Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Bjondi që ra në dashuri me arixheshkën e bukur Nga Katan Trebeshina

Vite më parë në Elbasan…
Bjondi që ra në dashuri me arixheshkën e bukur
Nga Katan Trebeshina

Një djalë i bukur bjond, prindërit e të cilit punonin nëna shitëse në një ushqimore, ndërsa i ati oficer te burgjet në Kosovë të Elbasanit, humbet dhe shpallet në kërkim nga organet e rendit. Unë kisha shkuar për vizitë në Elbasan dhe gjeta në shtëpinë e djalit shokë e miq të familjes, punonjës të Degës së Punëve të Brendshme të Elbasanit e të tjerë. “Ka plot njëzet ditë, thoshte e ëma, që ka humbur dhe nuk ka asnjë gjurmë”. “Nuk kemi as shkelje kufiri dhe as ndonjë krim që mund të jetë bërë”, thoshte kryetari i Degës së Brendshme, G.H. “Mirë, u thashë, se për një javë e gjej unë, është i vdekur, i arratisur apo i gjallë”. “Po hë, na e gjej ti, tha kryetari i Degës, na thuaj çfarë të duhet, që t’i plotësojmë” dhe ndërkohë, urdhëroi të më jepnin një autorizim në emër të Degës së Brendshme, për ta përdorur në rast nevoje. Mbasi mora të dhënat se ku punonte, me kë kishte shoqëri, çfarë i pëlqente më shumë e të tjera, mësova se ai ishte dashuruar me një arixheshkë, apo rome, siç i thonë sot. Vajza ishte e komandantit të arixhinjve të Elbasanit i quajtur H., që merrej me shitje kafshësh dhe njihej në Elbasan si matrapazi më i madh, por edhe shumë i pasur. Mbas dy ditësh kërkimi në Elbasan, mësova se H.-ja, gocën dhe djalin bjond i kishte çuar në Shkodër te disa miqtë e tij që i mbanin të fshehur te cirku. I kërkova Degës së Punëve të Brendshmë të Elbasanit të lidhej me degën e Shkodrës, mbasi djali që kërkohej ndodhej në Shkodër në lagjen e arixhinjve, por për çudi, mbas dy ditësh, DPB-ja e Shkodrës ktheu përgjigje se ai nuk ndodhej në Shkodër. U nisa menjëherë në Shkodër dhe shkova te Dega, ku kryetar ishte P.Xh. Mbasi fola me të, ai më tha: “Unë kam gjithë këtë personel e po të them me bindje se nuk ndodhet në Shkodër”. Nga ana tjetër, unë këmbëngulja në timen dhe i kërkova të më jepte një punonjës policie, por pa uniformë, që të më ndihmonte. Kryetari thirri një punonjës policie dhe i tha: “Do vishesh civil e do punosh me këtë shokun që ka ardhur nga Dega e Brendshme e Elbasanit”. Ndërkohë, ndërhyra unë e i thashë: “Unë mund të rri pa ngrënë e pa pirë tre ditë dhe të eci pa u ndalur natë-ditë. Ti, je në gjendje të më përballosh?”. Punonjësi i policisë, nga sikleti, tha se do të bënte ç’ishte e mundur. Dhe kështu, filluam të dy kërkimet. Gjatë rrugës, më pyeti: “Vërtet rri tri ditë pa ngrënë e pa pirë?”….

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Të tjerët mendojnë keq për mua...

Next Post

“Bidaai” Sakshi vendos t’ua nxijë jetën Alekut e Kushit

Advertisement