PAK FJALË PËR VIZITËN E XHON KERRT NË SHQIPËRI…
Mua veç tjerash, nuk më la përshtypje të mirë, kur Kerri deklaroi: “Mirë jeni, veç vazhdoni kështu, se mirë jeni”?!?!?!
-Po, si mund të deklaronte ashtu një mik i vërtetë, kur trashmë gjërat me shumë katrahura në Shqipërinë Etnike, “po shihen prej aeroplani”! (Fj, popullore shqiptare). Andej nga Tirana, Shqipëria po ballafaqohet me vështirësi të mëdha ekonomike, politike, ushtarake, sociale, me vështirësi të natyrave të ndryshme me turpe dhe krime nga më monstruozet, të shkaktuara nga pushtetarë e opozitarë, të shkaktuara nga hajnitë (korrupsioni) dhe nga mafia me apo pa pushtet. Atje, ku populli po vuan si në kohën e feudalizmit zogollian nga papunësia dhe varfëria, atje ku “ ligjet e xhunglës” këto 25 vite “demokraci” kanë bërë dhe po bëjnë kërdinë.
– Poashtu, kjo gjendje e rëndë; larg qoftë e pashpresë, është në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare; shto pastaj krizën politike-ushtarake kur Serbia pandërprerë herë me mashtrime, herë me dhunë po vërsulet jo vetëm nga veriu, por ajo po pretendon që, përmes “Zajdenicës” të krijojë në Kosovë një Bosnjë të dytë. Kosova ka probleme serioze me Demarkacionin, në kufi me Malin e Zi. Shteti fqinj dhe klasa e sotme politike në pushtet, me mashtrime po përpiqen të ndajnë malet shqiptare andej kah Rugova. Opozita e bashkuar në Kosovën shqiptare të cilën ky z, Kerri & Co e trajtojnë si shtet “sui generis”, pra, klasifikojnë si shtet multietnik; kur në trojet e saj jetojnë mbi 95% shqiptarë, një shtet pa sovranitet ku as pas 16 vitesh gjysmë –çlirim,-pasi ia shuan, ia “modernizuan-zezuan; të ashtuquajturit, “miqtë e mëdhenj”, pas luftës; as pas 8 vitesh shpallje të pavarësisë nuk i lejohet të ketë Ushtrinë e saj, vetëm për arsyen krejt të pa bazë, sepse, këtë nuk po e lejon Serbia fashiste. -Prandaj, opozita e përkrahur nga populli, ka disa muaj po shkon fyta-fytas me forma të rezistencës paqësore , kundër reaksionit të egër për të penguar ricopëtimin e atdheut. Z, Kerri, si duket , nuk e paska parë nga aeroplani urën e kuqe të Lumbardhit (të ish- Ibrit); të larë me gjak shqiptarësh që e kundërshtonin që prej vitit 2000 ndarjen e Mitrovicës.
-Tash e 16 vite në Kosovë është dhe një qytet i ndarë si Jerusalemi, nuk ishte i ndarë as në kohërat e krajilve më të egra; e ndanë politikat reaksionare serbo- ballkanike –europiane; po, vallë pse Amerika heshti dhe po heshtë ndaj kësaj ndarjeje të Mitrovicës?! Pse po heshtë ndaj kritikave, për sahanlëpirësit e huaj, të qeverisë mercenare të Isë Hashimit, -e cila me mashtrime e dhunë ndaj opozitës dhe popullit, po nëpërkëmbë çdo ide dhe kërkesë të pastër për barazi dhe sovranitet të kombit shqiptar?! -Shqiptarët në Maqedoni, për vite të tëra si dikur para luftës, po i nënshtrohen një dhune të paparë egërsie nga qeveritë reaksionare dhe tani nga pushteti gjakatar i Gruevskit dhe sahanlëpirësit e tij shqipfolës.
-Gjendje tejet e rëndë është në robëri, Kosova Lindore. Shqiptarët nuk lejohen, as sot e sot të mësojnë me programet e tyre shqiptare, me librat shqipe të dërguara nga Prishtina apo Tirana. -Atje, nuk flitet dot, për Asociacionin e tipit “kosovar” , Europa, për këtë “ zgjidhje të drejtë” që po e konsideron për serbët kolonë në Kosovë, po heshtë, për shqiptarëve etnikë që jetojnë prej shekujsh në trojet e tyre. Nga diskriminimi më i zi barbar, nga persekutimet politike, ekonomike e të tjera, emigrimi i shqiptarëve po vazhdon me të madhe, atje, policia gjakatare, e qeverisë “demonkratike” të Serbisë fashiste, ua mohon jo vetëm të drejtat e të gjallëve, por ua rrënon dhe monumentet e heronjve të tyre që ranë për idealet e lirisë. Atje, ku -tamam si kudo në trojet shqiptare me qindra e mijëra;-sikur sirianët që po ikin nga lufta, sot shqiptarët po ikin nga papunësia, që po e sjellë varfërinë, po ikin dhe nga pasiguria që po e shkakton zbatimi i keq i ligjeve,-kur, sot po shihen qartë padrejtësi të mëdha që po veprojnë me ligjet e xhungës; -sot, nga mendjet e ndritura të shkencës, po thuhet hapur: drejtësia ka vdekur në trojet shqiptare, ka dhe shumë të tjera paudhësi që sot po na i shkaktojnë fqinjët tanë, bashkë me politikanët e majmur me pushtet që, pothuajse aspak nuk po marrin përgjegjësi për mbrojtjen e popullit dhe të atdheut të vet.
