Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Në mungesën tënde…

 

Rri ulur pranë dritares jashtë filloi të bjerë shi. Kam menduar shumë per ty keto ditë. Mund të them se më mungon shumë. Sa shumë mendime më vijnë në kokë dhe sillem rrotull, eshte kujtimi yt. Shpesh më duket se do te hysh në derë me buzëqeshjen tende si te mos kishe ikur kurrë. E di mirë nje gjë faji dhe pendimi më ndjekin. Perse, përse nuk te thashë sa shum te doja? Sot je shum larg meje, dëshiroj shumë te merrja doren tende dhe te ulesha bashkë me ty, pa thene asnje fjal me goj dhe te te thosha gjithcka me zemer. Në fakt, me jep ankth kjo largësi dhe po te mundja ne kete moment do të isha në krahun tënd, të te thosha se je shumë e rëndesishme per mu dhe te adhuroj se tepërmi. E di sepse nuk te kam thënë asnjeherë? Përgjigjia eshte e thjshtë sepse mendoj se fjalet ishin teper. Po vuaj shum qe nga ikja jote, më  dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje sepse nuk te thash kurrë atëherë sesa te doja, prandaj edhe sot po e shkruaj kete leter. L.

Kam nevoj te qaj, te shfryhem një herë e pergjithmonë sepse nëqoftëse vazhdoj para të tjerëve te dukem se jam mirë, se asgje nuk me preukupon trishtimin qe ma le ti. Do të më shkatërroj çdo ditë e me shum. Pse nuk kthehesh tani kam nevojë per ty. Do te isha shumë i lumtur po te shihja perditë parasqyrimin tim ne sytë e tu, te degjoja zerin tend teksa shqipton emrin tim, te thithja ajrin qe thit ti dhe vetem me keto do te ndihesha dhe do te siguroja qe do te ndihesha i lumtur. Nëqoftëse lexon kete leter, do ta shohesh se çdo fjalë e shkruar ne te eshte nje lot dhe frymarrje dashurie per ty. Edhe pse kam nje bindje se ndoshta keta rreshta ske per ti lexuar kurrë. Sa mirë do te ishte sikur ta kisha shkruar më parë kete leter, sepse nuk do te ikja kurrë pa e ditë sa të doja. M.

Advertisement

Nate Erresir, çdë gje rreth meje flinte, mua me kishte kapluar vetmia e cila do më shoqerojë gjer ne vdekje. Më shoqeronte edhe lutja e cila tani mu bë e zakonshme, ndersa lutjes i bashkangjitej edhe dhimbja që ndjej në shpirt. Lotët me vershonin pa ndalë ngase humba lumturin e cila me shoqëronte per çdo ditë, humba zerin e embel qe e degjoja neper telat e telefonit. Ai zë qe me bente te harroj çdo problem timin dhe me jepte shpresë ndërsa tani ndoshta ia qeteson zemren dikujt tjeter. Humbja jote me beri te mallkoj çdo gjë e sidomos Perendin perse i krijoi ne botë dy gjini? Ti ke te drejtë të më urresh e te më mallkosh aq shume saqe nje dit te bie viktimë e ndokujt. E për këtë mbeta duke u lutur, por jo ti mos i prano lutjet e mia, refuzo çdo gjë sepse pas humbjes tuaj ndoshta do te kete fatin dikush qe te me dashuroj aq shume saqe do kem frikë se do ta humb pa hir ashtu siç te humba ty. E di se per ne dielli i dashuris sone i cili u qendis me ngjyra vuajtjesh perendoi dhe erdhen netet pa kalim ne dritë. Te lutem harromë, humb çdo gje timen humb buzeqeshjen time qe te falja si shenje betimi te dashurisë sone se nuk do te harroj kurrë. Ti do kesh fatin qe të dashurosh nje tjeter ku do ta dashurosh aq shume saqë do harrosh se ndonjeherë ka egzistuar nje vajzë me emrin Kristina. Ndoshta një fat të tillë do te kem edhe une por jo ngase ti je i pazëvendesueshëm ne zemren time. Unë rri e tretem në vetmi duke kujtuar çastet me te bukura qe kaluam bashkë dhe malli me djeg në shpirt por ta dish edhe pse vuaj ne nje menyrë ndihem mire ngase vertet shpirti i vogel te dua deri ne rrahjen e fundit te zemres. Deri ne lotin e fundit te syrit. Deri ne buzeqeshjen e fundit te shpirtit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ç’do të shihni këtë javë në “Fate të kryqëzuara”

Next Post

Urime

Advertisement