Vasundra takohet me Sakshin, e cila vazhdon të mendojë për atë që po bisedonte Taruni. Sakshi i përgjigjet Vasundrës se e ka vendosur tashmë që të martohet me Alekun. Nga ana tjetër, Taruni vret mendjen nëse Sakshi do t’i qëndrojë besnike atij, gjë që kjo e fundit e dëgjon dhe merr vendimin e saj, pa e ditur se e gjitha kjo është një lojë nga ana e Tarunit për të arritur qëllimin e tij. Vasundra njofton për fejesën e Sakshit me Alekun, duke i shokuar të gjithë. Vajza del para të ftuarve dhe thotë se ka qenë varfëria që e ka shtyrë të marrë këtë vendim. Aleku kujton Sadnën dhe i mërzitur, ia heq gjerdanin Sakshit nga qafa. Sakshi u thotë të tjerëve se do ta shërojë Alekun dhe falënderon Vasundrën. Prakashi debaton me këtë të fundit…
Ragni dhe Anmoli zbulojnë se Sakshi ka të dashur
Ragni dhe Anmoli e sigurojnë Prakashin se do të hetojnë për të gjetur arsyen se pse Sakshi pranoi të martohej me Alekun. Sakshi sërish trembet nga sjellja e egër e Alekut. Taruni vjen ta takojë Sakshin jashtë ambientit ku po bëhet festa. Ai lumturohet kur mëson nga Sakshi që ajo ka pranuar të martohet Alekh, por hiqet sikur është i trishtuar. Taruni ka qëllim ta përdorë Sakshin për t’i marrë para familjes Raxhvanxh. Ragni dhe Anmoli dyshojnë në qëllimet e Sakshit dhe përpiqen të gjejnë arsyen se pse ajo pranoi të martohej. Kështu, ata e ndjekin atë kudo që shkon.
Ragni dhe Anmoli dalin për të gjetur informacione rreth Sakshit. Nga ana tjetër, kjo e fundit shtiret sikur është e lumtur kur është përballë Vasundrës, Kushit dhe Tamanës. Ragni dhe Anmoli gjejnë një dokument të Sakshit ku ndodhet një ndërtesë. Ata shkojnë të takojnë ndërtuesin dhe tronditen kur mësojnë se Sakshi është e dashuruar me dikë dhe dëshiron të martohet me të. Ata përpiqen të mbledhin informacion rreth Tarunit. Taruni dëgjon bisedën e Anmolit dhe Ragnit me ndërtuesin e tensionohet. Prakashi përpiqet më kot ta bëjë Sakshin të kuptojë se po gabon me sjelljen e saj…
Sakshi mëson se është shtatzënë
Ragni njeh Tarunin nga dosja e pronës së Sakshit. Vasundra dhe Koshalia flasin për martesën e Alekut. Ragni falënderon Anmolin që po e ndihmon. Ragni i tregon Vasundrës të vërtetën që ka zbuluar për Sakshin, por për habinë e saj, Vasundra nuk i kushton aspak rëndësi. Vjen Sakshi dhe përpiqet të ndikojë mbi Vasundrën dhe Ragnin me fjalët e saj. Taruni flet me mikun e tij në lidhje me komplotin që do të bëjë dhe me mënyrën se si do të pasurohen duke përdorur Sakshin.
Koshalia dhe Prakashi diskutojnë në lidhje me martesën e Sakshit. Kushi dhe Vasundra përpiqen ta bindin Alekun që të martohet përsëri. Sakshi mëson se është shtatzënë dhe kjo e trondit, kështu që informon Tarunin dhe i kërkon atij të shkojë të tërheqë përgjigjet e analizave të saj të gjakut. Taruni përpiqet ta bindë Sakshin të ikë bashkë me bizhuteritë e martesës, pasi para se Taruni të marrë…
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)