Të duash do të thotë edhe ta mbrosh tjetrin, të jesh gati të bësh gjithçka për të. E gjithë bota duket se është dakord me këto parime. Megjithatë, janë të shumtë ata që nuk mbrohen gjatë marrëdhënieve seksuale, që fshihen pas justifikimeve të tipit “me prezervativ nuk ndjej asgjë”, “nuk kemi nevojë, kam bërë analizat dhe jam besnik”, apo “e ke parë çmimin që kanë prezervativët?!”. Virusi i SIDA-s, i zbuluar në vitet ‘80, vazhdon të prekë shumë njerëz nëpër botë. Në Francë, për shembull, pas një testi depistimi të bërë me 5.2 milionë njerëz, u zbulua se ishin sierropozitivë 6200 persona, të cilët mund ta kishin evituar këtë nëse do të ishin mbrojtur si duhet. Megjithëse fushatat e parandalimit vazhdojnë, shumë njerëz vazhdojnë t’i injorojnë ato. Deri më tani nuk është gjetur një metodë më e mirë mbrojtjeje për të ndaluar këtë virus sesa prezervativët. Për t’ju provuar se “të duash” rimon me “të mbrosh”, kemi zgjedhur për ju 25 prezervativë, të aftë të kënaqin nevojat e gjithkujt. Tani e tutje, nuk do të keni më asnjë justifikim!
- Prezervativë me stampim
Prezervativët ndjekin tendencën e tatuazhit dhe zbukurohen me stampime të ndryshme. Firma Made In Love, pra, ka nxjerrë në treg prezervativë, stampimet e të cilëve janë bërë nga dizenjues të vërtetë. Kjo gjë është bërë e mundur falë një teknologjie të re, që lejon të stampohet edhe lateksi. Shiten me pako prej 2 copësh dhe kushtojnë 12 €.
- Në kuti hekuri
Në kutinë prej hekuri të bardhë fshihet përsëri një prezervativ me dizenjo. Ai është më diskret se një prezervativ normal në këllëfin e vet plastik delikat. Saktësojmë se çdo prezervativ ka numrin e vet, ashtu si një vepër arti. Kushton sa më lart.
- Prezervativë me vizatime Loops Manara
Kur autori i famshëm i librave me kartona erotikë, Milo Manara, takon një kuti prezervativi të firmës Loops, rezultati janë disa prezervativë të nxehtë, me vizatime të grave që shfaqen si amazona seksi. Falë formatit të vogël, nuk ka rrezik ta shohësh prezervativin tënd të përthyhet në xhep. Shiten në sitin 1969, 5 copë, 9.99 €.
- Prezervativë veganë
Këta prezervativë 100% veganë, janë të garantuar që nuk kanë asnjë gjurmë kafshësh në to. Ato shiten me modele dhe shije të ndryshme. Të disponueshme në sitin Precious Life, ku 10 copë kushtojnë 7.99 €.
- Prezervativë ekonomikë për më të rinjtë
Ndërkohë që çmimet e prezervativëve sa vijnë e shtohen, disa persona kanë kuptuar se duhet të ketë në treg edhe me çmime ekonomike për të gjithë (sidomos për më të rinjtë). Kështu, kutia me 12 prezervativë kushton vetëm 2 €!
- Playboy
Tashmë, lepurushi i famshëm na mbron edhe nga sëmundjet! Ai ka menduar edhe për burrat me të cilët nëna natyrë është treguar bujare! Kutia me 12 copë kushton 7.9 €.
- Prezervativë shik
Ju pëlqejnë gjërat firmato, shik dhe prej floriri? Këta prezervativë janë bërë enkas për ju. Ata shiten në një qeskë prej sateni, të qëndisur me ar dhe mund t’i nxjerrësh prej andej me ceremoni, si një buzhiteri të preferuar. Shiten në sitin Yes for Love, ku pakoja me 10 copë kushton 14.9 €.
- Me humor
Për të ngacmuar ndonjë shok/shoqe, ose për të hequr kompleksin e partnerit tuaj, zgjidhni prezervativin Nescapote. Ai është një lojë fjalësh mes reklamës se Nescafe-së dhe fjalës “capote”, që në frëngjisht (gjuhën e folur) do të thotë “prezervativ”. Shitet në sitin Passage du désir, ku një copë kushton 2.9 euro.
- 50 hijet e Greit
Jeni dridhur nga kënaqësia duke lexuar aventurat e bukuroshit Kristian Grei dhe keni imagjinuar riprodhimin e disa pasazheve me partnerin? Kjo është e mundur tani. Duke mos pasur mundësi të keni Grein e vërtetë në shtrat, të paktën mund të përdorni prezervativët me imazhin e tij. Partneri juaj duhet të përgatitet mirë! Shiten në sitin Espace Plaisir, ku 12 copë kushtojnë 9.9 €.
- Fosforeshentë
Jeni fansa të serialit “Lufta e Yjeve”? Firma Love Light Technosex nuk ju ka harruar dhe ka nxjerrë në treg prezervativë fosforeshentë. Me to mund të bëni dashuri kudo, pa humbur nga sytë seksin e partnerit tuaj. Shiten me paketa 3 ose 12 copëshe, respektivisht 7.9 ose 16.9 €.
