“Andi bleu një lodër seksuale dje në internet dhe ne…”. Disa minuta më vonë, intimiteti seksual i Andit dhe Irmës nuk është sekret për askënd! Disa prej nesh tregojnë çdo detaj të jetës së tyre, të shtyrë nga një impuls ekzibicionizmi, ndërkohë që të tjerët qëndrojnë të fshehur pas një rezervimi të tepruar. Po ju, sa i/e rezervuar jeni? Bëni testin tonë për ta kuptuar.
1. Gjatë një mbrëmjeje, një i ftuar tregon disa detaje të jetës së tij seksuale:
a. Është turp të tregohen në publik gjëra të tilla.
b. Sa keq që ai nuk di ta ruajë intimitetin e tij!
c. Pse duhet të kemi kaq tabu?
d. Kur të dëgjojë të miat, do të ndjehet qesharak!
2. Partneri/ja di për ju:
a. Gjërat thelbësore
b. Pak gjëra
c. Gjithçka
d. Atë që keni dëshirë t’i tregoni ju.
3. Mënyra më e mirë për të evituar një bisedë të padëshiruar është:
a. Të propozosh një tjetër subjekt bisede
b. Të heshtësh ose të ikësh
c. Të shpjegosh pse nuk të pëlqen ky subjekt
d. Të thuash se nuk ke qejf të flasësh për këtë subjekt
4. Gjatë një interviste për punë, ju bëjnë pyetje për jetën tuaj personale:
a. Përgjigjeni kryesisht me «po», apo «jo».
b. Përgjigjeni pa hyrë shumë në detaje
c. Përgjigjeni pa asnjë bezdi
d. Përgjigjeni «ajo është e përkryer», me një buzëqeshje në cep të buzëve.
5. Herën e parë që zhvisheni para partnerit/es tuaj të ri, e bëni:
a. Me delikatesë
b. Mundësisht, në errësirë
c. Pa problem
d. Duke bërë një shfaqje të vërtetë!
6. Sipas jush, të flasësh për veten është:
a. Një art që duhet ta njohësh mirë
b. Për narcizistët
c. Krejtësisht normale
d. E nevojshme, herë pas here.
7. Ju ëndërroni sikur jeni lakuriq në mes të rrugës:
a. Zgjoheni i/e trembur, shumë në ankth
b. Keni përshtypjen se kalimtarët tallen me ju
c. Nuk e keni vënë re këtë detaj të ëndrrës.
d. Keni një ndjesi të çuditshme
8. Do të thoshit se të qenit i/e rezervuar:
a. Është para se gjithash një shenjë respekti.
b. Garanton lirinë personale
c. Është një pengesë e panevojshme mes teje dhe të tjerëve
d. Nuk është realisht aty ku mendohet
9. Kur shkoni në një vend të ri pune, ju:
a. Nuk përziheni shumë me të tjerët
b. Tregoni një imazh dinamik dhe të qeshur të vetes
c. Përpiqeni të jeni i/e natyrshëm
c. Brenda një çerek ore keni folur me të tërë.
10. Jeni me humor jo shumë të mirë. Një koleg pune ju pyet: «Si shkoni?». Ju i përgjigjeni:
a. Në rregull
b. Çka
c. Jo mirë, sepse…
d. Po ti? Si kaloi udhëtimi me të dashurën/in?
Rezultatet
Nëse keni më shumë përgjigje a. Për ju, rezervimi garanton intimitetin
Për ju, rezervimi duket të jetë para se gjithash një çështje respekti, respekt për veten dhe për intimitetin tënd, por edhe të tjetrit. Është e thjeshtë, ju mendoni se ka gjëra që mund të ndahen me të tjerët dhe të tjera, që nuk duhen zbuluar as me të afërmit. Jo më kot keni zakon t’i zgjidhni me kujdes bashkëbiseduesit dhe njerëzit të cilëve u rrëfeni sekretet tuaja. Keni një temperament më shumë vrojtues e shpesh diskret dhe duhet të ndjeheni në konfidencë të plotë me tjetrin, për t’i treguar disa gjëra të jetës suaj personale. Në fakt, keni nevojë për kohë para se të krijoni besim te tjetri dhe të jeni i/e sinqertë me të. Kështu, arrini të ndani siç duhet gjërat që i përkasin sferës private dhe asaj publike. Kjo ju lejon të mos thoni gjëra që nuk duhet dhe pastaj të pendoheni për këtë, por edhe të krijoni hapësirën tuaj personale, që ju përket vetëm juve. Një këshillë të vetme: Vazhdoni kështu!
