Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk bëj dot seks me të dashurën!

 

– Doktor Evi, ju përshëndes. Kam problem me marrëdhëniet seksuale. Po bëja dashuri për herë të parë me të dashurën time dhe isha plotësisht i paaftë, nuk e kreva dot aktin seksual. Kjo gjë më vuri në një pozitë shumë të vështirë. Theksoj që e dua shumë të dashurën time dhe nuk më kishte ndodhur më parë kjo gjë. Tani më ka zënë frika të bëj seks sërish, kam frikë se tani ajo nuk më shikon dot më si burrë. Nuk e di ç’më gjeti, por sa fillova, kisha ereksion dhe gati-gati ejakulova. Më pas, sa doja të filloja penetrimin, e humba ereksionin. S’e kuptova se ç’më gjeti… Frika, emocionet, nuk e mora vesh. Më thoni çfarë duhet të bëj që ta kaloj këtë gjendje. A duhet të vizitohem?

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: I nderuar lexues, raste të tilla na paraqiten shpesh si me letra, ashtu edhe në poliklinikë dhe e kuptoj shumë mirë shqetësimin e panikun që ju ka zënë për të ardhmen. Këtë temë, ne e kemi trajtuar dhe në të kaluarën, ndaj ju sqaroj sërish se akti seksual lidhet me një sërë mekanizmash hormonalë, psikologjikë, nervorë dhe vazalë. Ky mekanizëm, tashmë i njohur, fillon me trurin, prandaj themi që organi seksual nuk është thjesht penisi, por truri i mashkullit. Te mashkulli, në momentin e eksitimit seksual, vihen në lëvizje hormonet dopaminë dhe oksitocinë (që ndodhen në tru) dhe në vazhdim, dy sistemet nervore, simpatik e parasimpatik, të cilët nëpërmjet mekanizmave të unitetit të të kundërtave, veprojnë duke zgjeruar enët e gjakut të penisit dhe, për pasojë, shkaktojnë ereksionin. Sistemi nervor simpatik quhet sistemi i alarmit dhe ngushton enët e gjakut, ndërsa parasimpatiku, i zgjeron ato. Kur njëri sistem nervor është nxitur më shumë në krahasim me tjetrin, shkaktohet ose ereksioni, ose mungesa e tij. Në rastin e një gjendjeje frike, ashtu si edhe te ju, vepron sistemi nervor simpatik dhe, në këtë rast, mashkulli do të dështojë para aktit seksual, pasi ereksioni nuk do të kryhet.

Advertisement

– Ama, duhet të dini që në fillimet e aktivitetit seksual, shumë meshkuj mund të dështojnë. Kjo gjendje u krijon atyre frikë dhe pasiguri për një akt të dytë seksual, siç ka ndodhur edhe me ju dhe gjendja thellohet akoma më tepër në qoftë se ky dështim ndodh sërish. Në qoftë se ju keni sërish frikë të rifilloni aktet seksuale me të dashurën, ju këshilloj një takim me mjekun specialist, i cili nëpërmjet konsultës apo mjekimit, do të mundësojë kryerjen e një akti seksual cilësor.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tani, kanceri mund të zbulohet me një analizë të thjeshtë gjaku

Next Post

Çfarë ilaçi të marr për këtë kollë?

Advertisement