Kur lexova lajmin për dorëheqjen e profesorit të nderuar Ramadan Zejnullahu nga pozita e rektorit të UP në fillim ndjeva një keqardhje të theksuar. Një kuadër i tillë i lartë arsimor (kam pasur rastin ta njoh figurën e tij të fuqishme të studiuesit të shkencës qysh në shkollën e mesme) të tërhiqet nga ai pozicion strategjik i arsimit-shtyllës së kombit e shtetit shqiptar të Kosovës?!… -Kjo nuk tingëllon mirë,-aspak!
-Por, kur e lexova arsyetimin e dorëheqjes së këtij shkencëtari të vërtetë, atëherë shpirti m´u mbush me një optimizëm të fuqishëm.
Kjo është e natyrshme, sepse intelektuali i vërtetë me çdo vepër të tij i ndihmon njeriut, kombit dhe njerëzimit. Aq sa kam pasur mundësi të informohem, profesori Ramadan ka luftuar dukuritë negative në UP, sidomos pas ardhjes në pozitën e rektorit. Dhe, kjo është krejt e natyrshme për një shkencëtar të mirëfilltë. -Sepse, shkenca e vërtetë dhe përparimi i vërtetë arsimor s´ka sesi të pajtohet me gënjeshtrën, injorancën, amoralitetin, nepotizmin e (hajninë (korrupsionin), tipare këto që fatkeqësisht e kanë mbërthyer pothuajse çdo institucion shtetëror e publik në Kosovë! Dhe, të gjitha këto tipare të shëmtuara të katastrofës (jo vetëm arsimore) në Kosovë, profesori i nderuar i ka përmbledhur mjeshtërisht në një emërtim: DEGRADIM AKADEMIK! -Dhe, kur një gjë e tillë ndodhë në universitet atëherë mund ta marrim me mend se çka ndodhë në shkollat e mesme dhe ato fillore anembanë Kosovës! Do ta ilustroj këtë, me një ngjarje të vërtetë: Një shok imi nga Drenica, veteran i orëve te para të UCK-së, megjithë gjendjen e vështirë shëndetësore, ka disa vite që u detyrua të emigrojë jashtë Kosovës, sepse shteti i Kosovës nuk i kreu obligimet ndaj tij. -Para një jave kur po bisedoja me të më tha: Më ka kërkuar nëna ca para një ditë (nëna e tij ende jeton në Drenice dhe është analfabete). Çomi do pare o bir !-më tha. -Pse të duhen ato para, moj nënë?-e pyeta. Dua ta kryej edhe unë një fakultet!-më tha. Dhe, kur mbaroi rrëfimin, krisi gazi mes nesh! Hahaha! Unë e dijë se, nëna e tij bën shumë humor, por edhe është shumë e mençur, bile edhe humorin e ka me thumba! … -Biseda me mesele si kjo, ka traditë në Drenicë. E, ju mund ta merrni këtë vetëm si humor, por populli thotë: “Hajgarja është gjysma e së vërtetës! Me këtë desha ta ilustroj një dukuri-pasojë të degradimit akademik në Kosovë-dukurinë e shitjes së diplomave te shkollimit (jo vetëm) universitar! -Kjo dihet botërisht se, është duke ndodhur jo vetëm në Kosovën e pasçlirimit, por edhe në Shqipërinë administrative në këto vitet e demon-kracisë! O sa tragjike, kur edhe analfabetët mund të bëhen akademikë në vendin tonë!!! Të barazohet i shkolluari me të pashkolluarin…! I dituri, me të pa diturin…! Kjo është katastrofale për kombin tonë!… Dhe,. për çdo komb tjetër (në këso gjendje) në botë! Nuk thotë kotë populli: “I padijshmi të tradhton nga padija”! Tash e kam me të qartë se, pse deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për kushtetutën e anti-shqiptarit, Ahtisari-pa e lexuar dhe pa e kuptuar fare!!! Tani, e kuptoj se, pse deputetet e Kuvendit te Kosovës në vitin 2013 votuan për bisedime pa kushte me Serbinë dhe për marrëveshje me të, pa e njohur fare thelbin e atyre marrëveshjeve!!! Bile, po të mos ishte gazi lotsjellës i opozitës ata do të na kishin bërë “gazin e botës”!!! Do të kishin votuar për 23 shkeljet e Kushtetutës së Kosovës!!!(Ohahahahahahohohohoho!) Shkelje, që u kryen nga Isa-kryeministri akademik(!!!)(mos qeshni-është anëtar i ASHAK!!!) dhe nga Hashim-studenti i Historisë! (Nuk e dijë sa diploma fakulteti i ka ble deri sot, por një gjë të gjithë e kemi pa qartë: Ai s´ka haber me Histori!) Bile çka është edhe me keq, analfabetë akademikë po del të jenë edhe këshilltarët e tyre! (Ahahahahohoho! Po qeshi nga zori!…Medet për ne kush po na udhëheq!) -Pra, shihet qartë se, degradimi akademik paska kapluar plotësisht qeverinë e Kosovës!!!… Historikisht dihet se, klasa sunduese përcakton kulturën sunduese të një populli. Prandaj, mos u çuditni që një pjesë e popullit ka filluar të degradohet (degjenerohet),-poashtu! Tani çështja është, si të dilet nga kjo gjendje katastrofale?! Se pari duhet gjetur shkaktari i kësaj gjendjeje. Dhe, këtu na ndihmon shumë profesori i nderuar Ramadan Zejnullahu kur na sqaron se, prapa këtij degradimi qëndron klani i keqbërësve të fuqishëm. Çdokush lehtësisht konstaton se në Kosovë janë dy lloje njerëzish të fuqishëm. Një lloj që fuqinë e marrin nga puna dhe dija dhe një lloj që fuqinë e marrin nga pushteti ose në bashkëpunim me pushtetin.
-Tani, po shihet se kush janë keqbërësit apo jo?
O vëllezër shqiptarë! A po e shihni se po na udhëheqin, qeveritarët akademikë analfabetë?! Mos u çuditni pra, pse këta po na e sjellin Serbinë fashiste brenda në Kosovë me anën e “Zajednicës”! Mos u çuditni pra, pse këta po ia falin Malit te Zi 9000 hektarë tokë të Kosovës! Mos u çuditni pra, pse ikën 100.000 shqiptarë nga Kosova brenda një nate! Mos u çuditni pra, pse shqiptarët në Kosovë po vuajnë kaq shumë! Mos u çuditni pra, pse Kosova qysh nga viti 1989 po shkon prapa! Bile, së paku pas luftës së UCK është dashtë të shkojë përpara!… …Sepse, si para luftës edhe pas luftës po na udhëheqin ish-shërbëtoret e Sllobodan Millosheviqit! Për Isën e LDK-se e kemi ditur! Për Hasën e PDK-së e mësuam tash vonë, (ma mirë vonë se kurrë)! -Tani, një gjë është e qartë, si drita e diellit: Populli shqiptar dhe kjo qeveri e Kosovës, nuk shkojnë bashkë kurrë! Kurrë nuk kanë qenë bashkë, në të kaluarën dhe kurrë nuk do të pajtohen as në të ardhmen! -Siç e pohon edhe opozita krerët e qeverisë kane bërë aq shumë turpe dhe krime ndaj kombit shqiptar; prandaj frikësohen të dorëhiqen, sepse e dinë se i pret burgu! Prandaj, o popull mos kujtoni se, ata do të dorëhiqen ndonjëherë! Nëse doni të jetoni si njerëz të lirë e të barabartë-rrëzojeni këtë qeveri tradhtare! Nëse doni të vazhdoni të vdisni për së gjalli,-mbajeni këtë qeveri tradhtare!