– Ka vite që më përsëritet e njëjta ëndërr; shikoj mamanë time që është gjysëm, me pjesën e bustit dhe pjesën e këmbëve të prera. Ka raste që e shikoj të gjakosur. Çfarë do të thotë, ju lutem?
– Një ëndërr e tillë tregon një lloj pasigurie në vetvete dhe nevojë për mbrojtje. Ëndrra nuk ka lidhje me mamanë tuaj, por me vetë ju që e keni parë. Jeni i ndjeshëm, i brishtë dhe shpeshherë gjendeni në situata në të cilat nevojitet të ndiqni këshillat e më të rriturve apo të kërkoni mendimet e familjes tuaj, sidomos të nënës suaj. Nëse nënndërgjegjja juaj ju thotë diçka, duhet ta dëgjoni dhe të mos e anashkaloni. Humori dhe gjendja juaj psikologjike është vazhdimisht me ulje-ngritje. Duhet të arrini një lloj ekuilibri brenda vetes, qoftë edhe duke kërkuar ndihmën e personave tuaj më të besueshëm, si për shembull, nga familja.