Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Lusi, paraadhësja jonë më e lashtë
Zoti ambasador, mos e lejoni vetveten te beheni instrument i politikes se korruptuar e kriminale shqiptare! Nga Jakup Gjoça
Askush nuk e deshi nusen time!

Zoti ambasador, mos e lejoni vetveten te beheni instrument i politikes se korruptuar e kriminale shqiptare! Nga Jakup Gjoça

Leter publike ambasadorit amerikan ne Tirane Donald Lu
Zoti ambasador, mos e lejoni vetveten te beheni instrument i politikes se korruptuar e kriminale shqiptare
Zoti Donald Lu, si qytetar dhe si gazetar ju drejtohem juve me leter publike, pasi ne Shqiperi asnje gazete nuk do guxoje ta botoje kete leter.
Kur ta lexoni, Ju do bindeni sesa e censuruar eshte media shqiptare, ndersa milionat dollare qe SHBA dhe BE japin per lirine e medias shqiptare, perfundojne ne llogari bankare te matrapazeve.
Zoti Ambasador, ju bej thirrje publike qe Ju, si ambasador i SHBA ne Tirane, te mos beheni, si paraardhesit tuaj te fundit, instrument dhe sherbetor i politikes se korruptuar e kriminale shqiptare per keto arsye:
Ju zoti Donald Lu ngjallet te shqiptaret, sapo shkelet ne Shqiperi, nje shprese te madhe se, me ne fund, SHBA seriozisht tani po mendon te hedhe themelet e nje demokracie te re ne Shqiperi, jo se Ju, qysh ne fillim, folet shqip me shqiptaret, por folet shqip disa te verteta, qe as paraardhesit tuaj, e sidomos Arvizu, kurre nuk guxoi te fliste.
Ju zoti Lu u thate shqiptareve para 21 qershorit 2015 qe te mos votonin kandidatet per kryebashkiak, qe jane persona te botes se krimit, sepse kryetaret e Partive poshterojne shqiptaret, duke i futur kriminelet per kryebashkiake.
Por juve, zoti Ambasador i SHBA ju injoruan kryetaret e partive, sepse ata i bene kriminelet, qe ju denoncuat, kryebashkiake. Ju u zotuat se do te publikoni edhe emrat e kryebashkiakeve kriminele, por deri tani nuk e keni mbajtur fjalen, duke zhgenjyer shqiptaret.
Ju zoti Ambasador Lu u thate shqip shqiptareve qe ministrat e korruptuar dhe deputetet kriminele nuk e duan reformen ne drejtesi.
Por kryeministri shqiptar ju injoroi publikisht juve, dhe SHBA, pas 2 oresh, derisa ate dite publikisht deklaroi qe ministrat e korruptuar qe ju denoncuat, nuk i largon nga qeveria, as deputetwt kriminele qw ju denoncuat, nuk i heq nga parlamenti.
Ju zoti Ambasador Lu nuk thate publikisht shqip shqiptareve se kemi ministra te korruptuar e deputete kriminele, ngaqe lexuat ndonje gazete, dhe as degjuat akuzat e deputeteve ne parlament, qe shajne njeri-tjetrin.
Ju zoti Donald Lu, kur u thate shqip shqiptareve per ministra te korruptuar dhe deputete kriminele, nuk folet si person, as thjesht si diplomat,
por si perfaqesues zyrtar i SHBA ne Tirane, sepse Ju SHBA, keni ne sirtare dosje te plota, te hollesishme per kedo politikan, deputet, zyrtar, minister shqiptar te llogarive te tyre bankare ne SHBA, Ne Europe dhe ne vende te tjera te Botes. SHBA, FBI, institucionet e tjera ekonomike nderkombetare kane shifrat e depozitimeve te politikanwve tane, ne qindra miliona euro, te cilat kane ardhur dhe jane , sic denonconi ju vete publikisht, produkt i korrupsionit galopant ne Shqiperi, dhe aktivitetit te tyre kriminal.
Ju zoti ambasador Lu, derisa e pate qe qeveritaret dhe politikanet ju injoruan serish, dhe nuk u ndergjegjesuan vullnetarisht qe te benin katharsin nga ministrat e korruptuar dhe deputetet kriminele, duhet te kuptoni qe katharsi i politikes shqiptare te korruptuar dhe e kriminalizuar nuk behet me reforme ligjore, sic thoni ju tani me te ashtuquajturen reforme ne drejtesi.
Gjyqesori ne Shqiperi eshte keshtu, i gjunezuar para politikes, sepse keshtu e do ministri i korruptuar dhe deputeti kriminel, keshtu e do edhe kryeministri pushteplote: Nje Gjyqesor qe te mos guxoje te hetoje dhe gjykoje kryeminister e minister te korruptuar dhe deputet kriminele.
