Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Duaje jetën” Zbulohet se Feliksi ka rrëmbyer Paulinën

 

 

Simone i merr Feliksit fotot që duhet t’ia japë Brunos dhe i thotë atij se ia mori fotot pikërisht sepse e admiron, por Feliksi nuk i beson aspak sepse e di se sa e do ajo. Sekretarja e habit edhe më Feliksin, duke i thënë se fotoja është për një mikun e saj, një të ri që e admiron shumë. Ai i kërkon që ta sjellë aty atë djalë…

Advertisement

Amarilisi i kërkon Eronit të flejë me të, por Nikoja kundërshton. Feliksi vjen pak më vonë tek Amarilisi për t’i sjellë llogarinë e spitalit, por mbetet pa fjalë kur dëgjon një tjetër diskutim të Nikos. Amarilisi është e mendimit se është Nikoja ai që duhet të dalë nga shtëpia, tani që ajo ka një fëmjë me Eronin…

 

Kordelia puthet me Herbertin

Karlitosi merr një ofertë pune për të luajtur muzikë në një bar. Pronari i vendit i kërkon që të luajë ritme të gjalla dhe të njohura të momentit. Nga ana tjetër, Valdirene po bën një jetë të mërzitshme dhe fallso. Pikërisht atëhere vjen Karlitosi dhe i propozon për martesë duke i thënë se tani që ka një punë, ai mund të kujdeset për të dhe për të bijën.

Ashtu siç kishin rënë dakord më parë, Kordelia shkon në apartamentin e Herbertit dhe ata i jepen një pasioni që e kanë përjetuar edhe shumë vjet më parë. Pasi nisin të puthen, ajo ndalet për një moment dhe i kërkon atij t’i japë kohë, për t’i menduar gjërat më mirë…

Feliksi skandalizohet kur mëson se gjyshja e tij e ka kaluar natën me Luteron, ndërkohë që e ëma ka filluar të dalë me një mashkull shumë më të ri se vetja. Atë natë, Pilari darkon me doktor Xhaksin dhe në fund, ai e lë në hyrje të shtëpisë duke i kërkuar t’i premtojë se do të takohen sërish… Feliksi, kurioz për të mësuar se me kë ka dalë e ëma, del të shikojë, i tronditur pasi kurrë nuk do ta kishte menduar se ky mashkull është Xhaksi.

 

Të nesërmen, Eroni i kërkon Feliksit t’ua ulë pak llogarinë që kanë për të paguar për spitalin, pasi nuk mund ta paguajë as ai dhe as Amaralisi, por presidenti nuk lëshon pe dhe i thotë se po e bën këtë sepse dikur, ai e refuzoi.

Atë natë, Brunoja ia jep fotot e Feliksit pastorit që ishte pronar i barit natën kur Paloma lindi Paulinën. Burri i thotë se pikërisht ky është burri që ka ardhur atë natë për të kërkuar një grua shtatzënë.

Marsia shkon në spital dhe hyn me forcë….(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Bidaai” Sakshi vendos t’ua nxijë jetën Alekut e Kushit

Next Post

Noizy dhe Big Mama për shisha në një vend

Advertisement