Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Bëj dot bashkim familjar me vëllain?

 

– Përshëndetje! Jam një emigrante në Itali, me dokumente të rregullta. Kam një vëlla 22 vjeç në Shqipëri me aftësi të kufizuara. Duke e ditur situatën në Shqipëri, ku strukturat shtetërore lënë për të dëshiruar, dua ta marr vëllain këtej në Itali. Dua të informohem se çfarë dokumentesh më duhen nga Shqipëria dhe këtu në Itali për t’i bërë letrat vëllait? A përfiton vëllai im invaliditet këtu në Itali? Do t’ju isha shumë mirënjohëse për përgjigjen tuaj. Ju uroj gjithë të mirat.

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – E nderuar letërshkruese, sipas legjislacionit të ri, motivet për të bërë bashkim familjar janë të përcaktuara sipas disa kategorive të caktuara. Mund të përfitojnë bashkim familjar kategoritë e mëposhtme:

Advertisement

  1. Bashkëshorti, jo i ndarë ligjërisht dhe që nuk është nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare;
  2. Fëmijët e mitur, të bashkëshortit apo të lindur jashtë martese, të pamartuar, në kushtet kur prindi tjetër ka dhënë pëlqimin e tij;
  3. Fëmijët në moshë madhore në ngarkim, në qoftë se për arsye objektive nuk mund të sigurojnë nevojat e tyre thelbësore të jetës për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore (përfshihet invaliditeti i plotë);
  4. Prindërit në ngarkim, në qoftë se ata nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës apo të prejardhjes;
  5. Prindërit mbi gjashtëdhjetë e pesë vjeç, nëse fëmijët e tjerë nuk janë në gjendje t’i mbështesin ata, për arsye shëndetësore serioze të dokumentuara.

– Sikurse mund të gjykoni nga kriteret ligjore për bashkimin familjar, ju si motër nuk mund të bëni bashkim familjar me vëllain. Në rast se keni ndonjë nga prindërit në Itali, sipas pikës 3, ata mund të bëjnë bashkim familjar. Ju falënderoj për besimin. Naim Balluku.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

M.B.S: Ishim B.O.B, tani jemi Money Boys!

Next Post

Çfarë dokumentesh më duhen për kartën e shëndetit?

Advertisement