Gjatë seksit, në momentin e orgazmës, disa femra ejakulojnë. Është diçka krejt normale, mos u shqetësoni për këtë! Për ata/o që nuk kanë njohuri për këtë fenomen, kemi intervistuar një specialist:
– Nga vjen ejakulimi femëror?
– Gjatë fazës së eksitimit, gjëndrat e Skenes (prostatës femërore), që ndodhen përgjatë kanalit urinar, mbushen me një lëng. Kur gruaja arrin orgazmën, ai del nga i njëjti vend që del edhe urina, por nuk ka as pamjen, as erën e saj.
– Ç’lloj lëngu është ky?
– Të themi të vërtetën, nuk e dimë mirë. Nuk është as spermë, as urinë (megjithëse duket se përmban gjurmë të saj), as sekrecion vaginal. Është një lëng pa ngjyrë dhe që mban pak erë, përbërja e të cilit ndryshon nga njëra grua te tjetra. Megjithëse nuk njihet mirë, disa shkencëtarë mendojnë se gratë mund të kenë, në bazë të fshikëzës, një organ të krahasueshëm me prostatën.
– Në çfarë sasie prodhohet?
– Sasia është e ndryshme nga një grua te tjetra dhe ai mund të dalë me forcë nga uretra. Në këtë rast, flasim për “gruan shatërvan”. Vëllimi i tij mund të jetë i paktë, ose i shumtë. Femrat kanë më shumë tendencë të ejakulojnë kur bëjnë dashuri në ditët para menstruacioneve.
– Është normale të mos ejakulosh?
– Është e gënjeshtërt të mendosh se, nëse nuk ejakulon gjatë një raporti seksual, atëherë nuk e ke arritur orgazmën. Mund ta arrish orgazmën edhe pa ejakuluar. Për më tepër, shumica e femrave që ejakulojnë nuk e kuptojnë medoemos këtë.
– Një grua ndjehet mirë kur ejakulon?
– Vetëm 10% e grave arrijnë ta ndjejnë dhe vlerësojnë këtë eksperiencë. Megjithëse fenomeni është studiuar pak, gratë që e kanë përjetuar ejakulimin, thonë se kjo u ka sjellë një ndjesi kënaqësie dhe euforie që ka shumëfishuar ndjesitë e tyre. Dhe, ndryshe nga burrat, një grua mund të përjetojë ejakulacione të shumta dhe të njëpasnjëshme.
– Si të arrish të ejakulosh?
– Pothuajse të gjitha gratë janë të afta fizikisht për të ejakuluar gjatë orgazmës. Për këtë, nevojitet ta lëshoni veten krejtësisht. Që t’ia arrini kësaj, partneri mund të stimulojë klitorisin dhe pikën G në të njëjtën kohë. Përkëdheljet janë gjithashtu një mënyrë e mirë për t’u kënaqur dhe lehtësuar një ejakulacion.
– Pse disa gra duan ta evitojnë ejakulimin?
– Ka disa gra që kanë frikë prej tij dhe duan ta evitojnë. Ato janë të shqetësuara nga ky fenomen që nuk e kuptojnë dhe bëjnë gjithçka për të evituar orgazmën. Disa grave kjo iu duket e bezdisshme, disa kanë frikë mos bëjnë pis çarçafët, të tjera duan të vendosin vetë kur të ejakulojnë apo jo.
– Si mund të evitohet ejakulimi?
– Një mënyrë është të mos bësh dashuri në pozicionet që, zakonisht, e lehtësojnë atë. Nëse ju ndjeni se po ejakuloni, ndalojeni seksin para se të arrini orgazmën. Nëse në të ardhmen doni të arrini orgazmën pa ejakuluar, duhet të punoni me muskulin e vaginës. Për ta tonifikuar, provoni metodën e «ndalimit të urinës», por pa abuzuar shumë, sepse mund të shkaktoni një infeksion urinar. Kjo metodë që praktikohet veçmas aktit seksual ka përparësinë se mund ta praktikosh kudo që të ndodhesh: Kur je ulur në zyrë, në rrugë, në transportet piblike, ku mund të bëni disa kontraktime-lëshime të këtij muskuli.