Sepse parlamenti shqiptar ne 25 vjetet e pseudodemokracise eshte shnderruar ne nje punishte qe prodhon ligje sic ia diktoni ju, SHBA, BE, por i zbatojne “shqiptarce” ne menyre te atille qe kryeministri e ministrat e korruptuar e deputetet kriminele te jene te pandeshkuar nga ligji.
Ju zoti ambasador Lu, duhet te ndiheni pjese te fajesise qe 70.000 shqiptare iken azilante ne Europe vetem ne 2015 dhe 200.000 shqiptare te tjere duan te emigrojne ne SHBA, sepse ne Shqiperi ministrat e korruptuar dhe deputetet kriminele kane vrare shpresen edhe per buken e gojes per cdo shqiptare dhe ju SHBA, si drita dhe shpresa e Demokracise beni ujdi dhe krushqi me qeveritare te korruptuar.
Ju zoti ambasador Lu, pasi u injoruat nga ministrat e korruptuar dhe deputetet kriminele, qe vete Ju denoncuat, tani mundoheni t’i bindni ata, duke i takuar perdite ne takime shumeoreshe me dyer te mbyllura, qe ata vullnetarisht, te votojne me konsensusin e krimit reformen ne drejtesi, qe Ju u diktoni.
Vertet, zoti Lu, ju besoni se deputeti kriminel mund te votoje ligj, qe ta zbatoje ministri i korruptuar per te denuar vetveten dhe korrupsionin dhe krimin ne … qeverisje dhe politike?
Zoti ambasador Lu, po beheni i pabesueshem, i pavlere tani, ne syte e shqiptareve derisa mjaftoheni te riperseritni vetveten ne tryeza diskutimesh pa bereqet kunder korrupsionit te ministrave dhe krimit te deputeteve, sepse politikanet shqiptare, duke ju shperfillur publikisht, ju bejne si dordolecet ne fushat e grurit, per te trembur laraskat. Madje duhet ta dini zoti ambasador Lu, qe edhe ato tryeza diskutimi, ku Ju merrni pjese e flisni per reformen ne drejtesi, i paguan taksapaguesi shqiptar me kosto qindra mijera dollare cdo njeren tryeze diskutimi, te cilat i pervetesojne me korrupsion miqte e qeveritareve, ndersa ju kujtoni se keni kontribuar per demokracine e shqiptareve.
Zoti ambasador Lu, nese Ju do te takoni perdite kryetaret e partive qe mbrojne ministrat e korruptuar dhe deputetet kriminele, ne takime shumeoreshe me dyer te mbyllura, do te katandiseni si paraardhesi juaj, si mekanizma sherbyes te politikaneve te korruptuar.
Kuptojeni zoti ambasador Lu.
Ministrat e korruptuar e deputetet kriminele mbreterojne ne politiken shqiptare sepse i sherbejne kryetarit-kryeministrit te tyre.
Nje rruge keni tani zoti ambasador Lu
qe tju besojne shqiptaret.
Tju besojne juve si perfaqesuesi zyrtar i SHBA ne Tirane:
Zoti Ambasador i SHBA ne Tirane
1. Publikoni emrat e ministrave te korruptuar qe denoncuat anonime.
2. Publikoni emrat e deputeteve kriminele qe denoncuat anonime.
3. Publikoni llogarite bankare te te gjithe zyrtareve dhe politikaneve shqiptare, qe nga kryeministri, qe kane ne bankat e SHBA, BE, qe ju i keni ne dosjet e FBI.
4. Bllokoni keto llogari bankare ne qindra milione euro qe kane politikanet, zyrtaret, gjyqtaret, prokuroret shqiptare, si produkt i krimit, qe vrasin shqiptaret, sikurse edhe terrorizmi i verber.
5. Detyroni politiken shqiptare te ndryshoje Sistemin Elektoral, qe shqiptaret te votojne drejtperdrejt deputetet dhe jo listat e krimit te kryetarit te partise.
Zoti Ambasador i SHBA ne Tirane:
Nese nuk beni asgje nga keto,
per te shpetuar shqiptaret nga korrupsioni dhe krimi,
per t’u dhene shqiptareve shpresen e demokracise,
qe te mos i katandisni shqiptaret azilante neper Bote,
atehere ne mire te pranoni deshtimin e misionit tuaj diplomatik
Te heshtni
per te mos u bere
alibia e korrupsionit dhe e krimit
te politikaneve dhe qeveritareve shqiptare.
Per te mos u sherbyer atyre,
sepse do te zhgenjeni edhe Ju shqiptaret.
Por me e keqja do te jete se nga paaftesia juaj
Shqiptaret do te zhgenjehen edhe nga pazotesia e SHBA per t’i ndihmuar te ndertojne Demokracine ne Shqiperi!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (3) View Comments (3)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lusi, paraadhësja jonë më e lashtë

Next Post

Askush nuk e deshi nusen time!

Advertisement