Familja Kara nis një jetë të re
Pas lindjes së Ferides, të gjithë janë të lumtur. Mahiri kthehet në burg dhe të tjerët vazhdojnë jetën e tyre për pesë vjet, deri kur vjen dita e lirimit të Mahirit…
Djali i Mahirit është rritur dhe Feridja bashkë me të jetojnë me Nazifin, ndërkohë që Songyli dhe Ilknuri janë martuar dhe kanë shkuar në shtëpitë e bashkëshortëve të tyre. Ilknuri ka lindur një vajzë së cilës ia ka vënë emrin Safije. Të gjithë janë të lumtur dhe përgatiten për të shkuar të marrin Mahirin, por pikërisht një natë më parë, Nexhdeti ka dalë nga burgu dhe ka përhapur fjalë kudo se do të marrë hak duke vrarë Karadain. Osmani është bërë gjykatës dhe Nexhdeti i telefonon për t’u tallur me të e për t’i çuar fjalë edhe atij se tashmë që është i lirë, Mahiri rrezikohet prej tij. Nexhdeti shkon në një dyqan, ku blen dinamit, të cilin do ta përdorë për qëllimin e tij.
Edhe Jasini me Sunën kanë nisur jetën e tyre dhe Suna është shtatzënë. Ajteni, nga ana e saj tashmë është një këngëtare e famshme, vajza e saj është rritur dhe të dyja së bashku jetojnë në një shtëpi të madhe. Kur ato dalin nga shtëpia për të shkuar te Mahiri, Nexhdeti i shikon nga makina e tij dhe preket kur sheh të bijën të rritur. Ai betohet se do të hakmerret edhe ndaj Ajtenit, që nuk ia solli të bijën asnjëherë në burg për ta takuar.
Ndërsa famlja Kara shkon të marrë Mahirin, i gjithë populli është mbledhur aty për të pritur heroin e tyre, gjë që nuk i pëlqen askujt nga familja dhe aq më pak Mahirit, i cili ka vendosur të bëjë tashmë një jetë të zakonshme dhe të mos jetojë si një hero. Të gjithë kthehen në shtëpi të lumtur dhe e vetmja gjë së cilës i trembet Mahiri dhe Feridja, është nëse djali do të afrohet me të, tani që e ka patur kaq kohë larg. Nazifi i kujton Mahirit se edhe kur ai ishte i vogël, Nazifi ishte në burg, ama kjo nuk i pengoi të krijonin atë lidhje që kanë me njëri-tjetrin. Nazifi i tregon Mahirit se gjithë këtë kohë që ka kaluar me Feriden, ajo i ka qëndruar pranë më shumë se bijat e tij dhe se nuk është ankuar kurrë. Mahiri lumturohet me lidhjen e krijuar mes të atit dhe gruas që ai dashuron.
Nexhdeti shkon në lokalin ku punon Ajteni dhe nën kërcënimin e armës i detyron të gjithë të dalin jashtë, pastaj i kërkon Ajtenit të këndojë vetëm për të. Ajteni është e detyruar t’i bindet. Në shtëpinë e Mahirit vijnë disa kapadainj dhe i tregojnë fjalët që ka përhapur Nexhdeti për të. Ata i ofrojnë Mahirit mbrojtjen e tyre, por Mahiri nuk e pranon. Ai thotë se do t’i dalë vetë për zot familjes së tij. Feriden e habit qetësia me të cilën Mahiri i merr këto fjalë që vijnë prej Nexhdetit, por ai tashmë e ka bërë planin e tij, pa u treguar të tjerëve.
Seizi i shkruan letra së bijës në burg, letra të cilat i kërkon njeriut të tij që t’i çojë në shtëpinë e tij, në mënyrë që Safija t’i marrë kur të rritet. Nexhdeti i kërkon Selimit të shkojë në lagjen e Mahirit… Selimi përballet me Mahirin, i cili i kërkon atij t’i tregojë se ku është Nexhdeti. Selimi, i kërcënuar dhe i rrahur prej Mahirit i tregon ku është Nexhdeti. Mahiri, bashkë me të dhe me kapadainjtë e tjerë që i vijnë mbrapa, shkojnë drejt vendit që i tregon Selimi. Kur shkojnë atje, Mahiri futet brenda. Dëgjohet një shpërthim dhe nga vendi del vetëm Nexhdeti duke bërtitur me të madhe se e vrau Mahirin… të gjithë bëhen dëshmitarë të kësaj skene dhe gazetat shkruajnë për vdekjen e Karadait.
Ngjarjet zhvendosen 10 ditë pas lajmit për vdekjen e Karadait, ndërsa familja Kara po mbledh rrobat për t’u larguar përfundimisht nga shtëpia e tyre në qytet e për të shkuar në shtëpinë në vendlindjen e Nazifit. Të gjithë së bashku, para se të nisen, shkojnë në varreza, në varrin e Safijes e të Nazifit të vogël. Më tej, Nazifi shkon në varrin e Daljanit dhe i thotë se, ashtu siç i kishin premtuar njëri-tjetrit, ai po kthehet në vendlindje, por fatkeqësisht, pa atë.
E gjithë familja Kara, pasi ndahen nga komshinjtë dhe nga Suna e Jasini, nisen për në fshat. Atje, në shtëpinë e fëmijërisë së Nazifit, po i pret Mahiri…
Në të vërtetë, kur ishte në burg, Mahiri kishte bërë një plan me Nexhdetin që, ditën kur ai do të dilte nga burgu, edhe Nexhdeti do të arratisej dhe do të përhapte fjalën kudo se do ta vriste Karadain. Kështu, në momentin kur Mahiri shkon te Nexhdeti dhe të gjithë mendojnë se ai ka vdekur nga shpërthimi, Nexhdeti i ka vënë flakën barutit dhe në njëzet sekondat e mbetura, i ka treguar Mahirit rrugën për të dalë nga ana e prapme e ndërtesës, pa e parë askush. Në të gjithë këtë histori, përfitimi i Mahirit ishte që duke sajuar vdekjen e tij, tashmë do të mund të niste një jetë të re me familjen e tij, ndërsa përfitimi i Nexhdetit, nami se ai ishte vrasësi i Karadait. Në të vërtetë, pas “vrasjes” së Karadait, të gjithë kapadainjtë janë të gatshëm të bien në këmbët e Nexhdetit, i cili po mer fuqi ditë pas dite, duke harruar se i ka premtuar Mahirit që, pasi kjo të mbarojë, ai do të vetëdorëzohet në burg.
Më këtë gjë merret Jasini e Kemali, të cilët organizojnë një aksion dhe e arrestojnë Nexhdetin, ndërkohë që ky i fundit bëhet gati të shkojë për t’i marrë vajzën Ajtenit.
Filmi mbaron me skenat e lumtura të familjes Kara në shtëpinë e tyre të re në fshat, të gjithë pranë njëri-tjetrit…