Editi pajtohet me Feliksin

Sezari e kërcënon Pilarin se do ta padisë Feliksin në polici për kontratat, nëse ajo nuk e bind që të largohet nga shtëpia e tij dhe Pilarit nuk i mbetet zgjidhje tjetër. Ajo ia shpjegon të birit se si shkuan gjërat dhe i premton se do ta ndihmojë atë financiarisht.

Atë natë Feliksi i thotë Editit se nuk mund t’ia japë pagesën për të cilën kanë rënë dakord. Editi e kupton se ai i ka bërë të gjitha gabimet duke u përpjekur për të fituar dashurinë dhe krenarinë e të atit dhe se ka qenë kjo arsyeja se pse gjithmonë e ka urryer Palomën, madje deri në atë pikë sa t’i merrte asaj të bijën.

Pas gjithë bisedës, Editi i rrëfen se vazhdon ta dashurojë dhe se është e gatshme t’ia kthejë të dy milionat që ai i ka dhënë, për të paguar borxhet. Ajo i thotë se kjo është prova e saj për t’i treguar se e dashuron. Feliksi i përgjigjet se nuk i nevojiten paratë e saj, pasi ka plane të tjera, megjithatë i rrëfen se e ka prekur shumë me fjalët që i tha dhe se e ka ditur gjithmonë se ajo është aleatja e tij. Ai i kërkon të falur Editit për të gjitha vuajtjet që i ka shkaktuar gjatë viteve të kaluara së bashku.

Lejla bëhet gati të zbresë për të ngrënë, por ndërsa zbret shkallët, shikon fustanin e nusërisë me të cilin varrosën Nikolën. E frikësuar dhe e hutuar njëkohësisht, ajo nuk vë re se i thyhet taka dhe bie nga shkallët. Menjëherë, dërgohet në spitalin San Magno.

 

Alehandra tregon të vërtetën

Akovati i Palomës i thotë Brunos se nuk duhet ta kishte nxjerrë atë nga klinika psikiatrike, pasi tani gjykatësi mund ta ndryshojë vendimin dhe të kërkojë që ajo të gjykohet në burg për trafik ndërkombëtar. Si avokat, ai i kërkon që ta kthejë Palomën në klinikë dhe t’i dërgojë një letër ndjese gjykatësit, kurse këshilla e tij si mik është që ta mbajë atë të fshehur.

Brunoja bie dakord me opsionin e dytë dhe vendos të vazhdojë ta mbajë të fshehur Palomën edhe për disa kohë.

Ndërkohë, në aeroportin e Sao Paulos, Alehandra dhe Nidoja përgatiten të dalin nga vendi, por papritmas, Alehandra nuk ndihet mirë dhe ndalet. Ajo e lëshon valixhen dhe i lutet Nido ta çojë në spital pasi ndjen se i ka ardhur vdekja. Nidoja e dërgon në spitalin San Magno. Kur e kupton se ku është, ajo i kërkon doktor Luteros që të thërrasë Palomën dhe një avokat.

Sezari i kërkon Heronit që të mos e përziejë jetën e tij private me punën në spital, duke nënkuptuar këtu festën që ai ka përgatitur për partnerin e tij, Nikolasin. Sezari i premton se do të ketë rritje rroge dhe shumë përfitime të tjera, ama për ta mbajtur detyrën që ai i ka dhënë, duhet të tregohet më diskret, por biseda e tyre ndërpritet nga deklarata e Alehandrës.

Përballë Palomës, Brunos, Sezarit, Nidos, Luterit dhe avokatëve, Alehandra rrëfen

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *