1. Disa njerëz thonë se kanë dhimbje në flokë:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Dhimbja është gjithmonë shenjë që tregon se diçka nuk shkon mirë:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Njerëzit flokëkuqë mund të jenë më të ndjeshëm ndaj dhimbjes sesa njerëzit e tjerë:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Dhimbja më e shpeshtë është:
  2. Ajo e kokës
  3. Ajo e fundshpinës
  4. Ajo e kancerit
  5. Ajo e artritit

 

  1. Dhimbjet e rritjes janë reale:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Ndryshimi i motit mund t’u shkaktojë dhimbje njerëzve që vuajnë nga:
  2. Astma
  3. Artriti
  4. Migrena
  5. Të gjitha së bashku

 

  1. Gratë e durojnë dhimbjen më shumë se burrat:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Dhimbja kronike ndryshon nga ajo akute përsa i përket:
  2. Intensitetit të dhimbjes.
  3. Kohës sa zgjat dhimbja.
  4. Vendit ku ndihet dhimbja.
  5. Kohës kur vjen dhimbja.

 

  1. Ushtrimet fizkulturore me kalimin e kohës, mund të ndihmojnë në reduktimin e dhimbjeve:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Nëse vë akull kur pëson një përndrydhje, ai:
  2. I kthen indet e buta në normalitet
  3. Ul enjtjen
  4. Shton qarkullimin e gjakut

 

  1. Nëse jeni të sëmurë me artrit:
  2. Ju keni më shumë se 100 sëmundje.
  3. Ju jeni plakur, sepse kjo është një sëmundje që prek vetëm pleqtë.
  4. Nuk jeni fëmijë, pasi kjo sëmundje nuk i prek kurrë fëmijët.

 

  1. Të menduarit pozitivisht për dhimbjen:
  2. Mund të reduktojë aktivitetin e trurit që ka lidhje me dhimbjen.
  3. Nuk ndryshon asgjë.
  4. E përkeqëson dhimbjen.
  5. Nuk këshillohet nga doktorët.

 

  1. Ilaçet që këshillohen ose jepen më shpesh me recetë kundër dhimbjes, përfshijnë:
  2. Acetaminofenin dhe ilaçet josteroidale anti-inflamatore.
  3. Antibiotikë si penicilina.
  4. Morfinë dhe opiume të tjera
  5. A-ja dhe c-ja.

 

  1. Nëse keni dhimbje shpine, duhet të flini në dyshek të fortë:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Një dhimbje dhëmbi mund të jetë simptomë e:
  2. Ekzemës
  3. Sinusitit
  4. Alopecisë
  5. Hipertiroidizmit

 

Përgjigjet

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Nëse i keni mbajtur flokët bisht për një kohë të gjatë, mund të kuptoni pse disa njerëz mendojnë se u dhembin flokët. Kjo ndjesi vjen nga mbaresat nervore në lëkurën e kokës rrotull rrënjës së flokëve, aty ku lind floku. Dhimbja apo bezdia në lëkurën e kokës ose flokë quhet trihodinia. Disa njerëz që kanë probleme me rënien e flokëve, thonë se u dhembin flokët, gjë që u shton ankthin. Studimet kanë zbuluar se trihodinia i bashkangjitet depresionit, ankthit, si edhe mendimeve dhe sjelljeve obesive- kompulsive.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Dhimbja është një mënyrë e trurit për të interpretuar informacionin për një ndjesi të veçantë dhe çdo njeri e ndjen dhe e toleron dhimbjen në mënyra të ndryshme. Megjithëse dhimbja mund të shërbejë si sinjal paralajmërues për të hequr dorën nga një pjatë e nxehtë, ose për të shkuar në urgjencë, ajo nuk është gjithmonë arsye për alarm. Për shembull, djegia që ndjeni në muskuj pas një seance të fuqishme sporti, është një dhimbje “e mirë”.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Gratë me flokë të kuqe nganjëherë kanë nevojë për më shumë anestezi sesa ato me flokë të zinj. Mbase shkaktar është një ndryshim gjeni që ndikon edhe te ngjyra e flokëve. Studiuesit mendojnë se kjo ndjeshmëri e shtuar mund t’i bëjë flokëkuqët të kenë më shumë ankth kur duhet të shkojnë te dentisti. Në fakt, burrat dhe gratë me flokë të kuqe kanë 2 herë më pak gjasa të shkojnë te dentisti, sesa njerëzit me flokë të zinj, sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Dentistëve.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Ka një arsye se pse ju kanë këshilluar të vini në punë këmbët dhe jo shpinën kur ngrini pesha. 8 në 10 njerëz vuajnë nga dhimbja e shpinës. Amerikanët shpenzojnë të paktën 50 miliardë $ në vit për të lehtësuar dhimbjet e shpinës. Kjo dhimbje është shkaku kryesor i paaftësisë për të punuar tek amerikanët nën 45 vjeç.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Doktorët mendojnë se afro 20% e fëmijëve të moshës 2-12 vjeç kanë dhimbje të lehta deri serioze në këmbë gjatë natës. Megjithëse këto dhimbje zakonisht quhen “dhimbje rritjeje”, emri nuk është i saktë, sepse rritja në vetvete nuk shkakton dhimbje. Dhimbjet e këmbëve mund të jenë simptomë e muskujve të sforcuar. Disa fëmijë që kanë këto dhimbje, mund të jenë më të ndjeshëm ndaj dhimbjes.