- Prezervativë femërorë
Janë ende pak të përhapur dhe mbeten tabu, megjithatë, kërkuesit punojnë gjithnjë e më shumë mbi prezervativët femërorë, të aftë të kënaqin si gruan, ashtu edhe partnerin e saj. Shiten në sitin Sexy Avenue, një copë, 3.95 €.
- Të butë
Ndjesi të shumëfishta dhe një prezervativ i hollë, që i përshtatet krejtësisht seksit të partnerit. Gjenden në sitin Le roi de la capote, ku pakoja me 12 copë shitet 7,99 €.
- Sipas madhësisë
Cili burrë nuk e ka pasur ndonjëherë problem madhësinë? Nuk është rasti tani të zgjidhet prezervativi i duhur? Firma My Size ka gjetur zgjidhjen, duke prodhuar një prezervativ të aftë t’i përshtatet çdo madhësie penisi. Shitet në sitin Condozone, 10 copë, 7.7 €.
- Rozë
Kësaj radhe nuk do ta lini partnerin t’i zgjedhë ai prezervativët. Edhe një herë, firma Loops ka treguar origjinalitet duke prodhuar prezervativë ngjyrë rozë, me pamje shumë femërore. Shiten në sitin Espace Plaisir, ku 5 copë kushtojnë 4.9 €.
- Në kuti
Marka In Love propozon një kuti që përmban katër kutiza prej hekuri të bardhë, që mund të ripërdoren. Brenda tyre ndodhet një koleksion prezervativësh, të menduara nga katër dizenjatorë dhe, përveç kësaj, një ide dhuratë për një të afërm. Shiten 43 €, në sitin Made In Love.
- Me perla
Firma Manix do ta bëjë më të nxehtë seksin tuaj, me prezervativët e gamës “ndjesi të fuqishme”. Këta prezervativë pa lateks, të mbuluar me perla dhe të lubrifikuar, shpejt do të bëhen të domosdoshëm për ju. Shiten në sitin Manix, 10 copë, 10.3 €
- Durex performa
Ndodh që partneri ta arrijë orgazmën i pari. Firma Durex e di këtë dhe ka prodhuar një prezervativ të aftë të vonojë orgazmën e partnerin tuaj. Kjo arrihet me anë të një pike benzokaine (qetësues) të vendosur në rezervuarin e tij. Lubrifikimi është optimal, kënaqësia juaj do të shtohet dhe ju mund ta arrini orgazmën njëkohësisht. Shiten në sitin Durex, 10 copë, 10.3 €.
- Me krahë
Imagjinoni këtë skenë: Ju jeni me partnerin dhe jeni bërë gati të kaloni në gjëra më serioze, kur papritur prezervativi çahet, nuk rrëshqet, me një fjalë, katastrofë e vërtetë! Prezervativët Vvingman e evitojnë këtë skenar. Dy krahë (ose veshë) janë vendosur në secilën anë të prezervativit, për të lehtësuar vënien e tij. Shiten në sitin Passage du désir, 3 copë 6,90 €.
- Me çokollatë
Këta prezervativë janë imagjinuar për llupësit. Kjo nuk ju duket diçka e re? Mbase e keni përdorur në formë xheli, por jo në formë prezervativi. Shiten në sitin Lilou Plaisir, 3 copë, 1.5 €.
- Shumëngjyrësh
Në njëfarë mënyre, seksi është ylberi i jetës sonë dashurore. Atëherë, pse të mos përdorim ngjyra edhe për seksin e partnerit? Jeshilë, të kuq, të verdhë… Shiten në sitin Amorelie, 12 copë, 20.9 €.
- Ndjesi reale
Ju ndodh që prezervativi t’ju bezdisë, sepse ju duket se nuk e ndjeni partnerin? Gama e prezervativëve “real feeling” është konceptuar posaçërisht për të eliminuar këtë problem. Mungesa e lateksit do të shkaktojë një ndjesi të lëkurës që prek lëkurën, që do ta bëjë më të këndshëm seksin tuaj. Shitet në sitin Durex, 10 copë me 10 €.
- Me kamasutra
Përsërisni kamasutrën me ndihmën e prezervativëve. Nuk është një arsye e mirë për të zgjedhur këtë pako ku çdo prezervativ paraqet një pozicion të caktuar? Shitet në sitin Espace Plaisir, 5 copë me 4.8 €.
- Lodër seksi
Nuk është një prezervativ i mirëfilltë. Më shumë mund të përdoret si lodër seksuale, sesa në rastin e një marrëdhënieje të paparashikuar. Shitet në sitin Condozone, një copë, 2.9 €.
- Të vegjël
Këta prezervativë do të revolucionojnë seksin për burrat me penis të vogël. Kanë diametër 49 mm, kështu që nuk kanë rrezik se rrëshqasin gjatë seksit dhe nuk keni nevojë të verifikoni që ai është ende aty. Shitet në sitin Condozone, 15 copë me 5.9 €.
- Për seksin oral
Harrojmë shpesh se seksi oral, ashtu si penetrimi, nuk është pa rrezik. Ky prezevativ bën të mundur që mikrobet të mos shkojnë në gojën tuaj. Quhen Sheer Glyde Dams dhe shiten në sitin Condozone me paketa 4 copëshe, ku çdo copë ka shije të ndryshme. Çdo paketë kushton 7 €.