Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Çfarë nuk dini për gjarpërinjtë
Qyteti kinez me shumë gra, ku burrat kanë nga “tre të dashura”
Qumështor pa petë

Qyteti kinez me shumë gra, ku burrat kanë nga “tre të dashura”

 

Kjo do të ishte ëndrra e çdo burri! Në vende të tjera një burrë i tillë do të konsiderohej si donzhuan, por në qytetin Dongguan, të provincës kineze të Guangdongut, kjo gjë është normale. Një burrë nga ky qytet u shpreh në media se aty konsiderohej “turp” të kishe vetëm një të dashur. Kjo gjë shkaktohet nga zhbalancimi i madh mes dy sekseve në qytet. Aty, raporti burrë-grua është 89 me 100, sepse shefat e fabrikave të mëdha preferojnë më shumë të marrin në punë gratë (si më të besueshme) sesa burrat. Një burrë u shpreh në televizionin lokal se në qytet më lehtë gjeje të dashur, sesa punë, ndërsa punëtori i fabrikës Li Bin u shpreh: “Unë kam tre të dashura dhe që të treja e dinë këtë. Shumë prej shokëve të mi gjithashtu kanë më shumë se një të dashur. Kjo situatë është shumë normale”. “Punëtore të reja, të bukura ka gjithandej. Ato janë të thjeshta dhe me to merresh vesh mirë, atëherë pse të mos kesh shumë të dashura?”, tha Xiao Lin, duke vazhduar “do të ishte turp për dikë të kishte vetëm një të dashur. Të gjithë do të qeshnin me të”. Ai tha se kjo ishte një sjellje e pranueshme për të rinjtë. Shumë burra në Dongguan bëjnë punë të vogla, part-time, kështu që janë gratë ato që paguajnë. Yi, i papunë, shprehet: “Ka plot gra në Dongguan dhe ato nuk duan para, duan një burrë”. Në gazetën lokale u shkrua se gratë e injoronin faktin që i dashuri i tyre kishte edhe të tjera, sepse kështu ishte më mirë sesa të ishin vetëm.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë nuk dini për gjarpërinjtë

Next Post

Qumështor pa petë

Advertisement