Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test: Çfarë di për ëndrrat?

 

Dikur, ëndrrat ndikonin në vendimet e jetës politike, shoqërore dhe të përditshme të njerëzve. Librat e hershëm, përfshi këtu edhe Biblën, janë të mbushur me vizione hyjnore gjatë gjumit. Nga ana tjetër, filozofët grekë thonin se ëndrrat e kanë bazën te faktet natyrale, gjë që ishte paraardhëse e teorive moderne për domethënien e ëndrrave.

Në shekullin e 19-të, Frojdi nënvizoi një teori popullore, sipas së cilës, ëndrrat na bënin të hynim në kontakt me konfliktet tona të ndrydhura brenda vetes. Ai i quante ato “rruga mbretërore për te njohja e rolit që luan nënndërgjegjja në jetën tonë mendore”. Megjithatë, një tjetër psikoanalist i asaj kohe, Alfred Adler, mendonte se ëndrrat pasqyrojnë stilin tonë të jetesës dhe ofrojnë zgjidhje për problemet aktuale.

Advertisement

Interesi për ëndrrat në kohën tonë u rigjallërua kur Juxhin Aserinski dhe Nathaniel Klitman, në vitin 1953, zbuluan fazën REM të gjumit dhe lidhjen që ka ajo me ëndrrat. Megjithëse shkencëtarët ende nuk dinë shumë gjëra për arsyen pse dhe për mënyrën si ëndërrojmë, disa kanë thënë se ne zakonisht kalojmë më shumë se dy orë çdo natë duke parë ëndrra. Shumica e njerëzve i shohin ëndrrat më të gjalla gjatë gjumit REM. Shkencëtarët ende nuk e dinë (dhe mbase nuk do ta marrin vesh kurrë) nëse kafshët shohin ëndrra, ashtu si njerëzit. “Si mund ta provosh që dikush sheh ëndrra?”, pyet një shkencëtar. “Përgjigjja është e thjeshtë; duke e pyetur atë”, përgjigjet ai. Po ju, çfarë njohurish keni për ëndrrat? Bëni testin tonë për ta kuptuar.

 

  1. Aromat e ndryshme mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Ëndrrat mund ta ndihmojnë trurin tuaj t’i ruajë më gjatë kujtimet:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Disa ilaçe shkaktojnë makthe:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Gratë shohin më shumë makthe sesa burrat:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Është e lehtë t’i shpjegosh ëndrrat:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Ju mund të stërviteni për t’i mbajtur mend ëndrrat tuaja:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Njerëzit e kulturave të ndryshme shohin ëndrra të ndryshme:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Ka njerëz që nuk shohin ëndrra:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Njerëzit që kanë qenë të verbër që nga lindja, nuk shohin ëndrra me pamje:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Njerëzit ëndërrojnë vetëm në fazën REM të gjumit:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

Përgjigjet

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Ju flini më mirë nëse nuhatni diçka të këndshme, sesa të keqe. Studiuesit e kanë testuar këtë në një studim. Njerëzit që ishin në një dhomë me aromë trëndafilash, shihnin ëndrra më të bukura. Ata të pafatët që fjetën në një dhomë që mbante erë vezësh të prishura, thanë se kishin parë ëndrra më të këqija. Arsyeja mund të jetë një lidhje mes shqisës së nuhatjes dhe pjesëve të trurit të lidhura me ëndrrat.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Ndërkohë që disa kërkues mendojnë se ëndrrat janë thjesht një kapriçio e gjumit, të tjerë mendojnë se ato të ndihmojnë të ruash kujtimet, të zgjidhësh problemet dhe të kontrollosh emocionet.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Disa ilaçe mund të ndikojnë në Sistemin Nervor Qendror dhe të shkaktojnë ëndrra të këqija. Këtu përfshihen antidepresivët, drogat dhe ilaçet e gjumit, siç është Ambien-i.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Studimet e bëra për gjumin kanë treguar se gratë kanë tendencë të thonë se shohin më shumë ëndrra të frikshme sesa burrat. Megjithatë, diçka nuk është e qartë, ky rezultat vjen ngaqë gratë i mbajnë mend më mirë ëndrrat e tyre se burrat, apo sepse vërtet shohin më shumë makthe.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Disa ëndrra janë të lehta për t’u shpjeguar, sepse tregojnë çfarë ndjeni për dikë, ose sa të stresuar jeni, por të tjerat, jo. Nuk ka një shpjegim që vlen njëlloj për të gjitha ëndrrat, megjithëse ka libra të tërë për këtë çështje. Pyesni veten se çfarë domethënieje kanë ëndrrat për ju.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Nuk është faji juaj, ëndrrat mund të jenë të vështira për t’u mbajtur mend. Mbani një ditar ëndrrash që do ta shkruani sapo të zgjoheni. Nëse ëndrra nuk ju vjen në mendje, ka gjasa që ta kujtoni më vonë, krejt papritur.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Në shumicën e rasteve, ëndrrat e njerëzve me kulturë të njëjtë, janë të njëjta, por ka edhe variacione.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Të gjithë shohin ëndrra, megjithëse disa nuk i mbajnë mend. Ëndrrat zakonisht zbehen në mëngjes, kështu që është normale të mos i mbash mend.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Njerëzit që kanë lindur të verbër, nuk shohin ëndrra me pamje. Edhe njerëzit që janë verbuar në fëmijërinë e hershme, mund të mos shohin ëndrra të tilla, por ata që verbohen më vonë, ose në moshë të rritur, i shohin ato.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Kur flini, ju kaloni nëpër dy cikle bazike gjumi: REM (rapid eye movement- lëvizje të shpejta të syrit) dhe jo-REM. Ëndrrat shihen në të dyja këto stade, por studimet për gjumin kanë treguar se njerëzit kanë më shumë aktivitet të trurit dhe shohin më shumë ëndrra gjatë periudhave REM.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Njoftime nga Shqipëria...

Advertisement