  1. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Disa njerëz me migrenë thonë se ndryshimet e motit mund t’i bëjnë me dhimbje koke, por ende nuk dihet se cili mot e sjell këtë. Një studim i Universitetit të Taftit zbuloi se dhimbja e artritit shtohet me çdo rënie temperature 10 gradë celcius dhe shtimi i presionit atmosferik përsëri mund të shkaktonte dhimbje. Njerëzit me astmë mund të kenë kriza pas stuhive, sepse shiu copëton kokrrat e polenit në copëza më të vogla, që thithen më lehtë.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Mendohet se gratë e durojnë më shumë dhimbjen për shkak se durojnë dhimbjet e lindjes. Studiuesit e Shkollës së Mjekësisë së Universitetit të Stanfordit kanë ekzaminuar më shumë se 160 mijë dhimbje te më shumë se 72 mijë pacientë të rritur dhe dolën në rezultatin se gratë deklaronin se kishin dhimbje më të forta në shumë kategori sëmundjesh, përfshi edhe sinusitin akut. Studiuesit bile nuk ishin të sigurt nëse burrat dhe gratë i ndjenin ndryshe dhimbjet.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Dhimbja kronike mund të zgjasë për muaj, bile vite, kur sinjalet e dhimbjes vazhdojnë të ngacmojnë sistemin nervor. Dy sëmundje që shkaktojnë dhimbje kronike janë për shembull fibromialgjia dhe endometrioza. Në SHBA, dhimbjet kronike i prekin të rriturit më shumë se kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zëmrës të marra së bashku. Dhimbja akute zakonisht vjen papritur dhe mund të zgjasë nga disa momente, deri në disa muaj.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Gjatë fizkulturës, trupi ynë lëshon disa lëndë kimike të quajtura endorfina, të cilat na ndihmojnë me stresin dhe depresionin që mund të shoqërojnë dhimbjet. Ushtrimet e rregullta kardio dhe me ngritje peshe forcojnë zemrën, mushkëritë, kockat dhe muskujt. Gjithashtu, ushtrimet mund të ndihmojnë njerëzit e moshuar për t’u mbrojtur nga rëniet dhe thyerjet e kockave. Ecja, noti dhe ushtrime të tjera të ujit lehtësojnë dhimbjet e artritit. Këshillohuni gjithmonë me doktorin para se të filloni një aktivitet fizik.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Pakot me akull mpijnë lëkurën, ulin dhimbjet e spazmat, si edhe reduktojnë enjtjen dhe inflamacionin. Mos e përdorni akullin në plagët e hapura, në lëkurën e djegur, ose me fllucka. Aplikoni një pako me akull në zonën e ndrydhur për afro 20 minuta, disa herë në ditë, gjatë dy ditëve të para.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Artriti është një term i përgjithshëm që përfshin osteoartritin dhe artritin reumatoid. Artriti prek sistemin muskulo-skeletik dhe veçanërisht kyçet, te të cilat shkakton dhimbje, inflamacion dhe dëmtim të kërceve. Artriti reumatoid është një sëmundje kronike autoimunitare, në të cilën sistemi imunitar sulmon indet e trupit. Disa forma të artritit mund të fillojnë në fëmijëri, kurse të tjera prekin adoleshentët.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Mendimi pozitiv mund të bëjë më shumë gjëra sesa t’ju bëjë thjesht të lumtur. Ai mund të jetë një pjesë e rëndësishme e menaxhimit të dhimbjes kronike. Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që mendojnë kështu mund të ndikojnë te dhimbja e tyre. Njerëzit që përgatiten për më pak dhimbje, mund t’i ndjejnë më pak ato. Ndjenjat e fuqishme të dashurisë gjithashtu mund të sjellin lehtësim dhimbjeje, të ngjashme me ato të ilaçeve kundër tyre.

  1. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Ju patjetër keni ilaçe që përmbajnë acetaminofen apo ilaçe anti-inflamatore në shtëpi, si aspirinë, ibuprofen, apo naproksen. Këto ilaçe blihen pa recetë mjekësore dhe mund të eliminojnë dhimbjet e lehta, ose mesatare. Ilaçet me opium, të njohur edhe si narkotikë, veprojnë duke bllokuar mesazhet e dhimbjes në trup. Disa ilaçe që në fillim përdoreshin për sëmundje të ndryshme, tani mund të përdoren për disa lloje dhimbjesh. Për shembull, disa ilaçe si beta-bllokues, disa antidepresivë dhe anti-konvulsivë, mund të përdoren për të parandaluar migrenat.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Megjithëse është menduar për një kohë të gjatë se një dyshek i fortë është më i mirë për njerëzit me dhimbje në fund të shpinës, nuk ka të dhëna shkencore që e mbështesin këtë. Njerëzit që kanë dhimbje shpine kur shtrihen në shtrat, kishin më pak dhimbje kur flinin në dyshekë mesatarisht të fortë, sesa ata që flinin në dyshekë të fortë. Dyshekët mesatarisht të fortë mund të ushtrojnë më pak presion në shpatulla dhe ije, duke lejuar një pozicion më natyral gjumi, shpesh anash.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Sinuset janë dhoma ajri pas kockave të faqeve, ballit, rrotull dhe pas hundës. Ato përmbajnë mukozë dhe disa qime të holla, të quajtura cilia, që largojnë mukusin jashtë sinuseve nëpërmjet hundës. Kur veshja e tyre inflamohet, atëherë kemi të bëjmë në sinusit. Simptomat e tij përfshijnë dhimbjen apo presionin në ballë dhe rrotull faqeve dhe hundës, por edhe dhimbje të nofullave, apo dhëmbëve. Një rrufë ose alergji hundësh që nuk largohet, mund të shtojë rrezikun e sinusitit, si edhe përdorimi i shumtë i spërkatësve për hundët, noti, zhytja, apo prija e duhanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *