Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Anjeza Branka: Këto janë pasojat e fiksimit!

Ajo ka thënë aq shumë gjëra për jetën e saj, sa duket sikur ka thënë gjithçka, por nuk është ashtu! Në këtë intervistë, si asnjëherë më parë, Anjeza na flet për “fiksimet” e saj, sa e fiksuar është pas sendeve, supersticioneve, veshjeve e gjithçka tjetër. Anjeza Branka, si kurrë më parë, në gazetën “Intervista”!

 

Fabjola Kuburi: – Anjeza, premton t’u përgjigjesh të gjitha pyetjeve me sinqeritetin më të madh?

Advertisement

Anjeza Branka: – Jam përgjigjur ndonjëherë ndryshe?! (Buzëqesh)

– Çfarë quan ti fiksim?

Ah, e kuptova, doni të më zbuloni edhe ato pak gjëra që nuk kam zbuluar ende, apo jo?! Fiksim quaj kur e do diçka me patjetër… dhe e merr.

– Çfarë mund të ketë dikush tmerrësisht fiksim?

Gjithçka që i pëlqen, por pa dëmtuar të tjerët për ta arritur.

– Është bukur të fiksohesh pas diçkaje, apo ndonjëherë, kjo mund të ketë rezultate negative?

Eh, fiksimi ndonjëherë mund të sjellë edhe probleme, mund të të çojë në situata që nuk i kishe menduar më përpara, por këto janë pasojat e fiksimit.

– A është Anjeza e fiksuar, kur dashuron?

Jo, përkundrazi, jam shumë e kuptueshme dhe sigurisht, kërkoj mirëkuptim.

– Je supersticioze, fiksohesh pas gjërave që të ndodhin gjatë ditës?

Po, jam, por jo aq shumë sa të fiksohem pas gjithçkaje.

– Janë më fiksim djemtë shqiptarë apo të huajt?

Nuk e di, ndoshta secili ka diçka që e bën fiksues, pavarësisht nëse është shqiptar apo i huaj.

– Çfarë duhet të fiksojmë për karakterin e Anjezës?

Që jam e fiksuar pas sinqeritetit, që nuk gënjej dhe që do të doja që ky sinqeritet të më kthehej.

– Shoh që vishesh vazhdimisht me gusto. Je e fiksuar pas veshjeve firmato apo mjafton që veshja të jetë e bukur dhe të të shkojë?

– Unë jam e fiksuar pas gjithçkaje të bukur, mjafton të më shkojë, nuk e kam problem të jetë firmë me patjetër.

– Po pas parasë, je e fiksuar?

Nuk më kanë munguar ndonjëherë, që të jem e fiksuar tani. As kemi shumë, por as na mbarojnë. (Buzëqesh)

– Të është ngulitur ndonjëherë ndonjë gjë aq keq në mendje, sa të është kthyer në fiksim dhe mezi e ke hequr?

Udhëtimet i kam fiksimin që akoma nuk e kam hequr dhe nuk besoj se do ta heq ndonjëherë. Janë gjëra që i bëj me shumë qejf dhe nuk më bezdisin. Kanë pak lodhje, por kënaqësia e justifikon lodhjen.

– Të kanë ndihmuar prindërit me para, apo ia ke dalë gjithnjë mbanë vetë?

Ta thashë edhe pak më lart, unë vij nga një familje që ka qenë gjithmonë mirë ekonomikisht dhe sigurisht që në fillimet e mia, ndihma kryesore kanë qenë prindërit. Më pas fillova të punoja dhe mësova t’ia dilja vetë.

– Je e fiksuar pas rrotacionit, pra, e bën një gjë herë pas here, edhe pse mund të jetë gabim?

Jo, nëse diçka është gabim dhe gabova herën e parë, nuk ka kuptim që të bëhet përsëri. E kam fjalën gjithmonë për gjëra që nuk kanë të bëjnë me ndjenjat.

– Fiksohesh më shumë pas një arome parfumi apo pas një fustani?

– A mund të përgjigjem: të dyja?! Po, po, pas të dyjave fiksohem!

– Lojërat e shkathtësisë apo koleksionimi i pullave?

Nuk jam e fiksuar pas asnjërës.

– Ping-pongu apo tenisi?

Nuk jam e fiksuar, por të dyja më pëlqejnë mjaftueshëm.

– Fluturimi me parashutë apo motorat e ujit?

Motorat e ujit, pa dyshim.

