Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Intimitet dhe kuriozitete…

 

Vera është ende larg, por edhe dimri nuk është më pak i nxehtë. Ja disa nga filmat më seksi të vitit dhe lajme të tjera të këtij muaji…

 

Advertisement

  1. Filmat me skenat më seksi të 2015-ës

Në revistën franceze “Premiere” janë publikuar 15 titujt e filmave me skenat më të mira të seksit të këtij viti. Ne kemi zgjedhur 3 skena dhe ja, cilat janë ato:

Numër 3. Kethrin Uaterstoun në filmin “Inherent Vice” (Ves i ngulitur), ku ajo ngacmon aq shumë Hoakin Finiks, sa ai e qëllon me shpullë në të pasme.

Numër 2. Sise Babett Knusen dhe Kiara D’Ana në filmin “Duka i Burgonjës”, ku aktorja e parë, 46 vjeçare shpalos seks-apilin e saj përballë Kiarës së nënshtruar.

Numër 1. Të gjithë aktorët e filmit francez “Love”, nga Karl Glusmani tek Aomi Miok dhe Klara Kristin. Kjo është pa dyshim treshja erotike e vitit, edhe më e mirë se aktorët e “50 nuancat e Greit”.

 

  1. Aplikacionet e takimeve, akuzohen se po përhapin SST

Ky është një konstatim i bërë nga OKB-ja, i cili më shumë mbështetet te shifrat. Gjatë dy vjetëve janë bërë kërkime te të rinjtë e zonës së Azisë lindore dhe juglindore, nëpërmjet UNICEF dhe UNAIDS. Kështu, adoleshentët e moshës 15-19 vjeç përfaqësojnë 15% të të infektuarve rishtas nga virusi HIV në Azi, ku të rinjtë gej ishin ata më të prekurit. Shkaku, thonë shkencëtarët, janë aplikacionet e takimeve, të cilat janë përgjegjëse edhe për shtimin me 33% të rasteve të sifilizit në Britaninë e Madhe gjatë vitit 2014. Uitnei Kordova, një specialiste për këto çështje në Fondacionin Healthcare AIDS, nuk heziton të akuzojë drejtpërdrejt konceptuesit e këtyre aplikacioneve, duke argumentuar se ato shtojnë “rrezikun e infektimit dhe përhapjes së shpejtë të SST-ve”. Profesoresha denoncon gjithashtu apatinë e krijuesve të këtyre aplikacioneve, që i presin kritikat me një ngritje supesh. Ndërkohë, Tinderi, zhvilloi një fushatë për të sensibilizuar njerëzit për përdorimin e prezervativit, por nga fotoja te sëmundja, distanca është e shkurtër…

 

  1. Aplikacioni XY që tregon gjithçka

Bëhet fjalë për një aplikacion ende në formë projekti, në platformën KissKissBankBank, ku do të publikohen dëshmi, sondazhe dhe fakte pikante mbi jetën personale seksuale, sidomos të atyre që nuk e kanë për gjë t’i thonë këto gjëra dhe të merren me thashetheme. I vetmi rrezik që ky projekt të mos realizohet është të mos gjejë financimet e duhura ose edhe më keq, të kthehet në një lojë me barcaleta… Gjithsesi, të paktën do të jetë zbavitës.

 

  1. Xhastin Biberi, dashnori më i mirë në botë?!

Modelja britanike Laura Karter, 30 vjeçe, ka rrëfyer në revistën “The Sun” natën e çmendur që ka kaluar me vogëlushin Biber. Këngëtari 21 vjeçar e ka vënë re gjatë turneut të tij në Londër, pastaj në klubin ekskluziv, Tape dhe më pas e ka ftuar në suitën e tij bashkë me një vajzë tjetër. “Xhastin Biberi filloi të luante një lojë dhe më pas ka çuar një vajzë në dhomën e tij. Ai është kthyer pas nja 20 minutash me mbathje, për t’i kërkuar Laurës që të bashkohej me ta. “Ishte diçka irreale. Dritat ishin të fikura dhe filluam të putheshim të mbështetur pas murit. Kur pashë shtratin, aty kish një vajzë tjetër. Dukej që ata kishin bërë diçka. Shkuam në shtrat dhe filluam të zbaviteshim të gjithë së bashku”, ka rrëfyer Laura. Megjithatë, shumë shpejt, vajza tjetër ka ikur dhe Karteri tregon: “Ai nuk u përpoq ta mbante. Në fakt, ai dukej i lumtur që kishim mbetur vetëm ne të dy. Ne bëmë dashuri në një mënyrë fantastike dhe në fund, pimë një cigare e biseduam. Ai më bëri shumë pyetje, si çfarë pune bëja. Ai është pak mendjemadh, si të gjithë amerikanët, por nuk më zhgënjeu”. Çfarë mund të mendojmë ne pas gjithë këtij rrëfimi?