Nëse keni më shumë përgjigje b. Rezervimi funksionon si koracë mbrojtëse
Rezervimi zë një vend të rëndësishëm në jetën tuaj. Më shumë sesa një ndjenjë e thjeshtë mbrojtëse e jetës private, ai përfaqëson në sytë tuaj një armë efikase që keni gjetur kundër të tjerëve dhe ndërhyrjeve të tyre në sferën tuaj intime. Në fakt, ju mendoni se kur nuk tregon gjë për veten, mund t’i shpëtosh kontrollit të të tjerëve në jetën tënde. Duke ruajtur misterin, ju keni edhe pushtetin mbi marrëdhënien me tjetrin. Por, përveç përshtypjes që krijoni se nuk merrni pjesë në thashethemet e bashkëmoshatarëve tuaj, ka mundësi që ky rezervim ta ketë burimin në frikën se mos dikush tjetër zbulon pjesët tuaja të errëta, ose më keq akoma, dobësitë tuaja. Disa vështirësi të së kaluarës ju kanë bërë të besoni se, të zbulosh veten, do të thotë të bëhesh pre e të tjerëve… Kështu, me qëllim që të evoluoni në mënyrë të harmonishme në lidhjet tuaja, pranoni të flisni më shumë për veten dhe ndjenjat tuaja, duke mësuar pak nga pak se tjetri nuk është grabitqari që ju besonit…
Nëse keni më shumë përgjigje c. Pse të heshtni?
Kjo mund të ishte deviza juaj! Keni një lehtësi të habitshme për të shprehur gjithçka që ndjeni, përjetoni, mendoni apo eksperimentoni. Ju ua tregoni jetën tuaj me detaje të tjerëve, i gatshëm për ta ndarë me ta dhe sidomos për ta shprehur me fjalë atë që po ju ndodh. Kjo ndodh nganjëherë edhe në lidhje me trupin tuaj. Ju nuk do ta kishit shumë të vështirë të shkonit në një kamp nudistësh, sepse mendoni se të tregosh trupin, është diçka e natyrshme dhe e thjeshtë. Kushtu, u jepeni të tjerëve me trup e shpirt, në mirëbesim dhe spontanisht. Por, kujdes! Mos harroni se ekziston një limit që nuk duhet ta kapërceni mes vetes dhe tjetrit, si për respekt ndaj vetes, ashtu edhe ndaj tjetrit. Në fakt, nganjëherë, tregimi i shumë gjërave mund të kthehet kundër jush, duke e prishur lidhjen me gjëra që do të ishte mirë të mos i tregonit, për shembull, ose duke u dhënë disave rastin për t’i përdorur kundër jush. Atëhere, vetëm një fjalë: Me masë! Të mos jeni shumë të rezervuar është mirë; të mos jeni fare, është e… rrezikshme!
Nëse keni më shumë përgjigje d. Tregoni për të fshehur më mirë
Duket se keni aftësinë të krijoni turbullira në fushën e ekzibicionizmit dhe rezervimit… Në fakt, sipas jush, mënyra më e mirë për të mos treguar asgjë, është të tregoni diçka. Kështu, në sytë e të tjerëve ju dukeni si person shumë i shkathët, bile pak ekzibicionist/e! Ju flisni për disa fusha të jetës suaj personale pa u rezervuar, nganjëherë duke u treguar provokativë, si gojarisht, ashtu edhe fizikisht. Por, ashtu si një magjistar, ju lëvizni me zhurmë dorën e djathtë, në mënyrë që të gjithë sytë të fiksohen aty, duke mbajtur sekret atë që ndodh në dorën e majtë… Dredhi e shkathët, por që kërkon ndonjëherë shumë energji dhe ju detyron të luani rolin e ekuilibristit mes një imazhi të jashtëm të gjallë dhe një realiteti të brendshëm… shumë më të rezervuar. Pse të mos e bashkangjisni maskën me fytyrën tuaj të vërtetë? Çfarë fshihni në dorën e majtë që keni frikë se mos jua zbulojnë? Pranojeni pak më shumë veten tuaj reale dhe do të dini atëhere, pa problem, të ruani intimitetin tuaj, pa qenë i/e detyruar të përdorni gjithë këto dredhira.