Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dëgjoj një fërshëllimë në veshë

– Përshëndetje Doktor Petriti! Ka disa muaj që në të dy veshët dëgjoj një zhurmë si fërshëllimë që është e vazhdueshme. Kjo zgjat disa ditë e pastaj largohet, por kthehet prapë. Çfarë e shkakton fërshëllimën në vesh dhe a mund të largohet tërësisht, qoftë me medikamente apo me ndonjë veprim tjetër? Ju faleminderit.

Dr. Petrit Stafa, otorinolaringolog: – I/e nderuar lexues, zhurmat që më përshkruani, mund të jenë në njërin vesh ose në të dy veshët dhe me ato çfarë më përshkruani, mendoj se është dëmtuar nervi i dëgjimit. Shkaqet që çojnë në dëmtimin e nervit të dëgjimit mund të jenë të ndryshme. Sa më shumë të dëmtohet nervi i dëgjimit, aq më shumë shtohen edhe zhurmat. Meqenëse kemi të bëjmë me fillimin e këtij problemi, pra, me zhurmën e çuditshme që dëgjoni, atëherë nuk duhet të vononi të kontaktoni me mjekun specialist otorinolaringolog. Mjeku do t’ju bëjë matjen e dëgjimit, që të shikohet se në çfarë shkalle është dëmtimi dhe në çfarë niveli jeni. Duke u bazuar te të dhënat që do të na dalin, do të fillohet mjekimi i nervit të dëgjimit. Për këtë problem ka mjekime të ndryshme, të cilat do t’jua rekomandojë mjeku që do t’ju ndjekë, duke u bazuar te shkalla e dëmtimit.

Shumë e rëndësishme është të gjendet shkaku i këtij dëmtimi. Shkaqet janë nga më të ndryshmet, por shpesh kanë të bëjnë me burimet e punës ku punon personi që ka pësuar këtë problem me nervin e dëgjimit, siç janë personat që punojnë me fëmijët, në çerdhe, në fabrika, në punë me makineri etj. Puna me zhurmat jep shpesh dëmtime të nervit të dëgjimit. Shkaqe të tjera janë sëmundje patologjike që kanë të bëjnë me yndyrnat, sheqernat e me tensionin, që ndikojnë në dëmtimin e nervit të dëgjimit. Bëhet matja e nivelit të dëgjimit dhe vendoset mjekim për të larguar zhurmën, duke u bazuar te diagnoza. Ama, çfarë është dëmtuar, nuk rikthehet më si më parë, vetëm bëhet largimi i zhurmave dhe shpëtohet ajo pjesë e dëgjimit që ka ngelur. Gjithsesi, takimi me mjekun drejtpërsëdrejti do t’ju ndihmonte dhe do ta zgjidhte shpejt problemin që keni.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Këpucët e humbura

Next Post

Jam më keq pas operimit të tiroides

Advertisement