjesa e ekonomisë por karakteri dhe fisnikëria. E rëndësishme është të ketë nivel. Nëse mundeni më shkruani dhe ju numrin tuaj të telefonit.
Jam një zonjë nga Tirana në prill mbush 57 vjeçe dëshiroj të gjej një burrë që jeton vetëm të ketë shtëpi të jetë mirë nga ekonomia, le të ketë dhe fëmijë por ti ketë të martuar se fëmija është gjëja më e shtrenjtë. Sepse jeta pa njeri nuk kalohet. Zotëria që do të jetë i gatshëm të më njohë, nuk ka rëndësi origjina vetëm në Tiranë ose Itali e cilësoj ti ketë vdekur gruaja gjer në moshën 60 vjeç. Unë jam shumë e mbajtur. Ai njeri që do të më përshtatet do të bëjë një jetë të lumtur. Shpresoj që të mos zhgënjehem. Jam në pritje për çdo gjë ja lëmë kohës. Me respekt Alma.
Jam për një lidhje serioze me një 60 vjeçar me banim në Tiranë që të ketë: paraqitje të mirë fizike, të jetë me moral dhe nivel të mirë, të ketë ekonomi, të jetë i lirë dhe pa probleme, larg çdo vesi negativ. Unë jam me moral të lartë, kam bukuri femërore të përsosur, jam korrekte e rregullt, besnike, e lirë dhe e pa konsumuar. Kam ekonomi të mirë. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Me respekt Xhilda.
Përshëndetje! Jam Elona 45 vjeçe nga Dr. familjare e rregullt dhe e kompletuar, kam biznesin tim, jam e interesuar per nje zotri te arsimuar e me nivel ku di te vlerësoj nje femer me shpirt e zemer te paster, jo verior jo te divorcuar rreth moshes time. Kush e ploteson keto kushte te vendosin nr. cel. ne gazetë. Ju faleminderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *