Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Është e dëmshme t’i mbaj syzet disa vjet?

 

– Doktoreshë Rezarta, së pari, ju përshëndes. Jam Nikolini dhe vuaj nga miopia. Prej kohësh mbaj syze. Syrin e djathtë e kam me numër 12 dhe syrin e majtë, me numër 10. A ndikon mbajtja e syzeve për një kohë shumë të gjatë në rritjen e numrit? Kam frikë të bëj operacion me lazer, edhe pse doktori ma ka rekomanduar një gjë të tillë. Dua të vazhdoj të mbaj syze. A do të jetë e dëmshme nëse i mbaj syzet edhe për disa vjet të tjera, pavarësisht se nuk i dua fare? Jam 25 vjeç.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: I dashur Nikolin! Nga letra juaj e shkruar unë kuptoj që ju vuani nga një defekt shikimi, i cili është i lindur dhe quhet Myopia Alta. Ky defekt shikimi është gjithmonë i pranishëm në trupin tuaj, pasi ka të bëjë me faktin që boshti optik i syrit tuaj është më i madh sesa norma dhe figura nuk arrin të fokusohet në retinë në qendrën e të parit, por shumë më përpara. Ju keni lindur me këtë defekt shikimi. Që në fëmijërinë tuaj e keni patur shikimin të dobët për larg, i afroheshit shumë televizorit ose e afronit shumë çdo objekt për të parë. Që në krijimin tuaj si fëmijë, embrion dhe fetus në mitrën e nënës suaj, sytë tuaj janë krijuar me bosht optik më të gjatë sesa norma. Ky defekt në përgjithësi është i trashëguar dhe ndoshta po të merrni një pyetësor në lidhje me të afërmit tuaj, ose nga nëna ose nga babai, do të kishte ndonjë të afërm me defekt si ju.

Advertisement

– Përsa i përket pyetjes suaj nëse do të ndikojë për keq në sytë tuaj mbajtja e syzeve apo jo, unë po ju them të kundërtën, që mbajtja e vazhdueshme e syzeve parandalon mundësinë e rritjes së numrit. Ndërsa përsa i përket faktit që ju nuk i pëlqeni syzet, por jeni i detyruar t’i mbani ato, kjo nuk përbën më problem në praktikën okulistike, pasi tashmë kanë dalë rëndom në qarkullim lentet e kontaktit, që janë mjete mjekësore të cilat aplikohen mbi xhamin e syrit, ngjiten në të dhe realizojnë shikimin jo vetëm të barabartë me syzet, por diçka edhe më të mirë se syzet. Kjo, pasi lentet e kontaktit janë struktura të vendosura direkt mbi xhamin e syrit dhe distanca midis xhamit të syzes dhe syrit në rastin tuaj kur jeni me syze neutralizohet fare dhe bëhet zero dhe shikimi me lente është më i plotë dhe me fushëpamje më të plotë se me syze. Lentet mund t’i porosisni tek Optika Union që gjendet në kryqëzim të 21 dhjetorit, pranë Kolegjit Turk. Përsa i përket ndërhyrjes me lazer, nuk përjashtohet mundësia për miopinë në rastin tuaj, por më duken zgjedhje më komode, me më pak pasoja dhe me më pak shpenzime syzet dhe lentet e kontaktit. Ju falënderoj për letrën.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më kruhen shumë veshët

Next Post

Ka lidhje tiroidja me humbjen e shtatzanisë?

Advertisement