Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Djemte kerkojne vajza...
13 zakone kineze që i shokojnë të huajt
Lidhje të ndryshme...

13 zakone kineze që i shokojnë të huajt

 

Çdo vend ka kulturën e zakonet e tij unike dhe është mirë që, para se të vizitoni një vend, ta kuptoni pak më shumë këtë etikë shoqërore, që të mos habiteni dhe të mos bëni ndonjë veprim të gabuar. Në Kinë ju mund të befasoheni kur të mësoni se gromësima konsiderohet si një kompliment për shefin e kuzhinës dhe se një dhuratë refuzohet disa herë, para se të pranohet. Ja, 13 zakone që duhet t’i dini para se të shkoni në Kinë.

 

Advertisement

  1. Shkopinjtë me të cilët hani, nuk duhen vendosur kurrë vertikalisht në tasin me oriz.

Kurrë mos i lini të ngritur lart shkopinjtë. Kjo kujton një ritual që bëhet për t’ua ofruar ushqimin të vdekurve. Gjithashtu, nuk duhet t’i mbani në dorë kur bëni gjeste.

  1. Gromësima konsiderohet shenjë mirënjohjeje

Në Kinë, gromësima konsiderohet si shenjë që ke mbetur i kënaqur me ushqimin dhe si kompliment ndaj shefit, kështu që mos u habisni kur të ndodhë në tavolinë, gjatë një darke.

  1. Filxhanët e çajit mbushen vazhdimisht

Kjo traditë njihet me emrin goditja e çajit. I zoti i shtëpisë sigurohet vazhdimisht që filxhanët e çajit nuk janë bosh dhe, kur ata mbushin filxhanët, personi të cilit i shërbehet, duhet të godasë tavolinën për të falënderuar.

  1. Një dhuratë refuzohet disa herë para se të pranohet

Mos u ofendoni nëse ju bëni një dhuratë dhe refuzohet, pasi në Kinë është zakon që herën e parë, të refuzosh. Nganjëherë, etiketa e kërkon të refuzohet tre herë, megjithëse kjo ndodh rrallë. Në përgjithësi, pritet që një dhuratë, edhe sikur të jetë e dëshiruar, të refuzohet me mirësjellje dhe të pranohet pas nja dy tentativave.

  1. Është e zakonshme të pështysh në publik

Nuk është befasuese të shohësh njerëz që pështyjnë në publik. Janë bërë përpjekje për të eliminuar këtë praktikë, por atje nuk konsiderohet e paedukatë të pështysh ndërkohë që je duke ecur në rrugë, ose rrotull të tjerëve, bile edhe në transportet publike dhe nganjëherë, edhe në mjedise të mbyllura.

  1. Policia nganjëherë përdor patat në vend të qenve roje

Në disa vende të Kinës, si në krahinën e Xinjiangut, forcat e rendit përdorin patat e stërvitura. Sipas autoriteteve kineze, ato kanë shikim të mprehtë, bëjnë zhurmë dhe mund të jenë agresive. Për këtë arsye, ato përdoren në vend të qenve roje.

  1. Tregimi me gisht mund të konsiderohet mungesë edukate

Në disa zona rrotull Tibetit, Jiuzhaiguo dhe vendet me popullsi tibetiane, tregimi me gisht mund të konsiderohet një gjest i pasjellshëm. Në vend që të përdorni gishtat për të treguar një person, apo një objekt, zakoni e do që të përdoret e gjithë dora, me pëllëmbë të drejtuar lart dhe gishta të shtrirë.

  1. Komplimentet nuk duhen pranuar menjëherë

Megjithëse duket e çuditshme të refuzosh një kompliment, është diçka e zakonshme të refuzosh komplimentet në Kinë që në fillim, sepse kjo mund të duket si mburrje.

  1. Bakshishi mund të merret për fyerje

Ndërkohë që bakshishi mund të jetë diçka e zakonshme në restorantet e ndryshme, në përgjithësi, ai është i panevojshëm, bile mund të merret për fyerje në Kinë. Bakshishet jepen vetëm gjatë tureve turistike, ose në hotele.

  1. Mund t’ju kërkohet të bëni foto me vendasit

Nganjëherë, grupe ose familje me vendas mund të kërkojnë të bëjnë një foto me ju, sidomos në vendet publike. Shpesh, ata do të përpiqen që kjo të jetë reciproke, duke ju pyetur nëse edhe ju doni një foto me ta.

  1. Në vend të pampersave përdoren pantallonat e çara

Pantallonat e çara përdoren shpesh në Kinë në vend të pampersave, duke u mundësuar fëmijëve ta bëjnë aty ku u vjen për ta bërë!

  1. Nganjëherë përdoret maskë në plazh

Meqë lëkura e bardhë është vlerësuar për shekuj me radhë në kulturën kineze, kohët e fundit është futur në modë facekini, një maskë që mbulon gjithë fytyrën, për ta mbrojtur nga dielli dhe nga kandilët e detit. Këto maska kanë filluar të mbahen në qytetin bregdetar të Qingdaos dhe janë bërë popullore për disa gra në Kinë.

  1. Njerëzit flenë në publik

Siesta është një aktivitet i zakonshëm në Kinë dhe ju shpesh do të shihni njerëz të flenë në tren, autobus, makinë, ose në rrugë. Ky aktivitet është kaq i njohur, sa është hapur një faqe interneti, Sleeping Chinese, me foto të njerëzve që flenë në vende të pazakonta.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojne vajza...

Next Post

Lidhje të ndryshme...

Advertisement