-Pastaj, gjendja e shqiptarëve në Malësinë e Madhe, është poaq e keqe. Shqiptarët atje shtypen nga çdo e drejtë kombëtare, shtypen madje dhe nga çdo e drejtë që ua njeh Kushtetuta e Malit të Zi;- fjala vjen, atje me një shovinizëm dhe cinizëm të paparë, janë të mohuara të drejtat e pushtetit lokal. -Ndonëse shqiptarët janë shumicë, komuna si Ulqini, Vladimiri e të tjera, ende ju mohohet e drejta për qeverisjen lokale, ashtu si komunat tjera me shumicë malazeze në Mal të Zi. -Gjithashtu, gjendja shumë dramatike dhe aspak e mirë është për shqiptarët e Çamërisë, ndonëse Greqia hiqet si shtet demokratik, shqiptarët i trajton si mos më keq; ka kaluar mbi gjysmëshekulli që, pas gjenocidit dhe shpërnguljes masive me dhunë të tmerrshme ndaj popullit çam, as sot e sot atyre nuk ua njeh të drejtën për t´ua kthyer pronat e veta. Kjo “gjendje lufte” që Greqia e mbanë me Shqipërinë gjatë kësaj kohe, aspak nuk i shërben stabilitetit dhe paqes në rajon. Shovinizmi grek është i pangopur për pushtime të reja, sipas formave mashtruese të cilat u paraprinë me ato agresive. Greqia, krejt paarsyeshëm duke mos u ngopur me gjithë ato territore shqiptare andej, për më tepër pretendon, kinse, Shqipëria e jugut i paska grabitur asaj shumë territore?!!! Prandaj, për të mbuluar turpet dhe krimet që i ka bërë dhe po i bënë edhe sot ndaj refugjatëve shqiptarë, ajo me cinizëm e mbanë në fuqi “gjendjen e luftës” me Shqipërinë. Të gjitha këto do të duhej t´i dinte një mik i madh,-siç po pretendojnë shumë nga shqiptarët se e kemi Kerrin dhe shtetin e tij, Amerikën. Populli shqiptar e thotë një fj, e urtë popullore: “Miku, dihet se, është mik, në të vështirë e në rrezik”.
-Është fakt i pamohueshëm që, në vitin /1998/1999, Amerika u tregua mike e madhe ndaj popullit shqiptar në Kosovë, kur na ndihmoi të çlirohemi pjesërisht nga regjimi kriminal i S. Millosheviqit, duke e bombarduar bashkë me aleatët e saj të NATO-s, Beogradin, -por, siç pohojnë vet miqtë tanë, “u bë për të ndalë masakrat dhe luftën”;-kjo, “alibi ekzaltimi”, nuk do të thotë se, është e drejtë dhe demokratike që, tash për hir të asaj ndihme dhe ruajtjes së paqes në rajon, përsëri të sakrifikohen trojet shqiptare, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, për faktin që shqiptarët pandalshëm të jenë viktima të shteteve fqinje, që ato të marrin kur t´u leverdisë atyre nga një pjesë nga trungu i Shqipërisë Etnike, ku të duan, nga toka, malet o deti.
-Shqiptarët, nuk luftuan që, tash pas tri luftërave “miqtë” dhe armiqtë e tyre, t´ua zvogëlojnë dhe t´ua varfërojnë atdheun e tyre, ta shtypin kaq gjatë popullin tonë bashkë me pushtetarët shqipfolës, servilë dhe bashkëpunëtorë të fqinjëve tanë agresorë, të cilët nën sqetullat euro-atlantike dhe ruse, po pasurohen duke u bërë milionerë/e, me turpe e krime; mbi gjakun dhe djersën e popullit; me hajni dhe duke i prerë si me thika; me mashtrime e dhunë kufijtë dhe ardhmërinë e ndritur të Shqipërisë Etnike. -Bota demokratike dhe anti-demokratike, duhet ta ketë të qartë se; kjo, rrugë e tyre është rrugë pakrye, kjo rrugë natyrshëm shpie në pakënaqësi të mëdha, me ngjarje të paparashikuara, shpie në reagime të drejta dhe shumë të fuqishme, kjo, pastaj e sjellë destabilizimin dhe prishjen e paqes në rajon. Kerri dhe të gjithë ata që na thonë me fjalë se janë miqtë tanë, duhet që ta shtrijnë më tej ndikimin e tyre jo vetëm propagandistik me pompozitetin mediatik disa ditor, por t´i gjenden pranë kombit shqiptar t´ia kthejnë atij territoret,-pra fitoret e humbura për të cilat luftoi gjatë shekujve, t´i shtypin pamëshirë përpjekjet e fqinjëve tanë okupatorë dhe pushtetarëve shqipfolës mizorë, për të na kthyer prapa në historinë e mesjetës të ambicieve të krajlive dhe të mbretërive të vjetra, për ta bërë Shqipërinë Etnike, “mish për topa” vetëm për t´i realizuar interesat e tyre gjakatare dhe meskine. Kombi shqiptar po zgjohet! Shqipëria Etnike nuk lejon. Jo, z, Xhon Kerri! Shqipëria nuk është mirë! Shqipërisë, i duhen ndryshime pozitive, mbase edhe ju do të bindeni një ditë, mos lejoni të bëhet vonë!
16. Shkurt, 2016