– Përshëndetje. Kisha një pyetje për mjekun e fytit. Jam 26 vjeç dhe kam probleme me telat e zërit, kam zë të ngjirur. Përse ndodh kjo gjë dhe a rregullohet zëri?
Dr. Petrit Stafa, ORL: – I nderuar 26 vjeçar, rasti juaj duhet parë nga afër, pra, duhen parë kordat e zërit, sepse shkaqet mund të jenë të ndryshme. Mund të ketë të bëjë me faringite të shpeshta, laringite të shpeshta, por edhe alergjitë janë shpesh shkaktarë të kësaj gjendjeje. Ndonjëherë, ky problem ka lidhje me noduset që ndodhen në kordat e zërit. Pra, nëse personi që ka këtë problem nuk bën laringoskopi për të parë kordat e zërit nëse janë në rregull apo jo, nuk mund të japim një diagnozë të saktë apo një mjekim për këtë gjë. Duhet parë shkaku dhe më pas vendoset se çfarë duhet bërë për raste të tilla.