 

  1. Aktorja porno akuzon kolegun për përdhunim

Stoja dhe Xhejms Dini janë dy nga aktorët amerikanë porno më të famshëm dhe seksi si edhe nga më origjinalët: Ajo sepse mburret me fizikun e saj natyral (pa silikon) dhe ai, sepse hiqet si feminist. Kur ishin shfaqur që të dy si çift në tapetin e kuq, në Festivalin e Venecias, më 2103-ën, ishin diskutuar shumë nga të gjithë. Megjithatë, Stoja, 28 nëntorin e kaluar, në Tvveter të shkurtër akuzoi kolegun dhe ish-in e saj për përdhunim. Një bombë e vërtetë. «Futesh një moment në internet dhe sheh se njerëzit lëvdojnë feminizmin e këtij djali që të ka përdhunuar. Është një moment m…». «Xhejms Dini më mbajti fort dhe penetroi megjithëse i thoja “jo”, i thoja të ndalonte, përdorja “kodin tim të sigurisë” (fjalë sekrete që përdorin aktorët e pornos për t’i dhënë sinjale njëri-tjetrit). Tani e kam të pamundur t’i pranoj duke buzëqeshur fjalët e mira që thonë të tjerët për të”. Kjo është hera e parë që flitet për përdhunim në industrinë e pornos, sepse edhe kufiri i pranimit në profesionin e tyre është një koncept për të cilin flitet më pak sesa te gratë e tjera. Më pas, tetë kolege të saj kanë rrëfyer gjithashtu se janë përdhunuar, duke treguar fakte të reja për Dinin. Kështu, aktori është përzënë edhe nga Komiteti për Mbrojtjen e Aktorëve në Filmat për të Rritur, por edhe nga siti The Frisky, si edhe janë tërhequr nga interneti videot e tij. Edhe aktore të tjera të pornos e kanë pranuar këtë fakt. Pornoja është një mjedis i vogël, shumë vetë e dinin, por askush nuk kishte guxuar ta denonconte më parë. Ndërkohë, Stoja qëndron fort në pozicionet e veta, por nuk e ka hedhur në gjyq, ndërkohë që Dini mbrohet duke thënë  se janë “shpifje për shkaqe xhelozie”. Me një fjalë, një mbrojtje klasike. Çështja është ende në zhvillim…

 

  1. Alja Gad, mësuesja e seksit në botën arabe

Në Egjipt bëjnë seks, por nuk flasin kurrë për të… Po kjo gjë ka ndryshuar duke filluar nga viti 2010, kur u krijua Afham TV (Të kuptosh TV) dhe në të, filloi transmetimet Alja Gad. Ajo ka tashmë 165 mijë të abonuar që e ndjekin, nga Maroku në Arabinë Saudite dhe bën atë që asnjë mësuese nuk është e autorizuar të bëjë: Edukimin seksual me fjalë të thjeshta dhe zbavitëse, pa bluzë infermiereje seksi, pa terma të ndërlikuara. Gadi ka studiuar në universitetin Ain Shams të Kajros, ku është specializuar për edukatën shëndetësore, prandaj di ç‘të thotë dhe me një ton prej mësueseje, ndërkohë që shmbështjell prezervativët, ose prek me majën e gishtit një vizatim mjekësor të aparatit gjenital mashkullor. Në këtë mënyrë, ajo ka siguruar vëmendjen e shoqërisë konservatore arabe. Videoja e saj në YouTube për madhësinë ideale të penisit ka arritur 1.6 milionë klikime.

 

  1. Jeta dashurore dhe seksuale e pandave

E dimë se riprodhimi i pandave është shumë i ndërlikuar, sepse ato kanë një epsh në përgjithësi të ulët dhe vështirësi të papara për t’u riprodhuar. Një ekip shkencëtarësh amerikanë, i drejtuar nga biologia Megan Martin Uintëll, ka studiuar sjelljen e afro 40 pandave në bazën e Bifengxia-s, në Siçuan, Kinë, menaxhuar nga Qendra e Kërkimeve për ruajtjen e pandave gjigande. Kësaj radhe, në rezervën më të madhe të pandave në botë, si meshkujt, edhe femrat kishin mundësi të zgjidhnin mes dy partnerëve, në vend që t’u caktohej një partner, bazuar në kriteret e pajtueshmërisë biologjike. Këtu u vu re diçka e çuditshme: Pandave u pëlqente të kishin mundësi zgjedhjeje. Studimi doli në përfundimin: “Çiftëzimet dhe lindjet u shtuan në mënyrë të dukshme kur një panda tregonte një preferencë të fortë për njërin nga dy partnerët e propozuar”. U theksua gjithashtu se rezultatet ishin edhe më domethënëse kur joshja mes dy pandave të çiftëzuara ishte reciproke. Hajde thuaj pastaj po deshe: “bëjnë dashuri si kafshët”!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojne vajza

Next Post

Si të mos shëndoshemi gjatë festave?

Advertisement