Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Tmerri i stërvitjes “SHEBENIKU 80”!

South Korean Marines and U.S. counterparts from 3-Marine Expeditionary Force 1st Battalion from Kaneho Bay, Hawaii, aim their guns on a snow field during their Feb. 4-22 joint military winter exercise in Pyeongchang, east of Seoul, South Korea, Thursday, Feb. 7, 2013. More than 400 marines from the two countries participated in the joint winter exercise held for the first time in South Korea. (AP Photo/Lee Jin-man)

Shebeniku 80 ishte një nga stërvitjet më të forta ushtarake, për të cilën kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu, ishte shprehur: “Ja, këtu do t’i shohim bythëpambukët e Tiranës!”. Në këtë stërvitje do të merrnin pjesë shumë reparte ushtarake dhe mua m’u caktua detyra e shoqëruesit të Shtabit të Përgjithshëm të Elbasanit. Nisja u bë nga Elbasani me të gjithë armatimin ushtarak drejt malit të Gjinarit, në një dimër plot dëborë e akull. Ecnim atyre maleve në kolonë për një e në heshtje të plotë, por tek-tuk dëgjoje edhe ndonjë fjalë.
Natën e parë fjetëm në mes të dëborës, në malin e Gjinarit, ndërsa nga mëngjesi pa gdhirë mirë, u nisëm në drejtim të Librazhdit. Gjatë rrugës, autokolona kishte ndalur, mbasi sipas asaj që na thanë me radio, një nga kafshët e ngarkuara kishte rënë në një greminë. U nisa për të parë nga afër se çfarë kishte ndodhur, por rrugës dëgjova dialogun e dy rezervistëve, njëri me banim në fshat e tjetri në qytet. I thotë fshatari:
– Po ç’bëni o njerëz! E këputët gomarin, që ia keni vënë të gjitha armët!
Qytetari aq desh dhe bërtiti me sa kishte në kokë: – O shokë, zbulova se gomari im paska një shok!
Duke ecur rrugës, pashë një rezervist pa ndjenja më poshtë, pa arritur te gremina, mbasi bataloni nga batalioni kishin distancë të madhe. Në atë kohë aq të keqe, një pjesë të rrugës e bëra vetëm, por u ndodha para një lukunie ujqërish që ulërinin në një faqe mali jo shumë larg meje. Ç’të bëja? Kisha vetëm dy pistoleta, një luftarake të tipit TT dhe një tjetër gjurmëlënëse, ndaj e pashë më të arsyeshme të qëlloja në ajër me raketëhedhësen, mbasi kisha dëgjuar se ujku trembet nga drita dhe ashtu veprova. Qëllova në ajër me sytë nga ujqërit, për të parë se ç’do bënin dhe mbusha menjëherë pistoletën tjetër që ta kisha gati, por ujqërit u larguan dhe ashtu, me pistoletë të mbushur në dorë, vazhdova rrugën. Papritur, në një distancë afërsisht 150 metra dallova një hije që ecte dhe mendova se ishte ujk, mbasi në borë, edhe pse është natë, dallohet. Kështu, qëllova me pistoletën luftarake, por në atë kohë dëgjova një zë që më tha:
– Kujdes ore, se po na vret!
Iu afrova dhe pashë se ishte njëri që kishte mbetur mbrapa nga shokët.
– Shpejt, – i thashë, – bashkoju shokëve, se për pak të vrava.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Zbulohen SMS-të e ardhura për Ramën pas humbjes së Juventusit!

Next Post

Kam një vajzë të pabindur

Advertisement