Vasundra i kërkon Ragnit të kërkojnë për prova në bagazhet e Karanit dhe Ragni ndihet e frikësuar se mos Vasundra e mëson të vërtetën. Ragni gjen disa foto në çantën e Karanit dhe ia fsheh ato Vasundrës, pa e kuptuar se njëra nga fotot i bie poshtë. Ndërsa Ragni largohet, Vasundra gjen foton e Indraxhitit me Kusumin dhe tronditet, sidomos kur sheh se është e njëjta grua që është edhe në foton e vendosur nga Karani në mur… Indraxhiti e gjen me foton në dorë dhe është i detyruar t’i shpjegojë asaj gjithçka në lidhje me marrëdhënien e tij të jashtëligjshme. Karani nis të tallet me Indraxhitin, ndërkohë që Vasundra largohet prej tij, e prekur, pa i thënë asnjë fjalë…
Sadna fsheh shtatzaninë e saj
Vasundra ikën te Koshalia dhe i hap zemrën asaj për dhimbjen që po përjeton. Koshalia përpiqet ta ngushëllojë. Ndërsa debaton me Karanin, Sadnës i bie të fikët dhe ai lajmëron menjëherë mjekun. Mjeku e informon Sadnën se është shtatzënë. Më pas ajo e falënderon Karanin që e ka ndihmuar. Sadna, e shqetësuar se mos lajmi i shtatzanisë së saj prek Ragnin, e cila ka humbur tashmë një fëmijë, vendos t’ia fshehë familjes lajmin për shtatzëninë e saj. Vasundra ndihet shumë keq, sidomos kur debaton me Karanin dhe Sadna e dëgjon të thotë se nuk ka për ta falur kurrë Indraxhitin.
Sadna dhe Ragni diskutojnë me njëra-tjetrën se si mund ta zgjidhin problemin e krijuar mes Vasundrës dhe Indraxhitit. Prakashi i jep së shoqes lajmin e gëzuar se Sadna është shtatzënë. Të lumturuar, por në të njëjtën kohë të shqetësuar për të bijën, ata vendosin të shkojnë ta takojnë atë. Karani ndihet shumë i turbulluar dhe i zemëruar kur kujton sjelljen e familjes Raxhvanxh ndaj tij dhe vendos të marrë hak ndaj tyre. Koshalia e Prakashi shkojnë për vizitë në shtëpinë Raxhvanxh dhe Sadna u kërkon atyre të shkojnë të bisedojnë në dhomën e saj. Ajo u kërkon prindërve t’ia fshehin lajmin e shtatzënisë familjes së saj. Karani përballet me Koshalian e Prakashin dhe u tregon se i ka ai dokumentet e shtëpisë së tyre…
Gjyshja e bën Karanin të heqë dorë nga hakmarrja
Ndërkohë që bisedojnë, në shtëpinë Raxhvanxh vjen gjyshja e Karanit. Ky i fundit mundohet të justifikojë hakmarrjen e tij ndaj familjes Raxhvanxh, por gjyshja e Karanit zbulon të vërtetën në lidhje me lindjen e tij. Karani e kupton gabimin që ka bërë dhe i kërkon të falur të atit dhe të gjithë familjes Raxhvanxh. Edhe Vasundra vendos ta falë Indraxhitin. Ranviri preket nga gjithë kjo që ka ndodhur dhe përqafon të atin… Të gjithë janë të lumtur që edhe ky problem mori fund.
Ragni shtrohet në spital dhe mjeku i njofton se ajo është shtatzënë. Sadna është e shqetësuar për komplikacionet që mund të ketë shtatzënia e motrës së saj, ndërsa mjeku i siguron se gjërat do të shkojnë mirë. Familja Raxhvanxh është e lumtur që të dyja nuset janë shtatzënë dhe ua japin lajmin e mirë Prakashit dhe Koshalias. Ragni dhe Sadna vendosin të zgjidhin problemin
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)