Ndërsa Koshalia dhe Prakashi e përgëzojnë Vinetin për pozicionin e ri në punë, ky i fundit ndihet fajtor për çfarë ka ndodhur. Sakshi vjen në dhomën e Alekut dhe shtrihet në shtratin e tij, ndërkohë që ai është duke fjetur. Aleku zgjohet dhe kur e sheh atë në krahë të tij, nis t’i bërtasë dhe merr ta nxjerrë nga dhoma. Nga zhurma, para dhomës së tij mblidhet e gjithë familja, që e shohin me sa egërsi sillet Aleku ndaj Sakshit e cila vazhdon të shtiret si një engjëll para Vasundrës. Kushi dhe Kavi janë në provim dhe ky i fundit i kërkon kushërirës së tij që ta ndihmojë. Mësuesja, që e sheh skenën, e keqkupton atë dhe duke menduar se është Kushi ajo që po përpiqet të kopjojë, e merr këtë të fundit dhe e çon në drejtori. Ragni e ndjek Alekun fshehurazi deri në dyqanin e akulloreve, ku ai tashmë ka filluar punë…
Sakshi e mbyll Kushin në depo
Ragni lumturohet kur shikon se si Aleku e bind menaxherin e lokalit që ta marrë sërish në punë, duke i dhënë një mundësi të dytë. Ajo vendos me veten e saj që të mos i tregojë askujt se ku ka nisur punë Aleku, deri kur ky i fundit të vendosë të tregojë vetë për këtë. Aleku dëgjon bisedën e Ragnit dhe Sakshit në lidhje me çfarë ka ndodhur me Kushin në shkollë dhe që të tre vendosin të shkojnë të flasin me drejtoreshën. Aleku zemërohet kur Kushi, duke u përpjekur të mbrojë Kavin, pranon se ka qenë duke kopjuar. Aleku dhe Sakshi e çojnë Kushin në shtëpi, ndërsa Ragni shkon në familjen Sharma dhe së bashku me të tjerët, përpiqet të mësojë nga Kavi të vërtetën e kësaj që ka ndodhur. Nga ana tjetër, Aleku nuk e mbështet Kushin kur ajo i kërkon ndihmë atij dhe e lejon Sakshin ta dënojë Kushin duke e mbyllur me çelës në depo.
Kavi tregon të vërtetën, se ka qenë ai që është përpjekur të kopjojë në provim dhe jo Kushi. Ragni kthehet në shtëpi, por e gjen Kushin të mbyllur në dhomë në errësirë e duke qarë. E tërbuar me këtë sjellje, ajo i bërtet Sakshit dhe Alekut që e ndëshkuan Kushin. Ragni u tregon të vërtetën Alekut, Vasundrës dhe Sakshit. Vasundra e qorton Sakshin për ndëshkimin e Kushit. Aleku, duke u ndier fajtor që nuk i besoi Kushit, nis të qajë dhe mbyllet në dhomën e tij, me qëllimin për të vrarë veten.
Ndërsa Aleku përpiqet të vrasë veten dhe askush nuk mund të bëjë gjë për ta ndaluar, Anmoli hyn në dhomën e Alekut nga dritarja e banjës dhe… (Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)