Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

“Bidaai”: Vdes Ranviri dhe Ragni martohet me dikë tjetër

 

 

Ndërkohë që Aleku është i dëshpëruar për fatin e gruas së tij, familja Sharma dhe ajo Raxhvanxh janë të shqetësuar për fatin e Ragnit, e cila është shtruar në spital. Ndërsa është pa ndjenja, Ragni ëndërron Sadnën sikur i lë amanet vajzën e saj dhe largohet. Fatmirësisht, Ragni shpëton dhe bëhet me një vajzë, gjë që i lumturon të dyja familjet. I lumtur, Prakashi nis të shpërndajë ëmbëlsira në të gjithë spitalin. Në njërën nga dhomat e spitalit ai shikon një burrë që mban në krahët e tij trupin e vdekur të një gruaje. Ndërsa afrohet, Prakashi nuk u beson dot syve, kur njeh Alekun dhe sheh Sadnën e pajetë në krahët e tij…

Advertisement

 

Askush nuk ia tregon të vërtetën Ragnit

Familja Sharma dëshpërohet dhe nisin të qajnë mbi trupin e vdekur të Sadnës. Megjithatë, të gjithë vendosin të mos i tregojnë për këtë Ragnit, e cila sapo ka sjellë në jetë fëmijën e saj dhe është në një gjendje delikate shëndetësore. Kështu, Ranviri i fsheh emocionet e tij dhe hiqet sikur është i lumtur në praninë e Ragnit dhe të fëmijës së tyre të sapolindur.

Megjithëse nuk i përmban dot lotët kur flet me të bijën, Prakashi ia fsheh Ragnit lajmin e vdekjes së Sadnës. Ragni, që është ende në spital, vazhdon të pyesë se pse Sadna nuk ka ardhur ta takojë, ndërkohë që të dyja familjen po mbajnë zi për Sadnën në rezidencën e tyre dhe e përgatisin atë për udhëtimin e fundit. Aleku, i dërrmuar nga dhimbja, nuk flet me askënd, por qëndron i vetëm në dhomën e tij duke kujtuar momentet e bukura që ka kaluar me të shoqen. Mjekja e lajmëron Prakashin se Ragni duhet të dalë nga spitali, gjë që i shqetëson të gjithë, pasi tashmë asaj do t’i duhet të përballet me të vërtetën…

 

Ragni premton të rrisë vajzën e Sadnës

Ragni arrin në shtëpi bashkë me fëmijën e saj dhe habitet kur gjen aty shumë njerëz të veshur me të bardha. Megjithëse e gjen Sadnën të vdekur, ajo nuk arrin

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

BEN BLUSHI NË KOHËN E VET Nga Mitro Çela

Next Post

“Duaje jetën”: Paloma martohet me Brunon

Advertisement