Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si t’i largojmë dhimbjet e mesit me ushtrime?

– I nderuar instruktor, më thoni ju lutem si t’i largoj dhimbjet e mesit që i kam herë pas here? Kam shkuar disa herë në palestër, por kam ndaluar për shkak të dhimbjeve. Ju, çfarë më sugjeroni? Laura.

Mario, instruktor: – Së pari, ju duhet të bëni një vizitë te një patolog, për të përjashtuar mundësinë e ndonjë sëmundjeje të brendshme, infeksioni apo nervi shiatik, që japin përgjithësisht dhimbje mesi. Nëse nuk keni asgjë nga ana shëndetësore, atëherë më lini të mendoj se ju jeni lënduar gjatë stërvitjes. Shpesh, personat dëmtohen sepse nuk i bëjnë ushtrimet me kujdes dhe abuzojnë me ngritjen e peshave. Nëse ju keni një fizik delikat, duhet shumë kujdes sidomos kur ushtroheni, sepse padashur, keni bërë ndonjë tendosje që ndoshta edhe ka ekzistuar më parë, por palestra jua ka nxjerrë në pah. Mesi dëmtohet edhe duke bërë punë shtëpie, ose duke duke larë fytyrën mbi lavaman, thjesht nga qëndrimi i gabuar, nga ngritja e peshave përtej kapacitetit, apo në mënyrë të shpejtë. Gjithsesi, unë do t’ju rekomandoja të flisni edhe me një instruktor palestre që t’ju ndjekë gjatë ushtrimeve. Një mënyrë shumë e mirë për të përmirësuar dhimbjet e mesit është që të forconi muskujt e barkut. Nëse muskujt e barkut janë të dobët, atëherë pesha më e madhe e aktiviteteve që bëni, mbingarkon mesin e shpinën në tërësi. Pra, kushtojuni rëndësi ushtrimeve të barkut. Bërja e streçingut sa më shpesh gjatë ditës është një ushtrim shumë efikas për mesin. Bëni ushtrime që forcojnë mesin në palestër. Ka plot të tilla, por ju duhet të flisni me instruktorin që ju ndjek dhe nuk duhet të bëni asgjë me mendjen tuaj. Për ca kohë duhet të shmangni ngritjen e peshave. Brezin e mesit do t’jua sugjeroja vetëm kur bëni kardio, vrapim në natyrë, apo biçikletë, por jo ta mbani gjithë kohën. Shumë persona gabojnë duke e mbajtur gjithë kohën. Nëse ju vishni një brez gjithë ditën, muskujt e shpinës e humbasni stabilitetin, bëhen më të brishtë e do të kenë më pak forcë. Një rëndësi të madhe duhet t’i kushtoni mënyrës se si flini gjumë. Kini parasysh: Ata që flenë me shpinë, duhet të vënë jastëkë nën gjunjët e tyre; ata që flenë anash duhet të vendosin jastëkë mes gjunjëve për të mbajtur shpinën në një pozicion neutral, ata që flenë përmbys (me bark) shkaktojnë dhimbje në qafë e kokë dhe mund të krijojnë probleme në shpinë. Dhe së fundmi, do t’ju këshilloja disa seanca fizioterapie nëse dhimbjet nuk ju ikin edhe pas një periudhe të caktuar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kali dhe nusja

Next Post

Më pushoi nga puna. Përfitoj dëmshpërblim nëse e hedh në gjyq?

Advertisement