– Kukullat barbi apo kutitë e tualetit?

Kur isha e vogël kisha shumë kukulla dhe i koleksionoja, por edhe kutitë e tualetit i kam pasur fiksim.

– Ke fiksim të bësh apo të të bëjnë foto?

Fotografia është një nga pasionet e mia më të mëdha. Kam fiksim të bëj shumë foto ku objektivi të jem unë, por edhe të bëj. Pse jo, është bukur të kapësh imazhe të bukura.

– Ke fiksim të puthësh apo të të puthin?

– Varet, por më shumë të puth. (Buzëqesh)

– Je e fiksuar pas medias së shkruar apo pas asaj televizive?

Kam qenë shumë e dashur më gazetat, televizionet dhe gazetarët. Pyetini dhe do t’ju tregojnë. Unë i respektoj të gjitha mediat sepse më kanë respektuar dhe kanë qenë të dashur me mua, sikundër unë ua kam kthyer dashurinë duke qenë gjithmonë e gatshme për ta.

– Cili vret më shumë, fiksimi apo dashuria?

Kam përshtypjen që fiksimi. Dashuria rilind, nuk vret.

– Je e fiksuar pas yjeve apo lë realitetin të veprojë?

Nuk jam e fiksuar, por më pëlqen ta lexoj horoskopin. Të jep njëfarë ndjesie pozitive.

– E fiksuar pas lojërave të fatit?

Jo, nuk kam qenë asnjëherë.

– Po pas Facebook-ut?

Jam aktive, por jo e fiksuar.

– Ke qenë e fiksuar pas notave të mira, apo ishe nxenëse mesatare?

– Kam qenë e fiksuar pas notave të mira sepse kam qenë vërtet një nxënëse e mirë.

– E fiksuar pas pabeve apo lokaleve me muzikë live?

– Janë pjesë e punës time, nuk është punë fiksimi këtu.

– Çfarë duhet të fiksojë publiku te muzika që ti këndon?

Atë që ka fiksuar për kaq vite; që unë këndoj për publikun, jam me ta dhe për ta, gjithmonë.

– Aktualisht, ku je e fiksuar në projektet e tua?

Atje ku kam qenë fiksuar gjithmonë, të sjell sa më shumë këngë që publiku im t’i pëlqejë, t’i këndojë, t’i kërcejë dhe t’i fiksojë për një kohë të gjatë.

– Është më mirë të fitosh një llotari apo një konkurs muzikor?

Më mirë një festival! Llotaria është e përkohshme, kurse festivali është një ndjesi që lë gjurmë dhe shije shumë të mirë për shumë kohë.

– Kënga për ty është profesion, pasion apo stil jetese?

Është pasion që u kthye në një profesion, që më solli këtë stil jetese që kam dhe po jetoj.

– Cilat janë gabimet që nuk do të doje t’i përsërisje më në dashuri?

Nuk besoj se ka një recetë që ndiqet në dashuri. Gjërat ndodhin dhe kaq. Mund t’i marrësh me sportivitet, por kaq.

– Mendon se meshkujt kanë më shumë fiksim këngët e tua apo trupin tënd?

– Është pyetje për meshkujt kjo, jo për mua! (Buzëqesh)

– Në dashuri je po kaq dominante sa në këngë?

– Jam tip dominant dhe për aq kohë sa dominoj në këngë dhe ia kam arritur më së miri… Mendoje pastaj në dashuri! (Qesh)

– Cili ka qenë komplimenti më i bukur që të kanë bërë?

– Do të doja shumë të veçoja, por janë kaq shumë, sa nuk di ç’të zgjedh. (Buzëqesh)

– Po vërejtja?

– Kam qenë gjithmonë e mendimit që kritikat dhe vërejtjet ndikojnë për mirë, kudo qofshin, kështu që i kam mirëpritur.

– Çfarë të mërzit më shumë?

Kur mundohen të më hedhin hi syve.

– Çfarë do të bësh nesër, ndonjë gjë që të ka ngelur fiksim?

Zakonisht, nuk kam fiksime, por dëshira që i bëj realitet, por edhe po pata ndonjë fiksim, të jeni të sigurt që do ta heq. Të zgjohemi nesër, pa shohim e bëjmë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A është e mirë ushqyerja sipas grupit të gjakut?

Next Post

Zbulohen sms-të e shkëmbyera mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, pas atentatit me vezë...

Advertisement