Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

10 arsye pse NUK duhet të martohesh…

 

Ka gra që e ëndërrojnë ditën e dasmës që nga fëmijëria, që besojnë te princi i kaltër dhe që do të bënin çdo gjë për ta takuar atë. Fustani romantik, dasma si në ëndërr dhe muaji i mjaltit janë arritje të vërteta dhe ato do të rendisnin këtu qindra arsye pse martesa konsiderohet një zgjedhje e mirë. Për fat të keq, jo çdo gjë që shkëlqen është flori dhe, pas këtyre eksperiencave, fillojnë problemet e para në gjirin e çiftit, si keqkuptimet, zakone të ndryshme të përditshme dhe grindjet në fund të ditës. Bashkëjetesa bën të dalin në pah anë të karakterit që kishin mbetur të fshehura deri atë ditë dhe kjo gjë mund të sjellë edhe ndarje. Pikërisht për këtë arsye, personat më të zhgënjyer preferojnë ta evitojnë martesën, sikur ajo të ishte një sëmundje ngjitëse. Po ju, a jeni të sigurt se doni ta njihni 100% tjetrin, me të mirat dhe defektet e tij? Ja, 10 arsye për të mos u martuar:

 

Advertisement

  1. “Bashkimi do të jetë i përjetshëm. Derisa vdekja të na ndajë”

Këto janë disa nga frazat që thuhen gjatë ceremonisë fetare. Megjithëse ato më të dashuruarat do të jenë entuziaste për to, me kalimin e kohës edhe ato do të fillojnë të ndjejnë një lloj shqetësimi. Sigurisht, ndjehesh e sigurt kur ke përkrah një shok jete, por jeni të sigurta se ai nuk do t’ju zhgënjejë kurrë?

 

  1. Zbulimi i gjithë defekteve të tij.

Duke bashkëjetuar, dalin në pah gjithë defektet e partnerit. Nëse ai ka një qëndrim ose një detaj të thjeshtë që ju nuk e duroni, dijeni se ai do të theksohet edhe më shumë pas martesës. Para se të martoheni, pra, është e nevojshme të njihni shumë mirë çdo anë të karakterit të personit që do të keni përkrah gjithë jetën.

 

  1. Do të marrin fund aventurat zbavitëse.

Çdo grua ka sekretet e saj dhe para se të takojë shpirtin binjak, me siguri ka pasur eksperienca të ndryshme seksuale. Pas martese do t’u thoni lamtumirë gjithë aventurave të rinisë, megjithëse mund të vazhdoni t’i kujtoni me buzëqeshje në buzë.

 

  1. Jeta seksuale do të jetë e reduktuar.

Nuk është thjesht një thënie! Çiftet e martuara bëjnë më pak seks dhe, sa më shumë kalon koha, aq më shumë përkeqësohet situata. Ndërmjet burrit e gruas futet rutina dhe, siguria se e ke gjithmonë në dispozicion një partner, e ul në maksimum dëshirën.

 

  1. Nuk bën më pushime me shoqërinë.

Shoqëria është thelbësore në jetën e çdo gruaje, por në fillim të lidhjes ajo lihet pak pas dore. Nuk mund të organizoni më pushime vetëm me njerëzit që doni, aq më pak, pushime si beqare. Duhet të filloni të mendoni sikur jeni të shkrirë në një person të vetëm me partnerin.

 

  1. Zënka për arsye ekonomike.

Nëse kur ishit të fejuar ai paguante gjithmonë në restorant, pas martese, kjo do të ndryshojë. Do të filloni të grindeni se keni shpenzuar disa para më shumë se ç‘duhet dhe do të njihnin anën “kurrnace” të burrit tuaj.

 

  1. Do të neglizhoni veten.

Kur të filloni të jetoni bashkë, do ta lini pak veten pas dore. Nuk do të kujdeseni më për çdo detaj të pamjes suaj, as për gjykimin e partnerit dhe në darkë, përsëri do të flini me të me pizhama fanellate. Por, burrave nuk u pëlqen kjo anë e grave dhe me kalimin e kohës, pasojat mund të jenë katastrofike.

 

  1. Partneri nuk do t’ju dëgjojë më me vëmendje.

Nëse një kohë ai ishte gjithë sy e veshë, me fillimin e martesës do të përballoni kaq shumë probleme materiale, sa nuk do të keni më kohë e dëshirë të dëgjoni fjalime idealiste. Ja pse partneri nuk do t’ju dëgjojë më me aq vëmendje sa më parë.

 

  1. Nuk do të jetë më romantik.

Burrat zakonisht nuk janë romantikë, por pak cinikë dhe kjo anë e karakterit të tyre del në pah vetëm pas martese. Ishte pikërisht ëmbëlsia e tij që ju joshi në fillim? Mos i zini shumë besë asaj.

 

  1. Do të kritikojë gatimet tuaja.

Në fillim të martesës, çdo burrë vendos se ka të drejtë të kritikojë gatimet e gruas së tij, edhe sikur më parë t’i kishte lavdëruar ato. Burri juaj do të ketë gjithmonë dëshirë t’ju kritikojë, qoftë edhe për shpirtin e kontradiktës, edhe kur nuk e meritoni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sa kilogramë duhet të humb?

Next Post

Edhe e martuar, vuaj për dashurinë e parë

Advertisement