Përbërësit për 4 vetë:
– 1 kungull 1.5 kg
– 4 lugë supe pana të trashë
– 150 gramë djathë kaçkavall të grirë
– 30 gramë gjalpë
– arrëmyshk, kripë, piper
Përgatitja:
Qërojeni kungullin nga lëkura dhe hiqni farat dhe fijet e brendshme. Priteni në kuba dhe vëreni të ziejë me avull, ose në mungesë, në një tenxhere me ujë, derisa të zbutet. Shkrini gjalpin në një tigan dhe kavërdisni aty kungullin. Shtypeni me pirun për të fituar një pure pak a shumë homogjene dhe shtoni panën, kaçkavallin, një dozë të mirë arrëmyshku, si edhe kripë e piper sipas dëshirës. Përziejeni dhe hidheni në një tepsi për ta vënë në furrë (të cilën e keni vënë në mënyrën grill) për 15-20 minuta.