Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Vajzat kerkojne djem
Ermali dhe Sara”: “Trokitja” më e bukur e momentit
Ish-gruaja më ka denoncuar

Ermali dhe Sara”: “Trokitja” më e bukur e momentit

Ermali dhe Sara” “Trokitja” më e bukur e momentit Ata janë të dy të këndshëm dhe sjellin vetëm buzëqeshje në ekranin e “In Tv” në mesditë. Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni, simpatikët e “Trokit” na sjellin në gazetën tonë gjithçka për veten, emisionin, mediat, ekranin, dëshirat dhe dashuritë e tyre! Lexoni!

Fabjola Kuburi:- Ermal, Sara  përshëndetje! Si u bëtë bashkë në “Trokit”

Ermali: Pas përfundimit të sezonit hit ‘Një kat më lart’ nisem punën për një projekt të ri, të përditshëm në IN Tv. Unë dhe drejtuesit donim t’ja dilnim në një program maratone LIVE. Nisëm audicionet për partneren time dhe… erdhi Sara.

Advertisement

Sara: Të them të drejtën, shumë rastësisht. Nuk e kisha fare idenë se do kisha Ermalin bashkë-prezantues kur më lajmëruan të vija e të paraqitesha për audicion. Jemi takuar aty.

-Ermal ti je rehatuar mes stafit të In TV besoj apo jo? Ti Sara je në sezonin tënd të parë në In Tv në mos gaboj, të kanë pritur mirë?

Sara: Patjetër! Shumica prej nesh janë ende në moshe të re ndaj e kam gjetur veten mjaft mirë mes stafit.

-Çfarë ju lidh kaq shumë me televizionin?

Sara: Për këtë mund të flasi më gjerë ermali besoj pasi unë vetëm e kam parë disa herë si shikuese e thjeshtë nga TV. Megjithatë, mendoj se TROKIT është 100% ndryshe. Ka më shumë ndërveprim mes prezantueseve dhe më shumë atmosferë “prej shtëpie”.

Ermali: Televizioni, është puna ime, jeta ime. Dekada eksperience kaloi, televizioni është Ermali.. Ermali-televizion, nuk i ndaj dot.

– Çfarë ka ndryshe “Trokit” nga “Një kat më lart”?

Ermali: Unë jam shumë i lumtur, krenar, që ende më pyesin dhe më përmendin intervistat e ‘Një kat më lart’. Disa personazhe erdhën enkas tek unë, ndërsa disa të tjerë prodhuan lajme e ngjarje për herë të parë në mediat tona. Kur i thashë ‘po’ propozimit për sfidën e re dhe unë edhe drejtuesit, ishin në një mendje që logjika e intervistës ‘një kat me lart’ nuk do të mungonte në ‘Trokit’. Kështu ndodh, e premtja i sjell personazhet në natyrën e të njëjtës interviste, logjike, por kësaj herë në ‘Trokit’.

– Çfarë është më e rëndësishme për ju?

Ermali: Që çdo dite publiku që na ndjek të kaloj 2 orë e 30 minuta dinamike, që të informohen dhe argëtohen si askund tjetër. Fakti që çdo dite ka ndjekës të rinj, apo që telefonatat vijnë nga çdo cep i Shqipërisë tregon sa shumë e duan dhe përqafuan këtë projekt. Patjetër që impenjimi ynë është maksimal, e kështu do të jetë deri në fund.

Sara: Të mos përcjell problemet e mia në ekran. Definitivisht! Të buzëqesh edhe kur gjërat e mia ndoshta nuk janë duke shkuar vaj.

-Nëse nuk do t’i kishit hyrë botës së televizionit, çfarë mund të ishit bërë tjetër?

Sara: Do tregohem shumë e sinqertë të të them se televizioni nuk është pasioni im, por e shoh si një eksperience më tepër në të cilën do mundohem të jap më të mirën time. Pasioni dhe studimet që po ndjek intensivisht jane në fushën e drejtësisë dhe aktualisht jam në nivelin Master për drejtësi penale dhe ndërkombëtare.

Ermali: Besoj diçka qe lidhet me platformat sociale, mediat online, ose ndonje biznes privat qe lidhet serish me argetimin e njerezve.

-Cili është mesazhi më i bukur që keni marrë për “Trokit”?

Sara: Na beni te qeshim,i harrojme hallet”.

Ermali: Ka shumë, pafund, si në ekran, si në mediat online, si në jetën e përditshme! Ka nga ata që na kanë thënë se kanë anulluar planet e ditës për të na parë, të tjerë mbajnë shënim batutat tona dhe na i risjellin të nesërmen, ka pafund të tilla.

-A ka ndodhur që ndonjë i ftuar mos ketë ardhur në emision? Si e keni zgjidhur situatën?

Ermali: Nuk do ta besoni, por jo.

-Sa i ngjan Ermali i ekranit Ermalit të jetës së përditshme? Po Sara?

Ermali: Ka një perceptim që njerëzit veshin maskat në ekran, me mua jo. Por, tani qe e mendoj, duhet që edhe në ekran, të këndoj e qesh më shumë, ashtu siç bëj përditë në ambjentet e IN.

