Në këtë shkrim do të gjeni 21 fakte interesante për festën e Shën Valentinit, që nga origjina e saj e përgjakshme e deri te traditat e sotme, me çokollata dhe lule.
- Teoria më popullore për origjinën e ditës së Shën Valentinit është se perandori romak Klaudius II nuk donte që burrat të martoheshin gjatë kohës së luftës. Peshkopi Valentin e kundërshtoi këtë dhe i martonte njerëzit fshehurazi. Për këtë arsye, atë e burgosën dhe e ekzekutuan. Ndërkohë që ishte në burg, ai i shkroi një letër vajzës së rojtarit të burgut, duke e nënshkruar me fjalët “nga Valentini yt”.
- Në epokën viktoriane (fundi i shekullit XIX) konsiderohej si ogur i keq të nënshkruaje një letër të Shën Valentinit.
- Sipas statistikave, afro 3% e atyre që kanë kafshë shtëpiake u japin dhurata për Shën Valentin kafshëve të tyre.
- Çdo vit shkëmbehen afro 1 miliardë letra dhe kartolina për Shën Valentin. Kjo e bën këtë festë të zërë vendin e dytë për nga dërgimi i letrave.
- Nëse jeni beqarë, mos u dëshpëroni! Ju mund të festoni Ditën e Ndërgjegjësimit të Beqarëve (Singles Avvareness Day (SAD)). Kjo festë është një lloj ngushëllimi për beqarët që nuk festojnë dot Ditën e Shën Valentinit.
- Në Finlandë, Shën Valentini quhet Ystävänpäivä, që përkthehet “Dita e miqësisë”. Kjo festë është më shumë për të kujtuar miqtë, sesa të dashurit e zemrës.
- Shumë vetë besojnë se simboli X u bë sinonim i puthjes në Mesjetë. Njerëzit që nuk mund të shkruanin emrat e tyre, nënshkruanin përballë një dëshmitari me një X. Më pas kjo shkronjë puthej, për të treguar sinqeritetin e tyre.
- Në Mesjetë, në ditën e Shën Valentinit, vajzat hanin ushqime të çuditshme që të ëndërronin burrin e ardhshëm.
- Në Mesjetë, djemtë dhe vajzat e reja zgjidhnin një letër me një emër nga një tas i madh, për të parë se cili do të ishte Valentini i tyre. Ata e ngjisnin këtë letër në mëngë dhe e mbanin aty për një javë, që ta shihnin të gjithë. Këtu e ka origjinën shprehja angleze: “të mbash zemrën në mëngë”.
- Në vitin 1537, mbreti anglez Henri VII e deklaroi zyrtarisht 14 shkurtin si dita e Shën Valentinit (shenjtit me këtë emër).
- Doktorët në vitet 1800 i këshillonin shpesh pacientët e tyre të hanin çokollatë për të qetësuar trishtimin për dashurinë e humbur.
- Riçard Kadbëri prodhoi kutinë e parë me çokollata për ditën e Shën Valentinit, nga fundi i viteve 1800.
- Në këtë ditë shiten më shumë se 35 milionë kuti çokollatash në formë zemre.
- 73% e njerëzve që blejnë lule janë burra dhe vetëm 27%, janë gra.
- 15% e grave amerikane i dërgojnë vetes së tyre lule në ditën e Shën Valentinit.
- Mbi 50% e kartolinave të ditës së Shën Valentinit blihen gjashtë ditë para festës.
- Trëndafili i kuq ishte lulja e preferuar e Afërditës, perëndeshës romake të dashurisë.
- Trëndafilat e kuq konsiderohen si lulet që tregojnë dashuri, sepse ngjyra e kuqe tregon ndjenja të forta romantike. 189 milionë trëndafila shiten në SHBA në këtë ditë.
- Në SHBA, më shumë kartolina në këtë ditë marrin mësuesit, të ndjekur nga fëmijët, nënat, gratë, të dashurit/at dhe kafshët shtëpiake.
- 220 mijë është numri mesatar i propozimeve për martesë në ditën e Shën Valentinit, çdo vit.
- Çdo ditë Shën Valentini, në qytetin italian të Veronës ku jetuan dy heronjtë e Shekspirit, dërgohen afro 1000 letra që i drejtohen Zhulietës.