10
Dy grafistë japonezë kanë krijuar Sayan, një studente që duket si e gjallë. Fotoja është publikuar në faqen e tyre të Tvvitterit më 12 tetor dhe është shpërndarë deri tani, mbi 8000 herë.
Që prej disa javësh, një studente japoneze, e quajtur Saya, ka bërë bujë në internet. Cila është arsyeja? Kjo e fundit nuk ekziston; ajo është një krijim 3 dimensional i shpikur nga dy grafistë, Teruyuki et Yuki Ishikava. Megjithatë, me veshjen e saj si shkollare dhe fytyrën e lëmuar, kjo e fundit duket më e vërtetë se të gjallat. Kjo mrekulli teknologjike i ka munduar krijuesit e saj: “Kjo nuk ishte e lehtë, sidomos për ngjyrën e lëkurës. Sayan e kemi konceptuar gjatë kohës tonë të lirë. Ajo na ka marrë shumë kohë, por donim ta bënim sa më mirë”, kanë thënë ata. Duke parë suksesin që patën me Sayan, Teruyki dhe Yuki Ishikava kanë menduar ta vënë atë të luajë në një film.