Lahuta e gjyshit tim!
Qëndroj përballë saj në këmbë
Sytë e mi janë përqendruar në të
Është më e vogël, por dhe ajo ngjan
Me lahutën e gjyshit tim
E varur në mur, më kalon në kujtimet e mia
Mendimet atëherë fëmijë
Që ngjanin me errësirën e zezë pishë
Të atyre viteve të rëndomta
Që unë nuk kuptoja dhe as dija
Por e vetmja gjë, atëherë që kuptoja
Ishte shprehja në fytyrën e gjyshit tim
Kur ai me lahutën e tij
I këndonte kurbetit
Ah, ajo këngë, mundim e dhimbje shprehte
Sot, që unë mbesa e tij i përkas kurbetit
Ato fjalë sot vrapojnë kudo bashkë me mua
Shpojnë heshtjen e atyre viteve pa kuptim
Më japin dritë plot kaltërsi, që shndrit
Hap një dritare në shpirtin tim
Më shtyn që sot atë këngë ta vazhdoj unë
Ashtu siç jam e mbushur gjithë nostalgji
Gjyshi im t’i këndonte me lahutën e tij
Fjalët e mia që sot përbëjnë tekstin
Nuk dalloj kur është ditë e kur është natë
Kur jeta më vjen poshtë e lart
Për mua nuk ka ftohtë dhe as nxehtë
Nuk ka dje dhe as nesër
Nuk ka dhimbje dhe as gëzim
Pasi një ditë s’do të jem as unë
Se jeta ime i përket kurbetit
Nëse ke etje, eja ta shuash me lotët e mi
Nëse ke uri, eja ta shuash me bardhësinë e shpirtit tim
Nëse ke gjumë, mbështetu në këmbët e mia
Nëse ke ftohtë, eja të të nxeh me zemrën time
Nëse do të kthehesh në atdheun tënd
Të jap shoqëruese gjithë ëndrrat e mia
Të ngarkuara në një karro me dy kuaj
Njëri është kali i zi, të të kujtojë vuajtjet e mia
Ndërsa kali i bardhë, të t’kujtoj ato të pakta
Lumturitë e gëzimet që jeta më dhuroi! Marjana Sulejmani.
Varfëri
Pashë një dorë të vogël
Pashë një dorë të ftohtë
Pashë një dorë të thatë
që ashtu përhumbur kërkonte pak fat.
Syri rrotullohet
Vetullat rrudhosen
Faqkat e vogla dhe shpirti i damkosur
Fjala më nuk del
Buza i ka ngrirë
Zemra i ka humbur në atë errësirë.
Sirtari i bukës më nuk ekziston
Fëmija shikon të ëmën kërkon një iluzion.
Është e vështirë të jetosh në mjerim
Varfëria është mjerim dhe mjerimi do pak ngushëllim. Anxhelina Ballaj
Ç’mund tё bёj mё shumё?
Nga ligji tё merrja ajo qё mё takonte,
Dokumentacion i gjerё duhej përgatitur,
Nё zyrat e shtetit korrupsioni gjallonte,
Jashtё sekserёt na buzёqeshnin hidhur.
Kurrё kaq lehtё, profesionit tё vjedhur,
shijen e kёnaqёsisё, s’do mund t’ia jepja
ndonjё gjё tё madhe unё s’kisha humbur,
atё kurrё s’e pata, ç’duhej qё ta merrja.
Tani qё nuk ishte vuajtёsi i vёrtetё,
Madje i vetmuar ai dhimbshёm vdiq,
Ndoshta mallkimi atje kishte mbetё,
Paçka se na takonte pёrfitimi me ligj.
Me zёrin e Zotit sikur lejen t’ma dёrgonte,
S’do mundesha kurrё tё ndalja tjetёrsimin,
Vlera pёrfituese personit s’do t’i shkonte,
Mbi vete do merrja padrejtёsisht dёnimin.
Fjalё krejt ndryshe, kanё hedhur nё eter,
Mosbesimin ndaj meje gabimisht ke ngritur,
Shpirtngysur vrarё, mbushur plot vrer,
Mundimshёn ke mbajtur revoltёn strukur.
Kur efektin s’e dhanё, as fjalёt e zemrёs,
Betimin bёra, për tё vetmen vajzё e nip,
Pёrsёri s’ia hoqe stёrkёmbshin gёnjeshtrёs,
Dyshimi absurd nga mendja s’t’u shqit.
Fishekun e fundit, tashmё e kam harxhuar,
Ç’mund tё bёj mё shumё, pёr ty motёr e mirё,
Qё nё botёn tjetёr tё shkojmё tё qetёsuar,
Me zemёr tё ngrohur, ndёrgjegje tё dlirё. Jeton Muçollari
I dua të gjitha
I dua ethshëm sytë e tu
I adhuroj, çmendem për ta
Me një vështrim më marrin shpirtin
Sy… që s’gjenden në dynja!
I dua po, buzët e tua
Që përvëlojnë më keq se zjarr’
E ashtu ëmbël më djegin mua
Kjo botë si ‘to jo nuk ka parë!
Këmbëve të tua s’i maten vlerat
I dua them gjer në marrëzi
Një mrekulli jo si të tjerat
Por unike, mrekulli!
Lëkura jote, duart e tua
Lëshomë ti letër dhe pak vend
Që të shkruaj ato që dua
Bukuritë e unit tënd…
Flokët e tu, vithet e tua
S’di çfarë tjetër të përmend
Gjithçka tënden unë e dua
Sepse dua shpirtin tënd!
Oqean ai për mua…
Aty të mbytem kam ndërmend. Bledi Ylli
Nuk je këtu
Për ty dhe veten e mohova
Ndërgjegjen lashë në utopi
E kur krejtësisht t’u përkushtova
…ike Ti!
Për ty gjithë botën do ta luftoja
U bëra për ty tjetër njeri
E kur arrita me shpirt të doja
…ike Ti!
Nuk je këtu! Këtu nuk je
Por unë të ndjej çdo ditë më shumë
Në fund të botës, diku atje
Këtu nuk je, por je tek unë…
Ti mban me vete diçka timen
Atë që vetë s’munde të kesh
S’është faji im që prapë të dua
Që më je në shpirt e do të jesh…
Nuk të merr dot askush nga mua
As shiu, as breshër e stuhi
I bëj shpirt ato që dua
E shpirtin tim s’e merr njeri! Bledi Ylli
Dashuria
Si trëndafil çeli dashuria
Në mes të kopshtit tim
Dhe si këngë bukuria
S’më ndalet në udhëtim
Kjo bukuri mbi gjithçka mbetet
Asgjë mbi dhé s’e tund
Me mua ecën derisa detet
Të thahen deri në fund
Nuk than detet zemra ime
Graniti nuk firon
Nuk ndalet rëra në udhëtim
Se rëra veç vrapon
Mbeç me shëndet për ty ngre gotën
Mos u mërzit, o shpirt
Sikur ta bredh me këmbë botën
Të gjej, por veç të lutem më prit!
Për shpirtin tim, me rastin e ditëlindjes. Alban Arapi