Dashi
Vazhdoni projektet që keni filluar tashmë dhe mos u dekurajoni nëse nuk merrni rezultatin e dëshiruar që në fillim. Këtë javë do të keni dëshirë të bëni gjëra të reja, të paprovuara më parë, por mos u shpërndani shumë, bëjini gjërat me radhë, përndryshe do të stresoheni dhe mund të mos arrini atë që dëshironi. Një person i sëmurë ju shqetëson, ju merrni lajme prej tij/saj dhe i tregoni se dini t’u qëndroni pranë të tjerëve kur ata kanë nevojë për ju. Një miqësi e re do të jetë shumë pozitive; tregohuni të hapur për ta parë jetën nga një pikëvështrim i ri.
Demi
Këtë javë në plan të parë do të dalin marrëdhëniet shoqërore. Ju keni plane të organizuara mirë dhe gjithë shoqëria do të bjerë dakord me ato, mbase ngaqë ju i keni bërë gati të gjitha dhe të tjerëve nuk u ka ngelur gjë tjetër, përveçse të bëjnë qejf. Përdorni cilësitë tuaja prej lideri edhe në punë. Një takim familjar ju emocionon, sepse ju sjell ndërmend shumë gjëra nga e kaluara. Ju po vini mënjanë disa para për një projekt që keni në mendje dhe që do të realizohet me sukses.
Binjakët
Saturni ju bën realistë në çift dhe ju do të bëni zgjedhjet e duhura për të dy. Partneri/ja është mirë t’jua vërë veshin, sepse ju keni të drejtë për shumë gjëra dhe keni pozitivitet në vetvete. Nëse jeni beqarë, do të tregoheni aq mendjekthjellët sa të evitoni lidhjet «pa bereqet». Është përsëri Saturni që nuk ju lë të tregoheni naivë. Në punë do të mbështesni pozitat tuaja dhe do t’u provoni të tjerëve se nuk duhet ulur koka gjithmonë. Nuk do të ketë ndonjë konflikt këtë javë.
Gaforrja
Ju mund të keni dëshirë për të rifilluar studimet, ose të paktën të bëni një kurs, sepse ju inkurajon Jupiteri në sektorin e studimeve. Duhet të zgjeroni horizontin tuaj profesional dhe të dilni nga rutina e përditshme, sepse do t’jua kalojnë të tjerët. Përtacia intelektuale nuk është e mirë për karrierën tuaj; mësoni teknika ose gjëra të reja që do t’ju shërbejnë në punë. Neptuni ju ndihmon të kuptoni gjëra që deri tani e kishit vështirë t’i kuptonit.
Luani
Do të fitoni disa para që nuk i prisnit, por mos i prishni menjëherë duke blerë rroba apo gjëra të tjera. Mund t’i fusni në bankë dhe t’i ruani për ndonjë projekt të ardhshëm. Jupiteri në sektorin e financave do t’ju ndihmojë të tregoheni të përmbajtur në shpenzimin e parave. Një takim me një të huaj ju intrigon, por ju do të tregoheni të matur. Saturni në sektorin e dashurisë nuk ju lejon të keni kokën në re. Do të tregoheni të arsyeshëm, gjë e pazakontë kjo për ju.
Virgjëresha
Nëse ju ofrojnë një rritje në detyrë, e shoqëruar kjo me shtimin e përgjegjësive, pranojeni. Ju do të jeni në një fazë progresi në të gjitha fushat. Do të takoni njerëz të nivelit të lartë që do t’ju lënë mbresa. Nuk do ta humbisni shpirtin tuaj kritik, por dini të njihni njerëzit që qëndrojnë më lart se mesatarja dhe kjo ju frymëzon. Gjatë javës do të zgjidhet edhe ndonjë konflikt i vogël që mund të keni me një motër/vëlla, sepse ju nuk rrini dot të nxehur për një kohë të gjatë.
Peshorja
Neptuni është në tension me Uranin. Partneri/ja do t’ju irritojë, por ju do të guxoni ta thoni me zë të lartë se çfarë mendoni. Kjo e forcon lidhjen, sepse nuk ngelet asnjë hije mes ju të dyve. Ju do të ndiheni më mirë, tani prisni të shihni si do të reagojë tjetri/a, sepse doni të shihni një ndryshim të vërtetë. Afërdita do t’ju sjellë qetësinë nga fundi i javës. Një punë do të keni një bashkëpunim të mirë me kolegët. Gjithçka është në harmoni dhe puna juaj, efikase, gjë që ju kënaq.
Akrepi
Marsi vazhdon të jetë në shenjë. Mos u lodhni shumë, pavarësisht se keni shumë energji. Mësoni ta kurseni energjinë dhe ta dozoni, sepse keni tendencë ta shtypni gazin në maksimum, edhe kur nuk është e nevojshme. Ju do të bëni edhe llogaritë për të ditur se sa të shtrini këmbët. Kështu, do të mendoni për të ardhmen, martesën, familjen, fëmijët, shtëpinë dhe nuk do të guxoni të rrezikoni. Marsi në shenjë ju motivon në maksimum.
Shigjetari
Saturni ju shtyn të mendoni se çfarë duhet të bëni për të përdorur potencialin tuaj në maksimum. Ju keni ide e projekte që ju eksitojnë mendërisht, megjithatë, nuk guxoni t’i vini në jetë. Çfarë ju bllokon? Mbase ju mungojnë njohuritë. Në këtë rast, flisni me njerëz që e kanë këtë përvojë dhe që mund t’ju ndihmojnë. Do të ishte gjynah të mos vinit në jetë ëndrrat tuaja, vetëm sepse nuk guxoni të pyesni. Nuk mund të bëhen të gjitha gjërat vetëm.
Bricjapi
Plutoni dhe Jupiteri janë aleatët tuaj këtë javë dhe ata do t’ju japin fuqi e pushtet në mënyrë që të impononi veten. Askush nuk do ta diskutojë mendimin tuaj. Dëgjojini pak edhe të tjerët. Ata mund t’ju mësojnë gjëra të cilat nuk i keni ditur më parë. Nuk është e thënë që ju të keni gjithmonë të drejtë. Në dashuri do të flisni edhe për paratë. Kjo nuk është një temë romantike, megjithatë, bëni përpjekje që të mos veproni vetëm me tru sepse edhe ndjenjat kanë rëndësinë e tyre.
Ujori
Mërkuri dhe Afërdita në shenjë janë pozitivë për dashurinë tuaj. Dialogu dhe romanca do të zgjasin edhe pas Shën Valentimit. Kështu mund të parashikoni një udhëtim në çift. Nëse jeni beqarë, një shok/shoqe do të përpiqet t’ju prezantojë dikë. Pranoni, sepse ka shanse të takoni një njeri interesant, me të cilin mund t’ju puqet ylli. Në punë gjërat po lëvizin dhe ju do të ndiheni të kënaqur. Do të jeni edhe në formë këtë javë.
Peshqit
Dielli dhe Neptuni janë në shenjë dhe do të keni plot surpriza, ndaj hapni sytë mirë mbi shenjat e vogla që ju dërgon fati. Pranoni çdo ftesë të papritur që do t‘ju bëjnë, flitini për ëndrrat tuaja profesionale një shoku/shoqeje që mund të ketë kontakte. Intuita juaj bie në sy në këtë moment dhe ëndrrat janë parathënëse të realitetit. Në dashuri mund të ndiheni paksa të zhgënjyer, por së shpejti, Afërdita do të vijë në shenjën tuaj, duhet vetëm pak durim.