Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Zbulohen SMS-të e ardhura për Ramën pas humbjes së Juventusit!

Sekretarja e Edi Ramës për Endri Fugën: Ç’kemi? Mora vesh që shefi të është mërzitur keq ngaqë humbi skedinën me Juventusin dje. Kjo është arsyeja që nuk ka ardhur në punë. U çudita shumë kur zbulova te tabulatet e telefonit që ti nuk i kishe dërguar asnjë mesazh ngushëllues sepse të gjithë shokët i kishin shkruar.
Mos je gjë me Bajernin dhe shefi s’e di që ti e tradhton me Tomas Mylerin, o Endri Fuga?
Hidhi një sy mesazheve dhe merre shefin me te mira se ka rënë në depresion.
Ja, lexo mesazhet:

Ilir Meta: Të lutem, mos bëj statuse për ndeshje futbolli në momentin që në mes të Tiranës vriten njerëz.

Saimir Tahiri: Të thashë që do na digjte skedinën ai Juventusi, të thashë të mos e vije o burrë, na ka mallkuar Ben Blushi.

Advertisement

Edi Rama për Saimir Tahirin: Kam frikë se më ka mallkuar Koço Kokëdhima. Ta dija kështu, do t’ia kisha shtyrë votimin për mandatin pas ndeshjes. Më ka ik zari.

Taulant Balla: Edi, mos u mërzit, të keqen unë ty, të marr të keqen unë ty, do luajmë të dielën kalçeto e do t’ia nxjerrim inatin Eduart Ndocajt. Do ta pengoj unë, shef Edi, e kam gati strategjinë.

Edi Rama për Taulant Ballën: Rri o Mirela Kumbaro na lër reaht, nuk marrim goca në kalçeto.

Ben Blushi: Botova librin e ri… 300 lek kushton… ka edhe diçka për ty aty, shpresoj t’i thërrasësh mendjes…

Edi Rama për Ben Blushin: Ia hodhe bythës edhe ti.

Koço Kokëdhima: Edi, jam menduar gjatë, bir, dhe arrita në përfundimin se pas humbjes së Juventusit fshihet Endri Fuga. Direkt pasi bëri atë statusin në Facebookun tënd, Bajerni bëri gol. Kështu, statuset bëji vetë herës tjetër.

Edi Rama për Koço Kokëdhimën: Po ti deri dje ishe me “Apolloninë”, ç‘ne sot na u bëre juventin?!

Ilir Beqaj: Shef Edi, kam një komshie që e ka emrin Bashkime dhe ka një arsye të fortë për t’u anëtarësuar në PS.

Edi Rama për Ilir Beqaj: Pse s’ma the më parë që t’i jepnim me konçesion Erjon Braçen kësaj komshies tënde?

Erjon Braçe: Shef, të të jap një mendje të të heqësh mërzinë që humbi Juvetusi?

Edi Rama për Erjon Braçen: Hë, lale, shkrepe!

Erjon Braçe për Edi Ramën: Pi birra dhe dil bëj sherre me tifozët e Bajernit.

Mirela Kumbaro: Eja në teatër.

Edi Rama për Mirela Kumbaron: Po rri, o Taulant, na lër rehat me gjithë teatër se kemi halle të tjera.

Kreshnik Spahiu: U kënaqa shumë kur mora vesh për humbjen e Juventusit dhe jam i lumtur që ti po vuan.

Edi Rama për Kreshnik Spahiun: Ty të kam lënë Çim Pekën.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pandeli Majko: “Presidenti i Republikës duhet të jetë kokëbardhë…”

Next Post

Tmerri i stërvitjes “SHEBENIKU 80”!

Advertisement