Gjarpëri dhe djali që dua
– Mbrëmë pashë djalin që dua, ishim bashkë dhe të lumtur. Ndërkohë që po flisja me të, më doli përpara një gjarpër i madh i cili përpiqej të më sulmonte mua, por edhe atë e shikonte me kërcënim. Një gjarpër tjetër m’u lidh te dora dhe ashtu e frikësuar, u zgjova nga gjumi. A ka ndonjë kuptim, ju lutem?
– Gjarpëri në ëndërr ka dy kuptime. Nga njëra anë është simbol seksual dhe nga ana tjetër, tregon frikë. Në rastin tuaj, tregon frikën tuaj ndaj djalit që dashuroni. Duhet të keni kujdes gjithashtu, sepse rreth jush ka disa persona të cilët janë të pamëshirshëm dhe që nuk duhet t’u besoni shumë lehtë. Nëse dikush ju thotë të hidheni lehtë në këtë lidhje, sepse do të jeni e lumtur, mos i besoni. Nuk është momenti të hidhni hapa të rëndësishëm me këtë djalë. Lëreni të jetë ai që të vijë drejt jush, jo të jeni ju. Ju e dashuroni këtë djalë dhe dëshironi të keni edhe një lidhje intime me të, por kjo më shumë e imponuar nga ana e tij, ndaj edhe e keni shikuar gjarprin, sepse keni frikë nga ky intimitet, edhe pse e dëshironi atë. Besojini instinktit tuaj, mos bëni asnjë hap përtej asaj çfarë keni bërë gjer tani. Akoma nuk e njihni mirë.
Duke ngrënë mollë dhe dredhëza
– Çfarë do të thotë ta shikosh veten të ulur në një lëndinë duke ngrënë dredhëza dhe mollë? Dua të di kuptimin. Ju faleminderit.
– Një ëndërr e tillë tregon se do të keni një finalizim familjar, ose një shtatzani të papritur. Si dredhëzat, ashtu edhe molla, kur i shikoni duke i ngrënë, parashikojnë familje, fëmijë. Në rast të kundërt, shprehin dëshirën tuaj për këtë gjë dhe ne urojmë t’ju bëhet realitet.