Sara: Mund të them që në ekran jam vetëm 10% e vetes në çdo drejtim. Në jetën e përditshme jam shumë më e rezervuar dhe vishem shumë me tepër më të errëta. (hahah)

-Ermal mos më thuaj edhe këtë herë që je single? As ti Sara…!

Sara: Unë jam shumë e lumtur. Kjo është ajo që ka rëndësi!

Ermali: Hahaah, ok po e lëmë kështu kësaj herë, jemi të lumtur!

-E keni kërkuar famën?Mendoni se tashmë jeni të famshëm?

Ermali: Puna ime, dedikimi im, kanë folur, më kanë sjell më pranë publikut. Fama në Shqipëri është nocion non sens, por sigurisht që e ndjej afrimitetin me njerëzit e thjeshtë çdo dite.

Sara: Në botën e medias u bënë 4 vite për shkak të titullit Miss Globe në vitin 2014, gjithsesi, nuk mendoj se jam e famshme. Jam person pak më i njohur se njerëzit normale. Famën nuk e kërkoj, të paktën jo në mënyrën vulgare dhe të zakonshme siç bëhet rëndomë në Shqipëri. Synimi im në jetë është shumë më i madh se aq.

-Cila do ishte një arsye e fortë për të refuzuar moderimin e një programi?

Ermali: Unë s’dal dot nga vetja. Kam refuzuar oferta, nuk vesh dot diçka që nuk më rri mirë, në çdo kuptim të mundshëm.

Sara: Do e refuzoja nëse do më ushtrohej njëfarëlloj “presioni” për të qenë dikush tjetër përpara kamerës. Arsyeja e dytë ; në qoftë se stafi nuk do të ishte bashkëpunues.

-Jeni duke bërë zapping me telekomandë, ku ndaloni në cilin emision apo kanal?

Ermali: Në të vetmet raste që shoh tv, ndalem tek media italiane. Programet shqiptare mund ti shoh në youtube, ndonjërën nisur enkas nga mediat online.

Sara: IN Tv, mbrëmjeve, tek filmat patjetër!

-Me politikën si i keni marrdhëniet, ju tërheq apo nuk doni të dëgjoni për të?

Ermali: Politika? Ka të tillë në Shqipëri?

Sara: Më tërheq! Prej profesionit të ardhshëm më duhet ta dëgjoj dhe jam e interesuar të mësoj për të, por kjo nuk do të thotë se mendoj që në Shqipëri zbatohet politika më e mirë e mundshme!

-A është ky emisioni që ka përmbushur ambiciet tuaja?

Ermali: Është një sfidë e madhe, ka të ftuar, ka komunikim live me ndjekës të moshave e krahinave të ndryshme, ka informacion, është një program 2 orë e 30 minuta drejtpërdrejtë. Mund të ketë më shumë se kaq?!

Sara: Patjetër! Më bën të lumtur dhe më jep një arsye më shumë për tu zgjuar mirë në mëngjes, sidomos kur kujtoj masën e gjerë të ndjekësve! 

-Çfarë mendoni se do të thoni në një intervistë pas 5 vjetësh?

Sara: E dyshoj të jem në media, por me tipin që kam e që nuk kënaqem më pak, asgjë nuk i dihet…

Ermali: Me siguri do flas non stop për fëmijët e mi.

-Çfarë nuk duroni dot në mediat shqiptare?

Ermali: Fabjola sikur kemi folur njëhere bashkë për këtë, më lër të buzëqesh ende.

Sara: Faktin që ka të njëjtat fytyra prej vitesh e vitesh me rradhë! Duhet t’i japin më shumë hapsirë të rinjve të talentuar dhe duhet të ndalojnë duke bërë elementë të shëmtuar ; “fenomenë”.

-Çfarë mund të përmirësohet dhe apo mendoni se s’do të ndodhë ndonjëherë?

Ermali: Të mos mendojnë për veten edhe kur publiku nuk i do më. Ka figura në ekran, që duhet të pushojnë. Të shohin ekran nga shtëpia.

Sara: Që nuk do përmirësohet kurrë? Këto burokracitë dhe fenomeni i favorizimeve të njerëzve të njohur edhe pse janë komplet të shpëlarë për ekranin. (Këtu flas si shikuese)

-E keni menduar se ku do i kaloni festat meqë jemi shumë afër tyre?

Ermali: Jemi deri ditët e fundit më shumë projekte e surpriza në IN Tv, patjetër që do të ketë kohë të dedikuar për njerëzit e zemrës.

Sara: Festat me shumë mundësi këtu në Tiranë, uroj me familjen, pasi jetojnë jashtë dhe ende nuk e di nëse do i kem këtu për ndërrimin e viteve.

-Si do ta mbyllim këtë intervistë?

Ermali: Me shumë dashuri dhe kënaqësi të përhershme për të qenë tek ty, tek ju.

Sara: Me urimin që të gjithë të gjejnë atë që duan vitin që vjen, të kenë shumë shëndet dhe të lënë pas krahëve çka nuk ia vlen të mbahet mbi supe.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem

Next Post

Ish-gruaja më ka denoncuar

Advertisement