Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

S’po i heq dot aknet!

– Jam një vajzë 22 vjeçe. Që nga puberteti kam probleme me aknet në fytyrë. I kam vizituar shpesh dermatologët e qendrave mjekësore familjare dhe më kanë rekomanduar locion me sulfur dhe klindamicin, shmangie të ëmbëlsirave dhe të pijeve të gazuara. Nga ëmbëlsirat nuk kam arritur të përmbahem, por edhe kur kam ndjekur këshillat, nuk kam pasur ndonjë efekt. Pas një konsultimi në një qendër më kanë thënë që aknet mund të jenë pasojë e ndonjë infeksioni (unë kam infeksion urinar). Po ashtu, edhe pirja e duhanit mund të ketë këtë ndikim (jam konsumuese e duhanit). Nganjëherë kam kruarje të këtyre puçrrave. Ndërkohë, po përdor disa krema të thjeshta. Doktoreshë, më jepni ndonjë zgjidhje. 

Dr. Albana Lufi, Ph.D në Dermatologji: – Akne vulgaris është një inflamacion kronik i adoleshentëve dhe të rriturve e shfaqet te personat me lëkurë të yndyrshme. Për shfaqjen e aknes ndikojnë disa faktorë, por më të rëndësishmit janë: Trashëgimia (Tendenca për akne është e trashëguar ashtu si edhe përmasat e aktiviteti i gjendrave yndyrore), si dhe prodhimi i shtuar i yndyrës i ndikuar dhe nga hormonet mashkullore. Faktori kryesor në shfaqjen e aknes është prodhimi i yndyrës. Para pubertetit, gjëndrat e yndyrës janë të vogla. Zhvillimi i tyre dhe niveli i prodhimit të yndyrës kontrollohet nga hormonet mashkullore (testosteroni dhe metabolitet e tij, sidomos Dehydroepiandrosteroni DHEA). Në pubertet, nën ndikimin e hormoneve mashkullore, gjëndrat e yndyrës rriten në madhësi dhe rrisin prodhimin e yndyrës. Në shfaqjen e aknes luan rol edhe një lloj bakteri. Format klinike të akneve variojnë nga forma me pak komedone (pika të bardha ose të zeza) në aknen komedonike (me shumë komedone) deri në ndryshime serioze me shumë elemente papulo pustuloze, abcese, ulcerime. Kemi tre forma ose grada të aknes:

– Akne e gradës së parë. Akne-ja fillon me komedone në pubertet, me lezione në fillim në hundë e më pas në ballë dhe në faqe. Nëse ka vetëm pak komedone, rasti konsiderohet i lehtë, nëse ka qindra komedone të mbyllura, sëmundja është serioze dhe trajtimi është i vështirë.

Advertisement

– Akne e gradës së dytë. Komedonet kthehen në puçrra me ose pa qelb (papula dhe pustula). Ecuria mund të jetë e lehtë, vetëm me disa papula, pustula ose më e theksuar me papula, noduse të shumta në faqe, qafë, gjoks, shpinë dhe në pjesën e sipërme të krahëve.

– Akne e gradës së tretë. Kjo është forma më e rëndë e aknes dhe prek meshkujt më shumë se femrat. Paraqitet me komedone, papula, pustula me kruste hemorragjike, noduse të dhimbshme që bashkohen dhe nxjerrin gjak.

Në të gjitha format e akneve, lëkura në zonën e shfaqjes së akneve është mjaft e yndyrshme. Trajtimi i akneve bëhet në varësi të gradës së aknes. Trajtimi i aknes së gradës së parë: forma më aktive e trajtimit është pilingu për të eleminuar komedonet dhe për të parandaluar formimin e tyre. Trajtimi mund të bëhet me: retinoide lokale, benzyl peroxydi, acidi salicilik. Trajtimi i gradës së dytë të aknes: trajtimi përfshin retinoide lokale, benzyl peroxydi, acidi salicilik. Përfshin gjithashtu retinoidet lokale dhe benzyl peroksidin të shoqëruar me përdorimin e antibiotikëve lokalë si clindamycina ose erythromycina. Trajtimi i gradës së tretë: në këtë formë të aknes, si medikamente të linjes së parë janë retinoidet lokale dhe antibiotikët oralë. Antibiotikët që jepen nga goja janë tetracyklina, doxacyklina, minocyklina, erythromycin, të cilat përdoren për një kohë të gjatë, minimuni për 8 javë dhe maksimumi, për 4 muaj. Përdoren gjithmonë të kombinuar me retinoidet lokale. Në aknen e rëndë nodulo-cistike, akne të shoqëruara me çrregullime psikologjike, seborrhe të shtuar, cikatrice të dukshme, rekomandohet përdorimi i izotretinoines orale dhe i kontraceptivëve oralë te femrat. Izotretinoina orale ka mjaft efekte anësore dhe jepet vetëm me rekomandimin e mjekut. Është e kunderindikuar në shtatzani, laktacion, insuficiencë renale dhe hepatike, paciente me vlera shumë të larta të yndyrave në gjak. Nuk përdoret e kombinuar me tetracyklinën dhe të shmanget gjithashtu dhe përdorimi i vitaminës A dhe i aspirinës. Pacientët duhet të mënjanojnë ekspozimin në diell. Pacientët gjatë trajtimit me këtë preparat ndiqen me anë të ekzaminimeve laboratorike, duke matur nivelin e yndyrnave në gjak dhe funksionin e mëlçisë, jo vetëm para fillimit të terapisë dhe gjatë trajtimit. Trajtimi i akneve bëhet nga mjeku dermatolog në varësi të gradës së aknes e jo nga mjeku i familjes dhe akneja nuk ka lidhje me infeksionin urinar apo me përdorimin e duhanit. Disa faktorë, si për shembull konsumimi i ushqimeve hiperkalorike, i çokollatave dhe stresi, e rëndojnë një akne ekzistuese. Trajtimi i duhur shkurton kohën e qëndrimit të aknes, zvogëlon ashpërsinë e saj dhe eviton mbetjen e shenjave.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A shërohet uretriti?

Next Post

Kristjana SaxoBeat: Le të flasin për mua... Unë shijoj jetën!

Advertisement