Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Terroristët dhe vajza

– E kam parë veten mes terroristëve. Në një moment isha me shoqërinë time të ngushtë dhe njëri nga ata më mori shoqen time të ngushtë, që qante me dënesë. Unë i thashë ca fjalë të ngrohta për ta ngushëlluar. Pastaj u ndërpre ëndrra dhe përsëri e pashë veten mes terroristëve, në luftë gjithë kohën. S’e kuptoj, ç’do të thotë kjo ëndërr? Unë jam 17 vjeç.

– Së pari, ëndrra juaj është karakteristikë e kësaj moshe që keni. Ju po rriteni dhe ëndërroni të jeni gjithnjë e më i fortë, dëshironi të jeni i sukseshëm, të tërhiqni vëmendjen sidomos ndaj vajzës që keni parë në ëndërr. Shpesh, dëshirat tona që nuk i realizojmë dot në realitet, ne i realizojmë në ëndërr. Pra, ëndrra juaj s’ka lidhje me ndonjë zënkë apo terroristë, por me natyrën tuaj triumfuese dhe dëshiren për të qenë i pari kudo. Uroj të arrini çfarë dëshironi në jetë dhe të jeni vërtet i suksesshëm, siç e mendoni veten tuaj.

Advertisement

 

Po flinim në pyll

– E dashura ime ka parë në ëndërr sikur po flinim në një pyll të dendur dhe rreth nesh ishte edhe një fushë shumë e bukur, e punuar. Më pas shtruam piknik dhe po hanim mish. A ka ndonjë kuptim kjo ëndërr, ju lutem, sepse jam i shqetësuar? Dionisi.

– Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, Dionis. Fakti që e dashura juaj ka parë në ëndërr tokë të punuar, pyll e gjelbërim, në njëfarë mënyre do të thotë se ju keni gjetur njëri-tjetrin. Jeni një çift shumë i mirë dhe çdo gjë do t’ju shkojë mbarë. Ndërsa ngrënia e mishit është një lloj paralajmërimi që të keni kujdes nga sytë ziliqarë, nga ata që ju rrethojnë sepse mund të ndikojnë në lidhjen tuaj të bukur. Mos lejoni asnjë thashethem apo person të hyjë mes jush. Besojini vetëm njëri-tjetrit dhe familjeve tuaja.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më ka rënë shumë gjoksi. A ka ndonjë ushtrim për të?

Next Post

Burri nuk do që të ketë fëmijë me mua!

Advertisement